Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Zholi: Koketa

Shko poshtë

Albert Zholi: Koketa Empty Albert Zholi: Koketa

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 19, 2009 2:18 pm

Albert Zholi: Koketa U1_AlbertZholiAlbert Zholi

Koketa

Sa mbërrita në Pirea, hyra në një dyqan veshëmbathjesh. Në një dyqan të madhe plot me njerëz, që blenin c’u duhej e dilnin të kënaqur, me ato që kishin blerë. Edhe unë kisha vendosur të bleja një pardesy, “ të mirë e të lirë “,sic preferojmë zakonisht ne shqiptarët. U ndala në të djathtë, ku ishin vendosur pardesytë dhe aty mbeta. Për fat, isha i vetëm me hallin tim, dhe pardesytë i shihja me nge, sic doja unë t’i shihja. Aty pranë ndjeja lloje parfumes, që kalonin dëgjoja edhe ndonjë mëmërimë të pakuptimtë por nuk arrin deri në bezdisje. Kur, akoma s’kisha zgjedhur modelin dhe ngjyrën e pardesysë, mu afrua një vajzë me tipare të theksuara të zeza . E gjithë ishte një harmoni bukurie.

-C’urdhëroni zotni? Me sa mund t’ju ndihmoj ? – më pyeti ajo në gjuhën e dyqanit.

-Një pardesy – iu përgjigja, unë, duke rregulluar fjalët në gjuhën që dëgjova. Ajo më vërejti me vëmendje, i dha një shprehje të përdredhur fytyrës dhe më pyeti përsëri: “Shqiptar jeni”?!

-Po!- i thashë –po ju nga jeni?

-Edhe unë andej jam- foli ajo, më tepër me përplasje dhëmbësh se me përplasje buzësh, sikur donte të kafshonte fjalën “ andej”.

-Këtu punoni ?, - e pyeta unë, në gjuhën time.

-E, dal nga një herë se mërzitem. Burri nuk do që unë të punoj, por... Ajo fliste, duke I shkundur fjalët nëpër buzë, e ato binin tek këmbët e mia, e pastaj mundoheshin të ngriheshin, deri në nivelin e dëgjimit.

-Pse aq shumë fiton burri juaj ? Me c’punë merret ai në Greqi?

Ajo lëvizi supet, me një hedhje gjoksi, sikur dic e pickoi , harkoi vetullat e zeza, lëvizi buzët në qeshje ironie dhe foli:

“Burri im është pronari i këtijë dyqani”. I dha edhe një herë gjoksit përpara, sikur donte të m’i hidhte gjinjtë në fytyrë, dhe vazhdoi : “...kemi edhe një dyqan tjetër...”. Mua më doli një afsh i nxehtë nga hundët dhe se si ma dha mendja e iu futa brenda vetes: “ Keni fëmijë”?.

-Uff, fëmijë?! C’më duhen fëmijët?! Unë dua të bëj jetë, nuk dua të bëj fëmijë. Ehe Jani, qejfin tim ka ...”

Pranë nesh afrohet një burrë rreth të pesëdhjetave, pa qime në kokë, i shkurtër e më tepër sëe i shëndoshë. Në pamje të parë, m’u duk si një lëmsh i mishtë, me përmasat e një rrote traktori, por pastaj, ai që e kish emrin Jani, mori formë burri e iu afrua më tepër bukuroshes së tij.

Kukla mu- e përkëdheli ai shqiptaren e bukur dhe e puthi në dy faqet. Ajo i hodhi duart në qafën e tultë, dhe nisi ta puthë e ta lëpijë, në buzë e nën buzë, në faqe e mbi faqe, me një rënkimë të pështirë. Edhe ai, vazhdonte rënkimën e saj, e jargëzohej, nëpër cepat e buzëve.

Pasi pushuan së fërkuari, së rënkuari e pllaqurisuri ajo m’u drejtua mua:

-Jani është burri im i dashur, dhe fjalën e burri e zgjati me përkëdhelje sa mua gati, më erdhi për të vjellë. Pastaj dic i tha për mua, por fjalët e saj mbeteën nën këmbët e mia e nuk ngjiteshin dot deri tek dëgjimi. Pastaj hyri mes pardesyve, për të më ofruar mua, më të mirën, apo të zgjedhurën e saj, por unë këmbët i kisha cuar tek dera, por vetëm sytë i hodha edhe një herë nga përtej xhami me një ndjenjë të pakuptimtë brenda vetes. Sa dola nga dyqani, në mend më hyri Niccja : “ Lumturia e burrit quhet “ unë dua”. Lumturia e gruas quhet “ ai do”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi