Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ministria e Diasporës dha 3 mijë euro vetëm për gjumin e zyrtarëve të saj në një vikend

Shko poshtë

Ministria e Diasporës dha 3 mijë euro vetëm për gjumin e zyrtarëve të saj në një vikend Empty Ministria e Diasporës dha 3 mijë euro vetëm për gjumin e zyrtarëve të saj në një vikend

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 11, 2016 8:17 pm

Ministria e Diasporës dha 3 mijë euro vetëm për gjumin e zyrtarëve të saj në një vikend
Ministria e Diasporës dha 3 mijë euro vetëm për gjumin e zyrtarëve të saj në një vikend Largea_10836223-813693182029186-179807651-n_73901452528710


Ministria e Diasporës mblodhi 29 zyrtarë të saj dhe që nga dita e premte e deri të dielën e kaluar qëndruan në Durrës, të Shqipërisë. Ata ishte planifikuar që atje të diskutonin dhe shihnin format buxhetore të ministrisë për vitin e ri, edhe pse një gjë e tillë do të mund të bëhej çdo ditë pune në zyret e tyre.
Qëndrimin në Durrës e ka konfirmuar edhe udhëheqësi i divizionit për komunikim në këtë ministri, Lorik Pustina. Ai tha se udhëtime të tilla janë edhe formë pushimi, pasi që ndihmojnë në reflektim për gabimet e bëra në vitin paraprak.


Pustina: Kemi qenë në Durrës për buxhetin dhe për reflektim

“Niveli i lartë menaxherial i Ministrisë së Diasporës kanë shkuar për një punëtori dy ditore, ku jo vetëm që është ndarë buxheti por edhe është përpiluar plani i veprimit për të vitin e ardhshëm, plani i detajuar i veprimit që është edhe obligim të cilin na e ka dhënë Zyra e Kryeministrit... Kjo po ashtu na ndihmon që ne t’i planifikojmë aktivitete në bazë të muajve, datat e sakta që të kemi edhe rezultate më të kapshme. Prandaj është një nevojë, sepse është kohë kur e rezervojmë ne zakonisht gjatë vikendeve apo ditëve të pushimit ku ne reflektojmë mbi punën që kemi bërë i shohim gabimet që i kemi bërë vitin e kaluar, pengesat që kanë dalë gjatë realizimit të aktiviteteve dhe në këtë formë provojmë t’i eliminojmë për vitin pasues dhe besoj që e kemi përpiluar një planë jashtëzakonisht të mirë të veprimit dhe rezultat do ti shohim në fund të vitit 2016”, tha ai.

Sipas Pustinës gjatë qëndrimit në Durrës një ditë është ë rezervuar për planin e veprimit dhe një ditë është rezervuar për planin buxhetor dhe planin e prokurimit.
Në lidhje me shumën e shpenzuar për këtë udhëtim Pustina nëpërmjet postës elektronike ka thënë për KosovaPress se për qëndrim një ditor në hotel është paguar 30 euro për person, ndërsa nuk ka treguar numrin e saktë të zyrtarëve që kanë qenë pjesë e qëndrimit në Durrës.
Sipas tij në këtë punëtori kanë marrë pjesë gati të gjithë udhëheqësit e departa menteve dhe divizioneve si dhe një pjesë nga kabineti politik.
Pustina konfirmon për KosovaPress se në ditën e fundit të punëtorisë atyre iu është bashkangjitur edhe ministri Valon Murati.
Punëtoria është zhvilluar në hotelin “Bleart” në Durrës, dhe një natë për person ka kushtuar 30 euro.
Sipas një llogaritje matematikore që ka bërë KosovaPress, del se vetëm për qëndrimin e këtyre zyrtarëve (shënim: sipas burimeve tona mësohet të kenë qenë 29 zyrtarë) në hotel janë shpenzuar 2610 euro, pa përfshirë shpenzimet e tjera për mëditje si dhe transportin.
Përndryshe buxheti i vitit 2016 i cili është ndarë për Ministrinë e Diasporës, është rreth 1.6 milion dhe nga të cilat rreth 130 mijë euro janë për subvencione ndërsa pjesa e mbetur e buxhetit përdoret për shpenzime komunale, paga mëditje dhe kategori të mallrave dhe shërbimeve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi