Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një ditëlindje dhe dy promovime librash në Nju Jork

Shko poshtë

Një ditëlindje dhe dy promovime librash në Nju Jork Empty Një ditëlindje dhe dy promovime librash në Nju Jork

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 9:39 pm

Një ditëlindje dhe dy promovime librash në Nju Jork

Beqir Sina, BOTA SOT
Promovohet libri i dr. Namik Shehut "Duhani helmues i heshtur dhe vrasës i zgjedhur i njeriut"



Një ditëlindje dhe dy promovime librash në Nju Jork 000%20promovimi%20namik%20shehu
Pamje nga promovimi i dy librave

Në kuadrin e jubileut të përvjetorit, të datëlindjes së tij - 75-vjetorit të lindjes së dr. Namik Shehut, sekretari shkencor të Akademisë Shqiptare Amerikane - të Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, ditë më parë familjarët, kolegët, miqt, shokët dhe anëtarë të akademisë, organizuan edhe promovimin e librave të tij "Tungjatjeta diasporë" dhe "Duhani helmues i heshtur dhe vrasës i zgjedhur i njeriut". Një numër i madh personalitetesh, veprimtar të dalluar të komunitetit, dhe shtypi shqiptaro amerikan, e kanë ndjekur me interes aktivitetin. Mes pjesmarrësve ndodhej edhe konsulli i Shqiprisë në Nju Jork, dr. Albert Jerasi, përfaqësuesi i shtetit shqiptar.
Vëmendje dhe vlerësim më i denjë e i bukur njerëzor, në këtë ditë festive në ditëlindjen e 75-së të autorit
Akademia Shqiptare Amerikane - të Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, ishte organizatore e këtij takimi festiv, me anëtarë dhe simpatizantët të saj. Ishte pikërisht njëri prej mjediseve të lokalit të pronarit shqiptar Gjergj Dedvukaj, vendi ku u zhvillua kjo veprimtari, e cila e pasuroi edhe më shumë, jetën artistiko - kulturore në komunitet . Ku po atë ditë në kolegjin Monroe, SHSHSHA-ja, organizoi edicionin e parë :“Panairi i Librit, Nju Jork - 2009”.
Fjalën e hapjes e mbajti skenografi dhe piktori i njohur shqiptar, Astrit Tota duke thënë se libri që po promovojmë "Duhani helmues i heshtur dhe vrasës i zgjedhur i njeriut" me autorësi të doktorit me përvojë të shkencave mjekësore, Namik M. Shehu, meriton vëmendje dhe vlerësimin më të denjë e të bukur njerëzor, sidomos në këtë ditë festive në ditëlindjen e 75-së së tij, si edhe për rëndësinë e vlerave që mbart pikërisht, Dita ndërkombëtare të luftës kundër duhanit.
Duke u përqëndruar tek ky libër, Tota, nënvizojë se në këtë studim çdo njeri nga ne mund të konstatojë mjaft qartë vlerat e mëdha e dobiprurëse për masat e gjëra popullore shqiptare e më gjërë, duke studiuar dhe vlerësuar edhe në auditoret studimore shkencore të shkollave dhe kulturave mjekësore shqiptare.
Sipas tij kërkimet e shumta të kryera nga autori e bëjnë këtë libër të ngjeshur me shifra, fakte, analiza, krahasime marramendëse dhe konkludime që trondisin mendjen për dëmin e madh masiv vdekjeprurës të përshpejtuar nga përdoruesit e duhanit dhe nga bashkëndodhurit pranë përdoruesive të tymnajave, e thënë sakt, drogaxhinjve të duhanit. "Dr. Namik Shehu, i është qepur me pasion për një kohë të gjatë kërkimeve dhe na e ka servirur duhanin nëpërmjet librit, si një bimë "çudibërëse", vijoi filmografi i njohur shqiptar Astrit Tota.
Akademikja, prof. Dhorka Dhamo, duke folur për njohjet që ajo ka me dr. Namikun, si anëtarë të së njëjtës akademi, ku ata aderojnë, vuri në pah kontributin e tij që ai i jep komunitetit dhe mbarë shqiptarëve kudo janë. Në emër të Akademisë Shqiptare Amerikane - të Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, prof. Dhamo, lexoi përshëndetjen e prof. dr. Skënder Kodra, kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane, pasi, ky i fundit, në pamundësi për pjesëmarrje, ndodhej jashtë Amerikës.
Shkrimtari i njohur Naum Prifti, foli edhe ai për njohjen e tij me dr. Namikun, dhe lexoi fjalën përshëndetëse të profesor Piter Priftit.
Pierre-Pandeli Simsia, i cili është edhe bashkqytetar me dr. Namik Shehun, dhe autor i disa shkrimeve në shtypin shqiptar për dr. Shehun, në fjalën e tij, u përqendrua më tepër me jetën dhe veprimtarinë e dr. Shehut në mënyrë kronologjike. Por shtoi ai se "... të flasësh për jetën dhe veprimtarinë e dr. Namik Shehut, duhen faqe të shumta libri të shkruhen, kështu që unë kam përgatitur një përmbledhje të shkurtër, pavarësisht se kohë më parë, kam shkruar për doktorin, duke e shoqëruar shkrimin tim edhe me intervistë me dr. Shehun..." tha midis të tjerash në fjalën e tij Simsia.
Bashkëpunëtori shkencor, Fatbardh Doçi, u prezantua si njohjës i hershme me dr. Namik Shehun, duke vlerësuar punën dhe veprimtarinë e një jetë të tërë, në shërbim të njerëzve. Ndërsa, për librin e tij, tha Doçi, duket fare qartë për lexuesin se libri i dr. Namik Shehut, nuk paraqet një autor që për herë të parë merr mnundimin të shkruajë dhe të botojë, por paraqet tendencën kur hyn autori në orbitën njerëzore - në një stad e diapazon më të gjërë sesa Tirana, Berati, Kuçova, Skrapari, e auditoret, laboratoret e spitalit, por më real dhe më gjërësi hapsinore, deri në kalimin e tij nëpër shtete dhe në kontinete."
"Dr. Shehu, tha më tej bashkëpuntori shkencor, F. Doçi, shpesh zbulon prirjet e tij individuale duke filluar nga e veçanta tek e përgjithshmja që e afron me kronikëne shpirtit human , duke e ballancuar në kohë e në hapsirë. Autori në gjithë librin e tij përshkruan me hollësi realitetin e ndjeshëm njerëzorë, Përshkruan gjithëçka e rrethon, pa humbur karakteritikat në këtë pesisazh të bukur"
Në këtë ceremoni festive foli edhe dr. Jaso Llazari duke bërë edhe analizën e librave të tij. Sikurse, edhe poeti Luigj Çekaj, i cili e përqëndrua tek mbresat dhe përshtypjet e tij, që ai kishte gjatë leximit të librave të botuara nga dr. Namik Shehu. Çekaj foli më tepër në ato ç´kishte lexuar në librin "Duhani dhe pasojat e tij në jetën e njerëzve". Për të njëjtën temë, librin mbi problemet e duhanit, pothujase foli edhe botuesi i revistës “Trojet tona”, Tomë Paloka.
Dr. Shehu, falenderon pjesëmarrësit, duke ndarë me ta, atë mirënjohje dhe respektin e tij
Me fjalë miradie dhe vlerësime për dr. Shehun, punën e madhe dhe shumëvjeçare si njeri me vlera të larta humane, i papërtuar, një jetë të tërë në shërbim të njerëzve, erdhi me fjalën e tij edhe konsulli i Shqipërisë në Nju Jork, dr. Albert Jerasi. Ai, vlerësoi punën dhe veprimtarinë e dr. N. Shehut, si njeri, si mjek, si studiues dhe bashkëpunëtor shkencor.
Familja në këtë takim festiv, rezervoi supriza të veçanta. Vajza e dr. Namik Shehut, Teuta Zoto, një violiniste e talentuar, luajti plot pasion e muzikalitet një pjesë instrumentale në violinë, të kompozitorit të mirënjohur shqiptar Pjetër Gaci.
Dr. Namik Shehu jeton prej tetë vjetësh me familjen e tij në Amerikë - Nju Jork, dhe gëzon të dyja shtetësitë, shqiptare dhe amerikane. Në fund, të këtij takimi dr. Shehu, falenderoi gjithë pjesëmarrësit, duke ndarë me ta, atë mirënjohjen dhe respektin e tij dhe të familjes së tij për 75-vjetorin e lindjes dhe promovimin e librave të tij "Tungjatjeta diasporë" dhe "Duhani helmues i heshtur dhe vrasës i zgjedhur i njeriut".
U lexuan urimet dhe përshëndetjet ardhur në adresë të dr. Shehut nga ata që i dërguan me këtë rast në pamundësi për të marrë pjesë si sekretari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Salvator Bushati, dr. Anna Kohen, dr. Mirela Bogdani, prof. Mynyr Karagjozi, Shpëtim Gjebrea, Skënder Çiço, Pirro e Ludmilla Tase, historiani Asllan Sula, Fatos Zdrava si dhe nga Bashkia e qytetit Berat.
Nuk munguan edhe dhuratat nga miqtë dhe shokët, familjarët, nipërit e dr. Namikut, si dhe torta e ditëlindjes. Një koktej tepër i pasur ishte përgatitur nga familja Shehu me një fotoalbum me pamje fotografike nga jeta familjare dhe shoqërore, aktivitetet e ndryshme nëpër vite të doktorit. Në monitor u dhanë pjesë të ndryshme filmike nga jeta e dr. Namik Shehut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi