Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IDRIZ MORINA:Çfarë po ndodhë në Kosovë! Trimëresha Donika, frikacaku Kurti dhe bomba për Kushtetuesen

Shko poshtë

IDRIZ MORINA:Çfarë po ndodhë në Kosovë! Trimëresha Donika, frikacaku Kurti dhe bomba për Kushtetuesen Empty IDRIZ MORINA:Çfarë po ndodhë në Kosovë! Trimëresha Donika, frikacaku Kurti dhe bomba për Kushtetuesen

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2015 4:36 pm

IDRIZ MORINA:Çfarë po ndodhë në Kosovë! Trimëresha Donika, frikacaku Kurti dhe bomba për Kushtetuesen


IDRIZ MORINA:Çfarë po ndodhë në Kosovë! Trimëresha Donika, frikacaku Kurti dhe bomba për Kushtetuesen Largea_donika-kurti1447844930


Urdhri për arrestime në zbatim të ligjit filloi të zbatohet thuaja me 24 orë vonesë. Tashmë një deputete është burgosur. Ajo është Donika Kadaj – Bujupi, një deputete shpesh e vlerësuar mirë nga opinioni siç thoshin ata, guximin që kishte.
Deri më tash, ndoshta nuk është vlerësuar për guximin as nga mediat, madje të shumtën e herës shumica e mediave dhe opinioni, kanë përdorur si kundëragument, se po AAK-ja, po të ishte vetë në qeveri, do ti bënte të gjitha marrëveshjet që kanë bërë partnerët aktual të koalicionit, por që të shkosh aq larg sa të pranosh të vuash burgun, nuk është më thjesht një projeksion drejt pushtetit.
Në fakt, ne nuk e dimë se çfarë mendon dhe ndien tani Donika, nëse ajo është penduar apo jo për veprimet e saj, por ajo u tregua një zonjë e denjë, duke mos i ikur policisë, siç bëri sot Albin Kurti, Albulena Haxhiu apo Faton Topalli.

Lëvizja Vetëvendosje, që shpeshherë, është treguar e tejguximshme, duke sfiduar autoritetet e UNMIK-ut dhe të EULEX-it, duke rrotulluar e djegur vetura të policive të këtyre misioneve, sot u tremb. U tremb aq sa një lider si Albin Kurti nuk duhej ta bënte, të fshihej. Të fshihesh domethënë edhe të kesh faj. Të ikësh domethënë të shmangësh përgjegjësinë dhe të mos jesh i sinqertë në kauzën tënde.
Njësoj sikur ata që e kanë vënë bombën tek Gjykata Kushtetuese, dhe pastaj kanë sinjalizuar se aty ka bombë, nëse e kanë bërë këtë, në mënyrë, që efekti i saj të mos jetë tragjik. Por, mesazhi është i qartë për ata punojnë në Gjykatë Kushtetuese, mund të ballafaqohen me më të keqen, vdekjen.
Andaj që të gjithë duhet të zgjedhin se si do të sillen. Edhe vetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, por edhe që politika të mos i sakrifikojë gjykatësit shqiptar për interesa të saj, duke i shtyrë drejt një vendimi, të gabuar, pavarësisht se cili mund të jetë ai, nuk mund të ketë shkarje dhe dykuptimësi.
Në emër të interesit të përgjithshëm u dërgua në Gjykatë Kushtetuese, dhe ky interes duhet të dominojë, dhe të mos shndërrohen në viktima të askujt. Koha e presioneve dhe kërcënimeve të anëtarëve të kushtetueses me helikopterë ka mbaruar! I. Morina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi