Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ky është truri i sulmeve në Paris, që drejton “Skuadrën e Vdekjes”

Shko poshtë

Ky është truri i sulmeve në Paris, që drejton “Skuadrën e Vdekjes” Empty Ky është truri i sulmeve në Paris, që drejton “Skuadrën e Vdekjes”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 16, 2015 3:40 pm

Ky është truri i sulmeve në Paris, që drejton “Skuadrën e Vdekjes”


Ky është truri i sulmeve në Paris, që drejton “Skuadrën e Vdekjes” Largea_abad1447669511

Salah Abdeslam, Ibrahim Abdeslam e Bilal Hadfi, janë tre nga autorët e identifikuar deri më tani, për sulmin terrorist në Paris.
Por, truri i vërtetë i këtyre sulmeve është Abdelhamid Abaaoud, që ka drejtuar në Paris një celulë terroriste, e cila njihet edhe si “Skuadra e Vdekjes”.
Lista e personave të kësaj cellule, të cilët kanë kryer akte terroriste, është e gjatë.
Fillon me francezo-algjerianin Mehdi Nemmouche, autor i sulmit në muzeun e Brukselit.
Vazhdon me Amedy Coulibaly, një nga autorët e sulmit terrorist të pak muajve më parë në Paris.
Në këtë celulë ka bërë pjesë edhe Ayoub El Khazzani, që tentoi të bëjë një masakër në trenin e linjës Amsterdam-Paris.
Ata janë drejtuar dhe financuar pikërisht nga 28-vjeçari Abdelhamid Abaaoud, i cili konsiderohet si një nga anëtarët më të përgjakshëm të Shtetit Islamik.
Në fillim të vitit 2015, shërbimet inteligjente në Francë, të cilët e kishin nën vëzhgim, i humbën gjurmët e tij.
Gjurmët e tij u zhdukën ndërsa ishte në Greqi dhe tani nuk ka asnjë informacion për të.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi