Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tragjedi në Has të Prizrenit: Vëllai vret vëllanë në dasmë

Shko poshtë

Tragjedi në Has të Prizrenit: Vëllai vret vëllanë në dasmë Empty Tragjedi në Has të Prizrenit: Vëllai vret vëllanë në dasmë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 31, 2015 11:21 pm

Tragjedi në Has të PrizrenitVëllai vret vëllanë në dasmë


Tragjedi në Has të Prizrenit: Vëllai vret vëllanë në dasmë Largea_policia1441038634

Në fshatin Krajk të Hasit, në Komunën e Prizrenit, gjatë ditës së sotme ka ndodhur një incident i rëndë
raportohet se gjatë një ahengu familjar janë konfliktuar dy vëllezër, me ç’rast ka humbur jetën K. L., si dhe ka mbetur i plagosur rëndë djali i tij, dhe dy vëllezër të tjerë të së njëjtës familje.

Incidenti ka ndodhur në momentin kur krushqit kanë hyrë në oborr dhe disa prej tyre për shkak të mungesës së hapësirës i kanë zhvendosur në oborrin e fqinjit.
Po ashtu thuhet se ndërmjet personave të përshirë në këtë incident ka pasur edhe më herët konflikte.
Lajmin e ka konfirmuar rreshter Vesel Gashi nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit.
“Sot rreth orës 14:30 Policia në Prizren ka marrë një informatë se në fshatin Krajk të Komunës së Prizrenit ka patur të shtëna me armë. Pas pranimit të kësaj informate, menjëheherë njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me emergjencën, dhe me të arritur aty është konstatuar se si pasojë e shkrepjes me armë të zjarrit kemi një person të vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi kudjestar që ka qenë bashk me ekipet policore, si dhe katër persona të tjerë të plagosur si pasojë e shkrepjes me armë”, ka thënë Veseli.
Veseli ka thënë se arsyet për të cilat ka ndodhur ky incident, ka qenë një mosmarrëveshje rreth parkimit të disa automjeteve në një pronë që ishte e përbashkët e vëllezërve të përfshirë në incident, në momentet kur po mbahej një aheng familjar.
“Meqë jemi në fazën e parë të hetimeve, mund të thuhet se deri te kjo ka ardhë për shkak të një zënke rreth vendparkimit të disa automjeteve, që është pronë e përbashkët e këtyre vëllezërve”, ka thënë ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi