Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Shaqiri:Sa është Kosova në rrezik nga sulmet terroriste?

Shko poshtë

Nehat Shaqiri:Sa është Kosova në rrezik nga sulmet terroriste? Empty Nehat Shaqiri:Sa është Kosova në rrezik nga sulmet terroriste?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 24, 2014 7:25 pm

Nehat Shaqiri:Sa është Kosova në rrezik nga sulmet terroriste?
Nehat Shaqiri:Sa është Kosova në rrezik nga sulmet terroriste? Largea_largea_10647183_924858477530208_1431779905011895644_n14168222751416822645


Institute Australian për Ekonomi dhe Paqe, ka bërë një raport në të cilit publikohet një hartë, dhe vendet si më të rrezikuara nga terrorizmit paraqiten me ngjyrë të zezë. Ndër shumë vende aty gjindet edhe Kosova, e cila paraqitet si vendi më i rrezikuar në rajon nga sulmet terroriste.
Eksperti i Sigurisë dhe Inteligjencës Drizan Shala, thotë se, terrorizmi nuk është problem vetëm i një shteti apo grupi të tyre, por ky fenomen është i përmasave ndërkombëtare.
|Kosova është vend transit në mes lindjës dhe perëndimit, ku bëhet gërshëtimi edhe i kulturave, të dy kontinenteve dhe në kuadër të saj të këtyre kontakteve të bëra në mes popullit të Kosovës, i cili është shumicë nuk mundet të jetë imun ndaj tentativave që grupet e organizuara terroriste ta përdorin Kosovën si vend transit për sulme të mundshme terroriste në Evropë”, thotë Shala për gazetën “Bota sot”.
Ai pohon se, sipas raportit të Institutit Australian për Ekonomi dhe Paqe, i cili Kosovën e rendit si një ndër vendet të rrezikuara nga Terrorizmi madje edhe më lartë se Shqipërinë, Bosnjën, Serbinë etj, mendon se nuk është e qëndrueshme edhe pse sot as një vend nuk mundet të jetë imun ndaj terrorizmit.
“Kosova nuk është vend i cili prodhon terrorizëm por se mund të jetë vend transit. Në planin afatgjatë vendi ynë mund të kalojë nga vendi transit në vende prodhuese të Terrorizmit për shkak se një numër i të rinjëve janë duke luftuar në Siri dhe Irak përkrah organizatave terroriste ISIS, Al Nus-ra të cilat janë të organizuara mjaft mirë, dhe se shqiptarët të cilët janë duke luftuar për krah këtyre organizatave do të fitojnë njohuri të mjaftueshme për të kompletuar si në aspektin ushtarak po ashtu edhe në aspektin Ideologjikë. Kosova ende mbetet larg të qenit bertham e terrorizmit ndërkombëtar”, thotë eksperti Drizan Shala.
Sipas atij raporti, pesë vendet që i prijnë kësaj liste janë, Iraku, Afganistani, Pakistani, Nigeria dhe Siria, në të cilat kanë humbur jetën dy të tretat e numrit të përgjithshëm të të vrarëve nga veprimet terroriste.
Statistikat për vitin e kaluar ishte katastrofike, dhe ekziston frika se numrat për vitin 2014 do të mund të jetë edhe më e lartë për shkak të shumë aksioneve të Shtetit Islamik, i cili operon në Lindjen e Mesme, ndjekur nga Boko Haram në Nigeri, si dhe talebanëve në Afganistan dhe Pakistan.
Përveç këtyre pesë vendeve, një rrezik i lartë nga sulmet terroriste i kërcënon edhe Angolan, Bangladeshin, Burundin, Republikën Qendrore Afrikane, Bregun e Fildishtë, Etiopinë, Iranin, Izraelin, Malin, Meksikën, Mianmarin, Sri Lankën dhe Ugandën.
Është e rëndësishme të theksohet se Kosova në këtë raport është trajtuar si një shtet i pavarur, dhe analistët vlerësojnë se Kosovës i kanoset rreziku më i madh nga sulmet terroriste nga territoret e ish Jugosllavisë.
Kosova është në vendin e 54 nga 162 vendet e përfshira në këtë studim, dhe nga vendet fqinjë, rreziku potencial e kërcënon Bullgarinë (vendi 60), Maqedoninë (vendi 75), ndërsa vendet e tjera të ish-Jugosllavisë janë shumë më pak të rrezikuara.

Serbia ndodhet në vendin e 89, pas Bosnjes dhe Malit të Zi(86 dhe 87), ndërsa Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia nuk janë fare në 100 vendet më të rrezikuara. Shqipëria ndodhet në vendin e 107.


Nehat Shaqiri:Sa është Kosova në rrezik nga sulmet terroriste? ISIS-mass-killing-Shiites-in-Iraq
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi