Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më në fund del dikush i VV’së që mendon ndryshe: Agron Dida pro Gjykatës Speciale

Shko poshtë

Më në fund del dikush i VV’së që mendon ndryshe: Agron Dida pro Gjykatës Speciale Empty Më në fund del dikush i VV’së që mendon ndryshe: Agron Dida pro Gjykatës Speciale

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2015 12:59 am

Më në fund del dikush i VV’së që mendon ndryshe: Agron Dida pro Gjykatës Speciale
Më në fund del dikush i VV’së që mendon ndryshe: Agron Dida pro Gjykatës Speciale 20150626231633920646

Agron Dida i Vetëvendosjes e ka quajtur gabim vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës, për mos miratimin e Gjykatës Speciale, ani pse partia e tij ka qenë më e zëshmja kundër një vendimi të tillë.


“Ne shqiptarët, në të dy anët e kufirit, gjatë tërë historisë kemi pasur mungesë të theksuar të ndërgjegjes, dijes dhe sensit politik për të krijuar aleanca me popujt e përparuar dhe të fuqishëm të botës, përveç gjatë viteve ’90, kur arritëm të bindim SHBA-në dhe fuqitë më të mëdha evropiane, që me forcën ushtarake të NATO's, të na ndihmojnë për ta fituar lirinë dhe mëvetësinë aq të dëshiruar me shekuj.
Kështu, së bashku me lirinë, ne fituam për herë të parë në histori, edhe mbështetjen dhe besimin e aleatëve më të fuqishëm dhe prijës të gjithë botës së qytetëruar”, ka thënë Dida, në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook.
Ai ka kujtuar më tej se tash, pas vetëm 15 vjetësh, Kuvendi i Kosovës voton KUNDËR një kërkese që, siç ka thënë, është sugjeruar dhe mbështetet fuqimisht nga PO KËTA ALEATË dhe që ka të bëjë pikërisht me fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës si komb dhe shtet që dëshiron dhe din ta zbatojë drejtësinë, veçanërisht kur është fjala për krimet e luftës!

“A mund të paramendoni se çka do të ndodhte nëse përfundimisht e humbim besimin dhe mbështetjen politike dhe ushtarake të aleatëve tanë? Jua tregoj unë: Me pafuqinë për të luftuar krimet e luftës me institucionet ende të paformuara të drejtësisë, me zvetënimin e pandalshëm të çdo norme etike dhe morale në shoqërinë tonë, veçanërisht në mesin e fëmijëve dhe të rinjve, me liderët kleptokratë që nuk dinë të ndalen duke plaçkitur çdo vlerë materiale të krijuar me gjenerata në këtë vend, me FAK-un ende të paformuar dhe të paarmatosur si duhet me bazën krejtësisht të rrënuar ekonomike, me kufijtë shtetëror ende të papërcaktuar, veçanërisht në veri të vendit, me dokumente të fotokopjuara të gjendjes civile dhe të pronësisë së shtetasve të këtij vendi, origjinalet e të cilave gjenden në Serbi, me mungesën e qëllimshme dhe infantile të ndjenjës së patriotizmit për shtetin tonë, që ende në përmasa ndërkombëtare quhet Kosovo dhe kjo askujt nuk i pengon, me tolerimin e një numri të madh qytetarësh, partish e lëvizjesh të llojllojshme politike, revolucionare, marksiste, anarkiste, fondamentaliste, xiste, xiste, etj., me shërbime spiunazhi e “shoqata humanitare” të llojllojshme që veprojnë gati pa u penguar, ne shtetasit kosovarë, fare lehtë mund të biem përsëri nën pushtimin e Serbisë të përkrahur nga Rusia, kundër të cilës nuk kemi asnjë gjasë që të rezistojmë ushtarakisht, njësoj ose edhe më dobët se gjatë viteve ’90”, ka thënë Dida.

Dida ka shprehur bindjen se, kjo votë kundër ndryshimeve kushtetuese, që hapin rrugë për formimin e Gjykatës speciale për krime lufte në Kosovë i cenon rëndë themelet ekzistenciale të shtetit të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi