Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Largohen banorët me dhunë nga Policia

Shko poshtë

Largohen banorët me dhunë nga Policia Empty Largohen banorët me dhunë nga Policia

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 19, 2016 3:51 pm

Largohen banorët me dhunë nga Policia

Largohen banorët me dhunë nga Policia Auto_unnamed_51474285375

Foto nga vendi ngjarjes
Nëntë persona lëndohen gjatë aksionit të sotëm në lagjen “Dardania”Arrestohen dy persona




(E plotësuar) - Policia e Kosovës është duke i larguar nga një ndërtesë kolektive në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Me urdhër të gjykatës ata janë larguar nga banesat që i kanë shfrytëzuar që nga paslufta.
 Policia ka hasur në rezistencë të banorëve të cilët kanë kundërshtuar që t’i lirojnë ato.
 Gazetari i KosovaPress raporton edhe për alivanosje të ndonjërit prej banorëve pasi që në vend të ngjarjes është parë edhe vetura e ndihmës së shpejtë.
 Aksioni për largimin e banorëve nga kjo ndërtesë është duke vazhduar.


Gra dhe fëmijë kanë mbetur jashtë, policia nuk i lejon të hyjnë derisa të përfundojë aksioni

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të cilët po kundërshtojnë largimin nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania”.
Siç raporton gazetari policia tashmë ka arrestuar disa persona.
Kjo shihet edhe nga pamjet dhe fotografitë e fotoreporterit.
Largohen banorët me dhunë nga Policia Auto_edh31474286737FOTO GALERI
Gjatë aksionit të Policisë për heqjen e banorëve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania” ka pasur edhe të lënduar.
Në Qendrën Emergjente të QKU janë trajtuar nëntë persona, të cilët gjatë aksionit kanë marrë lëndime.
Mjeku kujdestar Avdush Bajgora ka thënë se të lënduarit janë në gjendje të mirë por për trajtim të mëtejmë janë duke u mabjtur në QKU. Sipas tij pas trajtimit ata do të lirohen sepse kanë marrë lëndime të lehta sidomos gjatë hedhjes së gazit lotsjellës.
Aksioni i Policisë për largimin e banorëve nga banesat e uzurpuara ka filluar sot në mëngjes dhe kjo është bërë me vendim të Gjykatës.
Kryeshefi i Ndërmarrjes Banesore Nexhat Kryeziu ka thënë se sot janë ekzekutuar gjashtë vendime të gjykatës.
***
Gra shtatzëna, pleq dhe fëmijë kanë mbetur jashtë që nga mëngjesi kur edhe ka filluar aksioni për heqjen e banorëve nga banesat që Ndërmarrja Publike Banesore pretendon se janë të uzurpuara.
Përveç gjashtë familjeve që u janë hequr edhe orenditë nga banesat, jashtë kanë mbetur edhe familjet tjera të ndërtesave por që atyre nuk u ka shkuar urdhri për lirim të pronës.
Ata nuk po lejohen nga policia të hyjnë brenda derisa të përfundojë aksioni.
Largohen banorët me dhunë nga Policia 850x636_d21474282451

Largohen banorët me dhunë nga Policia, fillon heqja e orendive, raportohet për të lënduar

Nexhat Kryeziu kryeshef i Ndërmarrjes Publike Banesore ka thënë se sot po ekzekutohen gjashtë vendime të gjykatës për lirimin e banesave të uzurpuara .
Sipas tij procesi i i lirimit të pronave ka filluar prej vitit 2005.
Ai ka potencuar se krejt këto prona janë në pritje të vendimit fuqiplotë prej gjykatave.
Në këto banesa që kanë qenë të programit YU janë strehuar 130 familje.
***
Përveç largimit të banorëve nga banesat ku ishin strehuar tash e 17 vjet, atyre po ua largojnë edhe gjësendet e tyre.
Punëtorë të angazhuar janë duke  i hequr orenditë nga banesat e banorëve dhe po i bartin me kamionë.
 Nga vendi i ngjarjes mësohet se ka banorë të lënduar dhe të arrestuar.
 Këta banorë ishin të strehuar tash e 17 vjet në këto banesa që kanë qenë të ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishin të dedikuara për refugjatët serbë nga Bosnja.

 
Largohen banorët me dhunë nga Policia Auto_d31474282454
***
Policia e Kosovës është duke i larguar nga një ndërtesë kolektive në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Me urdhër të gjykatës ata janë larguar nga banesat që i kanë shfrytëzuar që nga paslufta.
Policia ka hasur në rezistencë të banorëve të cilët kanë kundërshtuar që t’i lirojnë ato.
Raportohet edhe për alivanosje të ndonjërit prej banorëve pasi që në vend të ngjarjes është parë edhe vetura e ndihmës së shpejtë.
Aksioni për largimin e banorëve nga kjo ndërtesë është duke vazhduar.
Largohen banorët me dhunë nga Policia Auto_q11474280994

Nuk largohen nga banesat, qytetarët në lagjen “Dardania” përleshen me Policinë

Policia e Kosovës nuk po lejon 130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë që të qëndrojnë në banesat ku banonin për arsyen se Ndërmarrja Banesore duke cituar vendimin e Gjykatës se këto banesa janë të uzurpuara, ka marrë vendimin për lirimin e banesave.
Alivanoset një grua në lagjen “Dardania”
Policia e Kosovës ka filluar t’i nxjerr nga banesat e uzurpuara banorët e objektit banesor në lagjen Dardania në Prishtinë.
Ndërkohë, raportohet se një grua është alivanosur.

130 familje në Prishtinë rrezikojnë të mbesin jashtë banesave, Policia u jep afat 10 minuta

130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë rrezikojnë që të mbesin jashtë
Policia u jep afat banorëve 10 minuta të largohen në të kundërtën do të hyjnë me forcë.Banorët e banesave të bllokut të ri në lagjen Dardania kanë bllokuar hyrjen e këtij blloku pasi që nuk duan t’i lirojnë banesat. Banorët thonë se nuk kanë ku tjetër të shkojnë
Gjykata ka vendosur që nga sot ata t’i lirojnë banesat e tyre pasi që Ndërmarrja Banesore pretendon se është e tyre.
Por banorët kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shes ato pasi që kanë investuar vetë.
Largohen banorët me dhunë nga Policia Auto_footja-690x3801474279449
Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.
Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre.
Ata kanë organizuar një peticion prej 10 mijë nënshkrime në mënyrë që të kërkojnë që ata mos të flaken në rrugë.
Gjykata ka konstatuar se banesat janë të uzurpuara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi