Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AIM GASHI - GOMARI PRAP GOMAR MBETI

Shko poshtë

AIM GASHI - GOMARI PRAP GOMAR MBETI Empty AIM GASHI - GOMARI PRAP GOMAR MBETI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 24, 2015 2:55 pm

AIM GASHI

GOMARI PRAP GOMAR MBETI


AIM GASHI - GOMARI PRAP GOMAR MBETI 11057983_10153062123729077_3436527742855641220_n

E veshen gomarin me pantollona
Me këmish mendafshi, e bënë si mbreti, 
Ia vunë zingjiret, të arit kërpeshin,
Por i shkretio, prap gomar ai mbeti.


Kështu politikanët tanë, o njerz
Blenë diploma e doktoratura, 
U veshen me tituj, grada gjeneralesh, 
Por në ta o njerz, jo skish pas burra.

As nuk ka burra, as nuk ka njerzi, 
T´u vjedh e plaçkitë, tregonin trimni, 
Tash kur filluan, të kqijat të ndalen, 
Kcejnë sikur pleshtat, s´votojnë specialen.

Në dash votone, n´dash mos e votoni, 
Ajo do të ndodh, sivjet ma së voni, 
T´na kthehet dinjiteti, të na kthehet nderi, 
Po lutet atdheu, të ndahet shapi nga sheqeri.

Le të dihet o vlla, kush na ka vra
Kush na plaçkiti e kush na ka sha, 
Kush na dhunoi e haraç na qiti
Kush këtë tokë sublime, anmikut ja shiti.

Më fal zotni Gomari, që t´u shkel nderi
Kur të veshëm ty, mendum me t´ba njeri, 
Ske zemer si t´njeriut, ti jeton me nder, 
Shumë e do grazhdin, por kurr nuk ke vjedhë.

24.07.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi