Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja kush janë kosovarët e dorëzuar mbrëmë në Kumanovë

Shko poshtë

Ja kush janë kosovarët e dorëzuar mbrëmë në Kumanovë Empty Ja kush janë kosovarët e dorëzuar mbrëmë në Kumanovë

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 10, 2015 10:05 pm

Ja kush janë kosovarët e dorëzuar mbrëmë në Kumanovë

Ja kush janë kosovarët e dorëzuar mbrëmë në Kumanovë Largea_ja-kush-jan1431284273


Mediat në Maqedoni raportojnë se Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi- Komandant Malisheva, janë katër kosovarët që të shtunën mbrëma i janë dorëzuar policisë maqedonase, 16 orë pas luftimeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.Por, kush janë këta persona që janë dorëzuar dje. Lajmi.net ju sjell një biografi të shkurtër për të kaluarën e tyre.


Beg Rizaj ka qenë ushtar i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit. Pas luftës në Kosovë, ai ka shërbyer si truproje e Ramush Haradinajt, ish-komandantit të Zonës së Dukagjinit, tashmë lider i AAK.


Sami Ukshini-Komandant Sokoli rrjedh prej një familje patriotike nga Morina e Malësisë së Gjakovës. Familja e tij ka qenë bazë e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së së Maqedonisë. Sami Ukshini ka marrë pjesë në luftën e vitit 2001 në Maqedoni në rajonin e Likovës.


Dem Shehu, nga Deçani, ka marrë pjesë në luftën e UÇK-së në Kosovë, por dhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoni.


Muhamet Krasniqi-Komandant Malisheva është nga Malisheva e Kosovës dhe rrjedh nga një familje atdhetare. Ai ka marrë pjesë edhe në luftën e UÇK-së në Kosovë, si dhe në atë të Maqedonisë në vitin 2001.


Ndërkaq, i vetmi person që akoma nuk është dorëzuar është Mirsad Ndrecaj.
Mirsad Ndrecaj
Mirsad Ndrecaj (i pari nga ana e djathtë)
Ai është djali i vëllait të Maliq Ndrecajt, i cili ka qenë komandant i Brigadës 132 të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit. I arrestuar ne Kosove, ne vitin 2009, per vjedhje te votave ne Gjakove. Ndrecaj ishte militant i AAK-se. 



(lajmi.net)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi