Shtatë persona u pagëzuan mbrëmë në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë. Këtë veprim nuk e kemi bërë për t’i provokuar të tjerët. Ngjarje të tilla ndodhin në gjithë botën prej 2 mijë vjetësh. Pagëzimet nuk i kemi bërë për spektakle, kamera apo televizione. Zëvendësi i Ipeshkvit të Kosovës, Don Lush Gjergji, flet për Express.