Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tragjedi në shkollë, 19-vjeçari vret një vajzë në klasë

Shko poshtë

Tragjedi në shkollë, 19-vjeçari vret një vajzë në klasë Empty Tragjedi në shkollë, 19-vjeçari vret një vajzë në klasë

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 11, 2010 11:11 pm

Tragjedi në shkollë, 19-vjeçari vret një vajzë në klasë

Tragjedi në shkollë, 19-vjeçari vret një vajzë në klasë Elbasan-city-1
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit në orët e para të mëngjesit, ku maturantja e shkolles ‘Mahir Domi’, Ligerta Bahja ështe ekzekutuar me armë zjarri në ambientet e klasës nga një 19-vjeçar nga Vlora.

Endrit Llambraj ka hyrë në klasë gjatë pushimit 5 minutësh ku me pistoletë në dorë ka nxjerrë të gjithë klasën jashtë. Më pas ai ka qëlluar mbi vajzën e cila ka gjetur vdekjen edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin e kirurgjisë së Elbasanit.
Llambraj ka tentuar t’i largohet policisë dhe pasi është gjendur i rrethuar nga blutë ka vrarë veten pranë varrezave të qytetit. Sipas shokëve të klasës historia ka nisur 1 vit më pare, ku vajza është njohur me 19-vjecarin në një ekskursion në Vlorë. Më pas ata kanë krijuar një lidhje telefonike dhe pasi vajza e ka refuzuar këtë histori dashurie, djali e ka kërcënuar. Presioni që ushtronte vrasësi ka zgjatur për muaj me radhë dhe edhe pse maturantja nuk i ka dhene shkak. Vlonjati shqetësonte edhe shokët e klasës së saj, duke i ofruar para në këmbim të lidhjes së kontakteve.
Llambraj ka qenë edhe dje në shkollë për të takuar vajzën por kjo ka qenë e pamundur. Menjëherë në vendngjarje kanë qenë shërbimet e policisë për të zbardhur ngjarjen. Në shkollë ka qenë edhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili e ka cilësuar ngjarjen tepër të rëndë. Tafaj ka ngushëlluar nxënësit e shkollës dhe ka premtuar rritje të shërbimit të psikologut dhe në veçanti në klasën ku ka ndodhur vrasja. Më pas ministri ka qenë për ngushëllim në familjen e vajzës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi