Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Idriz Morina:Zhvendosja e interesit të shqiptarëve

Shko poshtë

Idriz Morina:Zhvendosja e interesit të shqiptarëve Empty Idriz Morina:Zhvendosja e interesit të shqiptarëve

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 12:13 am

Zhvendosja e interesit të shqiptarëve

Idriz MORINA
Përmbysje imazhesh

Ajo që e dallon kulturën perëndimore prej kulturave të tjera - është trenariteti i saj, nga kultura lindore, dhe sidomos nga ajo ruse, të cilën e cilëson binariteti. Pse kjo gjë mu në krye? Çështja është se pikërisht ndaj Kosovës, në gjithë procesin e zgjidhjes së statusit, veçanërisht gjatë kohës së bisedimeve, bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht kultura perëndimore, nuk është dalluar me thelbin e saj, trenaritetin, ndërkohë që ndaj serbëve është sjellë përtej asaj që e lejon një maksimum i tillë, në fakt duke shënuar kthim mbrapa.
Po, çfarë e bën një kulturë binare dhe trenare në politikë? Në fakt as e para dhe as e dyta duket që në raport me Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare në këto 10 vjetët e fundit nuk ka shëmbëllyer. Në kulturën binare, si ajo ruse, mundësia e zgjedhjes është ekstreme, p.sh. kryerja e një akti, nuk ka vlerësim tjetër, pos që ai të kushtëzohet me përkrahjen apo në të kundërtën me kundërshtimin, polarizimin apo mohimin total. Sipas Lotmanit, ideal i sistemeve binare është shkatërrimi i plotë i gjithëçkaje, që ekziston tashmë, ne do të thoshim pavarësisë së Kosovës.
“Shpërthimet janë një element i pashmangshëm i dinamikës lineare të procesit”. Ndërsa, sistemi trenar, përballë asaj, “synon të përshtat idealin për tek realiteti, ndërsa “ai binar të realizojë në praktikë idealin e parealizuar”.
Ndërkohë, që për të njëjtën çështje kultura perëndimore, shkon përtej kësaj zgjidhje, bardh ose zi, duke mundësuar që të arrihet një zgjidhje e mesme, më e pranuar pa humbur asnjëra palë shumë, përkatësisht duke provuar jo më evitimin e shpërthimit, si ngjarjet e marsit 2004, por duke kanalizuar efektet e ngjarjes në dobi të synimeve.
Në raport me Kosovën kjo që them ose nuk është zbatuar apo eventualisht ende nuk është zbërthyer. Por, është evidente në pamundësinë e të përgjigjurit nga institucionet. Qasja trenare perëndimore nuk është evidente në raport me Serbinë. Ishte sjellja e saj binare, që shkatërroi përpjekjet perëndimore për trenaritet ndaj tyre. Por, ky trenaritet, kulturë perëndimore, u përthye në binaritet, dhe disa here në linearitet, duke pranuar, gjithçka që deshën serbët apo kushtëzuan. Tjetër, është se ata refuzuan dhe vazhdojnë të refuzojnë, atë që deshën më parë!
Shqiptarët, pas vdekjes së Rugovës duke mos qenë të aftë që të qëndrojnë fuqishëm në pozicionet e tyre, do t’iu dorëzohen bashkësisë ndërkombëtare, duke eliminuar jo vetëm trinaritetin, por edhe binaritetin. Pasi në të gjitha çështjet, si në trashëgimi, decentralizim, siguri, etj. - ata dështuan fillimisht ta njohin si ekzistencë, dhe më pas edhe si kulturë, dhe në fund edhe si politikë.
Në rastin e trashëgimisë kulturore, jo vetëm që nuk është eksponuar thuaja asgjë nga rrënjët e kulturës perëndimore, në qëndrimet politike të bashkësisë ndërkombëtare, po ajo është treguar e pamëshirshme, në qasjen e saj, si në përjashtimin e fakteve shkencore arkeologjike, historike, apo zakonore, duke u nisur thjesht nga mëdyshja politike, se serbët nuk pranojnë ndryshe, andaj, ata duhet t’i stërngopin me ato, që serbët i konsiderojnë si objekte kulti të tyre. Kështu tërë atyre përpjekjeve të serbëve, që duke përdorur miliona gënjeshtra, trillime dhe mashtrime, që objekteve të kultit t’i japin imazh serb, dhe që nuk patën sukses deri në vitin 1999, tani bashkësia ndërkombëtare, këto ëndërra i çoi përtej.
Kush mund ta mendonte, se një manastir ortodoks, i ngritur nga ilirët, arbërit, i rindërtuar së fundi nga serbët të shpallet trashëgimi e paprekur? Si është e mundur që një kasolle, dikur e një shërbëtori serb në Boletin, që jo më larg se një shekull më parë kishte shërbyer tek shqiptarët, si bari, tani të shpallet vend i shenjtë dhe me dhjetëra hektar i rrethuar. Këso ide nuk i kishin shkuar përdore t’i realizonte as Millosheviqit, ose po të kishte dashur do t’i kishte rrethuar, jo vetëm atë kishëz, por edhe manastiret dhe gjithçka tjetër që serbët quajnë kulturë të tyre në Kosovë.
Në këtë kontekst sociokulturor dhe politik, Millosheviqi është tejkaluar, duke i sakrifikuar shqiptarët dhe tërë trashëgiminë e tyre të lashtësisë. “Strukturat trenare ruajnë një vlerë të përcaktuar të periudhës pararendëse, duke i zhvendosur ato nga periferia në qendër të sistemit”. Pra, ndoshta ne vetëm sa e kemi keqkuptuar ndërhyrjen e perëndimit në rastin e Kosovës, duke e kapur vetëm inversionin apo fillin e saj. Perëndimi nga interesi periferik ndaj serbëve, për 10 vjet e ktheu atë në qendër, dhe duke e zhvendosur interesin për shqiptarët nga qendra në periferi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi