Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës

Shko poshtë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës Empty Sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2015 10:50 am

Sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës


Sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës Largea_unnamed-11447657877


Sot në gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, ditë kjo e cila u vendos me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara më 16 nëntor të vitit 1995 në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s.
Sipas Deklaratës së KB, tolerancë është pranimi i faktit se “qeniet njerëzore janë natyrshëm të ndryshëm për nga pamja, pozita, të folurit, sjelljet dhe vlerat, kanë të drejtë të jetojnë dhe të jenë ashtu siç janë”.
Për Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi, kjo ditë paraqet mundësi që çdo qytetar të deklarohet për shoqëri tolerante pa dhunë, në të cilën respektohen të drejtat e njeriut.
Komisioni bën thirrje në respektim të dallimeve dhe i nxit qytetarët të japin parashtresa për diskriminimin me qëllim të zvogëlimit të tij dhe ngritjes së vetëdijes për respektimin e të drejtave të njeriut, tolerancës dhe dinjitetit të njeriut të cilat garantojnë jetë të sigurt pa dhunë, urrejtje, mosrespektim dhe nënçmim.
"Të kontribuojmë ndaj ndërtimit të shoqërisë në të cilën sundon paqja, toleranca dhe dashuria", nënvizon në porosinë komisioni.
Por në Kosovë nuk ka ndonjë informacion rreth shënimit të kësaj dite, pavarësisht se të gjithë flasin për nevojën e tolerancës, si një standard i demokracisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi