Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Morina:Seksualiteti në Universitet

Shko poshtë

Idriz Morina:Seksualiteti në Universitet Empty Idriz Morina:Seksualiteti në Universitet

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 27, 2011 12:05 am

Seksualiteti në Universitet


Idriz Morina:Seksualiteti në Universitet Idriz-morina-Kopie
Shkruan: Idriz Morina
Në prag shpërthimit të skandaleve
Idriz Morina:Seksualiteti në Universitet F_1206094008669_m

Të gjithë nga brezi i mesëm, të paktën, nëse jo të tjerët, kishim iluzione thuaja moraliste, se pas luftës shqiptarët do të shpërthenin me intelektualizëm, ndërsa Universiteti i Prishtinës do të shndërrohej në një promotor të zhvillimit të përgjithshëm të vendit. Kuadrot që do të dilnin nga aty do të ishin të lakmueshme edhe për vende të BE-së. Prestigji apo ndjenja mitike që ishte krijuar për dekada në popull, nuk mund të justifikohet me çfarëdo rezervash. Universiteti do të kthehej në një shembull për rajonin, për cilësinë e të diplomuarve, për disiplinën në shkollim, por edhe për etikën e lartë, ndoshta duke pasur për model mendimin etik japonez.

Por, çfarë ndodhi në të vërtetë në më shumë se 10 vjet pas luftës?

Iluzionet shumë shpejt filluan të veniten, shembulli intelektual u mposht nga ai i përditshmërisë, egoizmi që çoi në zaptimin e pronave dhe tjetërsimin e tyre në emër të pasurimit infektoi Universitetin dhe në vend të vazhdimit të ndërtimit të idealeve, ndodhi shthurja dhe përmbysja e tyre. Lakmitë do të shkonin aq larg saqë diplomat universitare do të bëhen si çështje faturash, por edhe për të mbuluar një vend pune dhe për të hapur një rrugë drejt së ardhmes. Por, lakmitë nuk do të përfundojnë këtu?! Shumë shpejt politikanët do të mësyjnë marrjen e dijeve, në stilin e mbledhjes së nektarit nga bletët, ata do të përkujdesen për shkelmin e fundit të degradimit të Universitetit. Shumë shpejt do të marrin tituj magjistraturash e masterësh, deri tek titujt shkencorë të gradës së doktorit, në shumë raste edhe pa ndjekur as procedurat formale, të cilat kërkojnë vijimin e shkollimit akademik, apo duke i punuar me para apo për ‘hir’ punimet ‘shkencore’ nga njerëz të specializuar, të shumtën e rasteve si kompilime. Etja e dikurshme për dije u kthye në modë të përmbysjes së koncepteve elementare për dijen, jo vetëm nga fuqia e pushtetit, por edhe nga dështimi i ruajtjes së autonomisë universitare, kompetencë të cilën e kishin me Ligjin për arsimin e lartë dhe me Statutin e UP-së, të miratuar atëherë nga Kuvendi i Kosovës, tani i Republikës. Në vend të mbrojtjes së etikës ata zgjodhën përkuljen ose shitjen e lirisë akademike në këmbim të pozitave të tyre ose të avancimit të mëtejshëm.

‘Liria’ akademike në UP

Nëse të gjitha këto dështime do të mund të faleshin për moralistët, sikur të paktën të kishin siguruar lirinë e shkollimit të studentëve, dhe më e keqja të studenteve tona!
‘Liria’ akademike në UP ose autoritarizmi që e kanë krijuar disa prej ligjëruesve, (ndërsa psikologu social Fromi, sigurisht do të më korrigjonte duke thënë se autoritarizmi është çështje e krijuar në shpirtin e tyre, e mbëltuar në personalitetin e tyre) kanë ‘lirinë’ nëse jo t’i dhunojnë, t’i shtyjnë ato studente drejt dorëzimit seksual në këmbim të notës ose në disa raste, ato më të moralshmet, t’i braktisin studimet.
Kjo është heshtja më vrastare që ka ndodhur në universitet, por të cilën sërish së fundi një grup studentësh po provojnë ta thyejnë. Ata kanë marrë shkas një komunikim virtual që e kanë kapur në internet, ndërmjet dy dashnorësh, njëri prej tyre zyrtar i lartë në UP.


Virgjëresha e UP-së

Sipas bisedës së kapur, n.n., i tregon një moment ‘magjik’ të përvojës personale, nn-së, se gjinekologu që kishte asistuar në lindjen e saj, kishte thënë, se pas 30 vjet përvoje, ishte mahnitur se si gruaja (nn) edhe pas dy lindjesh, “paska mbetur virgjëreshë”! Natyrisht, që pas këtij tregimi, zyrtari nn që e njihte mirë zonjën e llastuar, për të mos ia prishur sharmin retorikës, i thotë se kjo është meritë e saj, por uni ‘akademik’ nuk ia lejon të mos e shfaqë personalitetin e vet’, andaj në esencë meritën ia jep vetës, por zonja që ishte trok, nuk kundërpërgjigjet, pas invencionit që e dëshmon truri i kthyer, për të mos u venitur në ‘perëndimin e vagëllyer’: “Kjo eshte merite e jotja ngase ti e di se une munde te lundroj siperfaqesisht pa u futur ne thellesi te bunkerit”, nis nga kjo duket se d... u ofron partnereve nje metode te re per riprodhim dhe falje (mardhenjet intime nn i quan falje-lutje)”. (Citatin redaksia e lë në origjinal, sipas shkresës drejtuar autorit të shkrimit).

Këto informacione janë problematizuar thuaja në gjithë UP-në dhe janë një skandal që sa s’ka shpërthyer. Sipas reagimeve të studentëve, të njoftuar janë: dekani S. Muji, prof. A.Alia, prof. Sh.Dreshaj, prof. B. Dedaj, prof. H Bytyqi. Por, nuk janë lënë të pa njoftuar as Rektori Rugova dhe autoritete të tjera, përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit.
Zonja në fjalë sipas studentëve të gjitha avancimet e veta i ka arritur me meritën e shuarjes së epshit, të postngritësve, kështu del se liria seksuale në UP, paska edhe bereqetin e saj, pasi nuk e ka vetëm faqen e dhunshme. Nuk janë të pakta ato që janë ngjitur lart në karrierë,duke bërë jetë akademike, edhe kur nuk meritojnë as diplomë universitare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi