Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të pakënaqur në Vetëvendosje, largohen dy anëtarë të saj

Shko poshtë

Të pakënaqur në Vetëvendosje, largohen dy anëtarë të saj Empty Të pakënaqur në Vetëvendosje, largohen dy anëtarë të saj

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2015 3:52 pm

Të pakënaqur në Vetëvendosje, largohen dy anëtarë të saj


Të pakënaqur në Vetëvendosje, largohen dy anëtarë të saj Largea_082813_1233_vetvendosje1-659x4391441626867


Ylber Islami, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë dhe Elmi Shabani, këshilltar në Kuvendin Komunal kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ne njoftimin qe ka bërë Ylber Islami, ka thënë se tash e tutje aktivitetin do ta vazhdojnë si gup i pavarur./BS/


Ja njoftimi i plotë


Une, Ylber Islami, shef I Grupit Parlamentar te Levizjes Vetevendosje dhe Elmi Shabani, keshilltar I VV, nga sot nuk jemi me pjese e Vetevendosjes. Tash e tutje ne do ta vazhdojme aktivitetin si grup I pavarur ne Kuvendin Komunal te Fushe Kosoves. Per lufte dhe dashuri thuhet nevojiten te dyja palet. Vetem vullneti dhe kembengulja e njeres pale eshte e pamjaftueshme, kur pala tjeter eshte kryekeput e painteresuar. Jo qe nuk jemi perkrahur ne punen tone, por paradoksalisht jemi sabotuar dhe anashkaluar, jemi lene te vetem jo vetem nga Qendra e Vetevendosjes ne Fushe Kosove, por edhe nga Prishtina. Menjehere pas zgjedhjeve lokale te vitit 2013 ishte premtuar se do te filloje ristrukturimi I qendrave ne tere Kosoven. Kjo kishte ngjallur shpresen per nje fillim te ri edhe ne komunen tone. Asgje nuk ka ndodhur nga kjo, megjithese kisha kerkuar ne takime me figurat kryesore te Vetevendosjes ne Prishtine tashme dy vjet. VV e Fushe Kosoves jo vetem nuk shenoi shkeputje nga praktikat e deshtuara, por thelloi arbitraritetin, pershkallezoi paradokset, duke u shperdoruar nga nje grup njerezish te mbeshtetur nga Prishtina. Zgjedhjet e brendshme ne parti u mbyten, u vetezgjodhen kryesi me radhe me parashutiste, njerez anonime, u caktua njeanshem kandidati per deputet ne Kuvendin e Kosoves pa na konsultuar fare, gjate periudhes se ‘’ristrukturimit’’ Qendra e Fushe Kosoves eshte dergjur dhe ka bere sehir per dy vjet pa asnje aktivitet per interesin e qytetareve te komunes sone. Nuk jam lekundur te jap doreheqje as kur jam kercenuar dy here me jete nga krimi I organizuar, madje nuk kam hamendesuar te jap doreheqje kur as Qendra e Fushe Kosoves dhe as ajo e Prishtines nuk kane kane denjuar as te me therrasin me telefon dhe te interesohen per fatin tim, me eshte dukur ligesi ta mendoj doreheqjen as kur jam sabotuar faqe botes ne punen time nga Qendra e VV ne Fushe Kosove dhe ajo ne Prishtine, edhe pse ceshtje personale, kam duruar te mos jap doreheqje kur me eshte bere padrejtesi dhe me eshte kontrabanduar vendi I punes ne Komunen e Prishtines ne seline e Vetevendosjes ne Prishtine. Premtimi per departizim te institucionit te konkursit doli te jete pacavure, mashtrim… Nuk eshte e rendesishme se u demtova rende personalisht, pakrahasimisht me I rende eshte tradhtimi I premtimeve per transparence te plote ne vendimmarrje dhe departizimi I institucioneve ne fushaten e 2013. Edhe ne angazhimet e mia profesionale, kur jam ndeshur me probleme te cilat kane mundur te me kompromentojne ne punen time, kam marr vendime te shpejta, edhe pse te kushtueshme per mua. Kam dhene doreheqje nga pozita komode e drejtorit pas tri javesh. Vetevendosjen e kam duruar me sakrifica te jashtezakonshe tashme dy vjet sepse kam dashur te besoj ne kauzen, ne frymezimin e Vetevendosjes, kam besuar thellesisht per nevojen e NDRYSHIMIT. Eshte e tepert te kerkohet nga une qe te vazhdoj pafundesisht aktivitetin me njerez qe kryefjale te punes I kane mosmirenjohjen, mosrespektin, pabesine… Po aq e teper eshte te kerkohet qe ta luaj rolin e Sanco Pancos ne sherbim te Don Kishotit gjate tere jetes.
P.R. Bota Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi