Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Promovime librash në Londër

Shko poshtë

Promovime librash në Londër Empty Promovime librash në Londër

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 22, 2009 2:11 pm

Promovime librash në Londër






Promovime librash në Londër

Promovime librash në Londër Extlink_3










Sami Islami





Promovime librash në Londër Promovimi1_1Në një nga restorantet luksoze, pronë e një biznesmeni shqiptar në Londër u zhvillua promovimi i pesë librave të autorëve shqiptarë me banim në Mbretërinë e Bashkuar. Ishte pikërisht Restoranti “Nona” në Kilburn që priti qindra vetë, krijues, miq e dashamirës të autorëve në këtë promovim të librave të autorëve, Greta Jata, Sherif Bllaca dhe Fatmir Terziu. Këtë promovim e organizonte Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Exil (ECPE) me qendër në Londër. Sekretarja e kësaj shoqate, poetja dhe gazetarja e mirënjohur, Valbona Luta, që në fillim bëri me dije të pranishmit për librat promovues të mbrëmjes së asaj dite. Ajo tha se në këtë ambient të bukur, festiv dhe kulturor, të zbukuruar me flamuj dhe lule, në këtë ambient me këngë, muzikë dhe ushqim tradicional shqiptar, jemi për të promovuar librin e fundit të autores së vogël Greta Jata, librin me poezi të Sherif Bllacës dhe gjithashtu për të promovuar e për të thënë fjalën tonë për punën e nderuar dhe të suksesshme të shkrimtarit dhe studiuesit Fatmir Terziu në tre librat e tij të fundit, dy prej të cilëve tashmë dihen janë në fushën e studimeve të prozës, poezisë, filmit dhe medias dhe tjetri një Promovime librash në Londër Promovimi2vëllim tepër i arirë në fushën e tregimit. Ajo shtoi se sot në këtë sallë na bashkon pikërisht mundi, dija dhe djersa e këtyre tre figurave tona me mosha relativisht të ndryshme, që i janë vënë sot në ballë tërë krijimtarisë letrare dhe studimore në mesin tonë. Zonja Luta, foli për të tre autorët dhe librat e tyre duke veçuar ato që janë thënë nga pena të kritikës dhe fushës së letrave. Duke vazhduar fjalën e saj ajo shpalli si surprizë të saj disa dhjetra letra përshëndetëse që vinin nga të katër anët e Globit, me ç’rast uroni krijuesit protagonistëtë kësaj nate tejet kulturore dhe Promovime librash në Londër Duke-folur-nga-sallafestive. Ishin midis të tjerave letrat që vinin nga Franca, Kanadaja, Suedia, Belgjika, Zelanda e Re, Amerika, Greqia, Italia e tjerë. Shkrimtari Aleko Likaj në një urim të tij ndalej në një analizë të veprave të autorëve dhe uronte krijuesit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Poetja shqiptare, Iliriana Sulkuqi nga SHBA i bashkohej sallës me fjalët: “Shoqatës së krijuesve shqiptarë në ekzil-Londër:

Të nderuar drejtues dhe anëtarë të shoqatës së krijueve ne ekzil, mirëse jeni mbledhur sëbashku në këtë festë shumë domethënëse, që ka lidhje të drejtë përdrejtë me kulturën e një kombi.

Ka disa festa, që shqiptarët, tradicionalisht, ndër vite, kudo që janë ndodhur, janë mbledhur dhe kanë festuar sëbashku. Kështu përshembëll :Dita e Flamurit, Ndërrimi i viteve, 7-8 marsi,…etj. Por ka edhe një festë tjetër, nga më të Promovime librash në Londër Fjala-Fatmiritbukurat, që mbart në vetvete të gjitha festat simbolike. Dhe kjo festë, e cila gjithnjë e më shumë po merr rëndësi dhe vlera të veçanta është Festa për librin. Të mblidhesh për të festuar dhe për të uruar autorin e një libri, është vlerësimi më i madh që i bën jo vetëm krijuesit, por gjithë krijuesve, mbarë kombit dhe shoqërisë.

Të dashur bashkëkombas, miq dhe kolegë !

Ndjej një gëzim të shumëfishtë për festën tuaj të sotme dhe do të kisha shumë dëshirë të isha pranë jush.. Dhe kjo ka disa arësye. Rrallë ndodh të mblidhesh e të festosh njëherësh për tre krijues, siç jeni mbledhur ju. Ndjej një krenari legjitime që midis tyre tyre promovohet me tre librat e sapobotuar, miku, kolegu dhe bashkëqytetari im Fatmir Terziu. Fatmiri hyn jo vetëm tek penat e arta të letrave shqipe, por edhe tek njerezit e rrallë, që di të mbledhë rreth vetes krijues nga të gjitha moshat, nga të gjitha trojet tona dhe kudo që i ka hedhur fati, rreth « Fjalës së Lirë ». Jeni me fat që Fatmirin e keni midis jush.

Po kaq më gëzon edhe fakti që, ju , të dashur drejtues Promovime librash në Londër Sami-islamitë shoqatës, promovoni edhe krijuesen më të re Greta Jata. Kush përkrah talentet e reja, i bën dhuratë kulturës së kobit të tij-Vazhdimësinë. Ju përgëzoj dhe ju falenderoj nga zemra. Me gjithë shpirt i uroj suksese edhe Pejakut Sherif Bllaca. Suksese dhe festofshi sa më shumë të tilla festa, miq të nderuar! Me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ju - Iliriana Sulkuqi, Brooklyn, New York, 20 qershor, 2009”. Urimi më i mirëpritur ishte ai që vinte nën firmën e dhjetra krijuesve të Shoqatës Mbarëshqiptare “Drita” dhe stafi i revistës “Pelegrin”, me të cilin urohej një vazhdimësi dhe një sukses i gjithanshëm për të gjithë krijuesit. Në këtë urim domethënës, shkrimtari dhe kryetar i shkrimtarëve të “Drita”, Nase Jani uronte të gjithë. Urime telefonike morëm edhe nga poeti dhe kritiku Arqile Gjata e mjaft të tjerë. Më pas folën protagonistët e kësaj salle. Zoti Terziu uroi të dy autorët e tjerë në arritjen e tyre, dhe i uroi sallës plot një natë të këndshme dhe festive. Më pas fjala u morr nga Talat Pllana, Ruzhdi Jata, Petrit Kuçana, Sami Islami, Greta Jata, Selman Lokaj, Lutfi Vata e të tjerë. Zoti Pllana nw fjalwn e tij midis tw tjerave tha: “Rastësisht dëgjova me vëmendje intervistën në BBC që Gazetari i mirënjhour BBC-së, Ragip Luta, i mori ditën e enjte më datë 18 Qershor, në një nga studiot e BBC-së në Bush House të Londrës, shkrimtarit dhe analistit shqiptar, Fatmir Terziu. Kjo ishte rastësi për mua, por jo rastësi vepra, fakti dhe librat e Fatmir Terziut. Kam patur rastin ta njoh e të bashkëpunoj me të në disa drejtime. Dhe them me plot bindjen se ai është një njeri intelekt, energjik, profesional dhe shumë i gatshëm e zemërgjerë në ndihmën ndaj të tjerëve. Sot flas për librat e tij. Ai vjen në poezi, prozë, studime dhe kritika, analiza dhe materiale hulumtuese në fushën e filmit, medias dhe teknologjisë. Kështu ai mbetet një shqiptar kompleks, një krijues me vlera në fushën e artit dhe kulturës shqiptare. Në jemi krenarë që kemi midis nesh një intelektual dhe një krijues të tillë. Duke patur rastin të lexoj disa nga librat e Fatmirit, dhe atao nuk janë pak por nëntë të tilla në fusha të ndryshme, dhe me kaq sa mund të përcaktoj unë në këtë sferë, them se vëmendja ndaj fatmir Terziut dhe krijimtarisë së tij, duhet shtuar e përqëndruan më tej në rafsh më të gjerë. Kam parë filmat e tij në Britfilms dhe kam ndjekur, duke patur fatin e mirë në vitin 2006, të shoh filmin e tij të shfaqet në Curzon, aty ku shfaqen filmat britanikë. Sot mjafton të shtypësh kërkuesin në google dhe e sheh kush është Fatmir Terziu. Edhe në British Library, krahas mjaft autorëve të tjerë shqiptarë janë librat e zotit Terziu. Njëkohësisht uroj edhe dy autorët e tjerë modestë, Jatën dhe Bllacën. Urime.” Poeti Selman Lokaj, solli humor dhe duartrokitje në sallën plot nga vargjet e tij tejet dashamirëse. Bashkë me fjalët e të tjerëve qëllimi i tubimit promovues ishtenjë mesazhi qartë i seriozitetit të botuesve. Këtë e shprehu edhe fjala dhe praniae gazetarit britanik James Withsher, i cili mori përsipër transmetimin e këtijevenimenti në mjaft media vendase.

Duke shtuar për veprat e Terziut, Withsher u shpeh se kishte mbetur i befasuar. “Librat që sot ai promovon janë një krenari më shumë për rrugën e tij në fushën krijuese”.


Ajo që la mbresë tek te gjithë të pranishmit ishte, se pas prezentimeve të opinioneve te tyre lidhur me veprat që u promovuan kete mbrëmje, nën muzikën burimore shqipe filloi vallja nga te gjitha trojet shqiptare. Ky program vazhdoi deri vone në mbrëmje kur pjesëmarrësit u shparndanë të kënaqur dhe me deshirën qe së shpejti të takoheshim prapë ne ngjarje të tilla kulturore, me promovime të tjera dhe me festa të tjera për sukseset në fushën e kulturës.
Urojmë që festa të tilla vërtetë të ndodhim sa më shpesh, sepse me këto promovime edhe ne shqiptarët që jetojmë në mergim, sikur po bëjmë hapa të konsiderueshëm në afirmimin e fjalës dhe kulturës shqiptare kudo në botë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi