Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Morina:120 veteranët e milionerëve të Rognerit

Shko poshtë

Idriz Morina:120 veteranët e milionerëve të Rognerit Empty Idriz Morina:120 veteranët e milionerëve të Rognerit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 11, 2015 7:47 pm

Idriz Morina:120 veteranët e milionerëve të Rognerit Large_foto-i-11434017918


Idriz Morina:120 veteranët e milionerëve të Rognerit

Më në fund vjen si ajkë, zbulimi marramendës i Komisionit të Veteranëve të luftës, ‘mbledhësit e puplave’, por këta janë mbledhësit e parave. Kur fondi i tre përqindëshit nuk po ju mjaftonte, dhe meqë tashmë e kishin shpallur, ‘skizmën’ nga shteti i Kosovës, nga Republika e Rugovës, siç e quanin ‘klani i sorosit’, atëherë duhej të gjenin edhe financimin, megjithëse nuk e kishin të qartë as idenë se çfarë do të bënin realisht me ato para.
Derisa 3 % mblidhej ende me letra, dhe jepeshin ca dëshmi, krijimi i fondit “Vendlindja thërret” kishte mënyra të tjera të vjeljes së parave. Në rast se jepje para të shpallnin gojarisht patriotë, por nëse nuk jepje para të shpallnin tradhtar, e madje edhe të kërcënonin e shantazhonin deri në likuidim. Nën parullën për atdhe gjithëçka duhet dhënë, njerëzit më nuk kishin si të kurseheshin, dikush jepte edhe miliona, të tjerët nga qindra mijëra franga e marka gjermane dhe të tjerë nga dhjetëra e nga qindra. Por, në më pas se 100 bankënota vështirë se pranoheshin. Edhe nuk kishin faj, ato do t’ju krijonin vështirësi për ti bartur, dhe fshehur. Natyrisht, që as në këtë mes nuk përjashtohej ndonjë idealist, që të gjitha i bënte pa asnjë interes, siç është rasti i Murat Jasharit – Kumanovës, i cili vet ka dëshmuar në disa vazhdime për keqpërdorimet e mëdha.
Ky fond ekzistonte vetëm në diasporë, ndërsa në Tiranë zbarkonin milionat, ose vetëm një pjesë e tyre, pasi dyshohet se shumica e parave përfundonin në kontot bankare të disa individëve.
Po, sikur të jetë i barabartë me një pjesëmarrës lufte, një mbledhës parash i fondit “Vendlindja thërret”, sa mbledhës parash i kishte 3 %, në Kosovë e në diasporë?!
Nga e mërkura janë zyrtarizuar se 120 mbledhës parash janë veteranë. Por, Komisioni qeveritar për veteranët, në krye me Agim Çekun ende nuk ka gjetur kohë ti shpallë rreth 300 veta veteranë lufte, që ishin drejtues, ushtarakë, epror dhe personel zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Madje as kryeheronj të luftës si kolonel Ahmet Krasniqi- ministër i luftës, kolonel Tahir Zemaj etj.
Kjo tregon se dikush edhe luftën e kishte privatizuar, por edhe institucionet e sotme i sheh si private! I. M.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi