Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diana Bunjaku:Çfarë po ndodh në QKUK dhe në shëndetësinë e Kosovës?

Shko poshtë

Diana Bunjaku:Çfarë po ndodh në QKUK dhe në shëndetësinë e Kosovës? Empty Diana Bunjaku:Çfarë po ndodh në QKUK dhe në shëndetësinë e Kosovës?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2015 2:13 pm

Diana Bunjaku:Çfarë po ndodh në QKUK dhe në shëndetësinë e Kosovës?


Diana Bunjaku:Çfarë po ndodh në QKUK dhe në shëndetësinë e Kosovës? Largea_mjeke1428223537


Përderisa pajisjet e blera qindra mijëra euro nuk funksionojnë, të sëmurët detyrohen të paguajnë qindra e mijëra euro në klinikat private.
Për një fotografim me rezonancë magnetike në QKUK duhet pritur me javë e muaj në radhë, në ndërkohë që të sëmurët deri atëherë mund të vdesin.
Pse nuk punon CT-ja 64 shtresore? A është kjo pasojë e papërgjegjësisë, neglizhencës apo sabotimit?

Çështja e mos funksionimit të aparaturave të shtrenjta të QKUK-së nuk është asgjë e re. Kjo çështje është bërë temë qe disa vite, por siç duket, edhe pse janë bërë ndryshime në qeveri dhe në udhëheqjen e QKUK-së, ende s’ka asnjë ndryshim esencial.
Dihet se me vite qëndruan të paketuara shumë pajisje të shtrenjta të QKUK-së për arsyen e thjeshtë se ky spital nuk e kishte përgatitur me kohë kuadrin e nevojshëm për këto pajisje. Në anën tjetër, pajisjet e shtrenjta të cilat janë në përdorim, herë pas here nuk punojnë.

Kjo ndodh ose për shkak të prishjeve, të cilat nuk riparohen me kohë ose bëhen me procedura të ngadalta burokratike të prokurimit, të cilat zvarriten me muaj të tërë, përderisa të sëmurët e shtresave të varfëri presin me muaj të tërë për të ardhur në radhë për një fotografim.
Vetëm një fotografim me CT-në 64 shtresore në klinikat private kushton 250 euro, por shumë të sëmurë duhet t’i bëjnë dy ose tri fotografime për ta konstatuar një diagnoze shëndetësore.
Këto shuma janë tepër e mëdha e të papërballueshme për qytetarët me një pagë mesatare, e të mos flasim për ata qindra mijëra të papunë të Kosovës, të cilët nuk kanë para për sigurimin e ushqimit të familjes, e të mos flasim për këto fotografime, të cilat janë një ‘’luks’’ ,të cilin vetëm mund ta ëndërrojnë.
Ne u interesuam në QKUK lidhur me ketë problem, por askush nga përgjegjësit e kësaj klinike, nuk qante kokën për këtë çështje.Po ashtu edhe nga Ministria e Shëndetësisë nuk morëm asnjë përgjigje.

Nga biseda me shumë pacientë, mësuam se është një problem shumë i madh që të vijnë në radhë për një fotografim në QKUK. Madje, edhe kur ka shanse për të ardhur në radhë, vijnë të tjerët me lidhje të ndryshme dhe hyjnë pa radhë.
Në fakt, është shqetësuese se pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar me ndërrimin e pushtetit, çdo gjë po vazhdon me të vjetrën, laramania, mos disiplina, prishja e aparaturave, zhvatja e korrupsioni, po vazhdojnë njësoj si më parë.
Nuk ka asnjë përmirësim as me furnizimin me barëra nga lista esenciale. Përderisa në Ministrinë e shëndetësisë pohojnë se janë siguruar 80 për qind e barërave nga lista esenciale, të sëmurët pohojnë se nëpër klinika dhe ambulanca publike nuk gjenden as 20 për qind e tyre.
Se a dërgohen këto barëra dhe materiale sanitare deri te institucionet shëndetësore dhe aty ‘’avullohen’’ apo ato nuk dërgohen fare, por vetëm shkruhen në letra, këtë nuk mund ta dimë, sepse me këtë çështje nuk merret askush.
Një gjë dihet me siguri, se të sëmurët nuk i marrin ato dhe detyrohen të vrapojnë nëpër barnatoret private për ta siguruar një bar(medikament) të cilat zakonisht shiten me çmime mjaft të shtrenjta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi