Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ministria e Diasporës në shërbim të mërgimtarëve

Shko poshtë

Ministria e Diasporës në shërbim të mërgimtarëve Empty Ministria e Diasporës në shërbim të mërgimtarëve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 14, 2011 12:28 am


Ministria e Diasporës në shërbim të mërgimtarëve


Ministria e Diasporës në shërbim të mërgimtarëve Pasaporta%20viza


Ministria e Diasporës në një konferencë për shtyp është prononcuar lidhur me nevojën për themelimin e saj si dhe për planet, programet e dhe fushëveprimtarinë e vet.

“Kosova ndjehet e plotë vetëm atëherë kur ajo e ka në vetvete edhe pjesën e popullit të saj që jeton në diasporë. Për këtë qëllim është formuar edhe Ministria e Diasporës, e cila gradualisht është duke e kompletuar stafin i cili do t’i realizojë projektet e parashikuara të kësaj ministrie, ndërsa pjesë përbërëse dhe e pandashme në realizimin e objektivave tona, patjetër se do të jenë edhe mërgimtarët tanë. Gjatë muajve të parë, që kur është themeluar kjo ministri dhe nga emërimi i Ibrahim Makollit ministër, përpos që janë përgatitur projektet konkrete në të cilat do të angazhohet kjo ministri, paralelisht ka filluar edhe kompletimi i saj me ekspert dhe struktrurën përkatëse. Tashmë jemi në fazën finale të krijimit dhe kompletimit të departamenteve, të cilat do të jenë pjesë e Ministrisë së Diasporës. Mirëpo, aktivitetet tona fillestare nuk janë shtrirë vetëm në konsolidimin e administratës, por kemi qenë në vazhdimësi në kontakt me qendrat funkcionale të diasporës. Pra, krahas organizimit tonë të brendshëm në Ministri, thuajse e kemi përmbyllur edhe kompletimin e hartës së qendrave të bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë vendlindjes si dhe identifikimin e problemeve parësore me të cilat përballen mërgimtarët tanë. Kështu që paralelisht me konsolidimin e Ministrisë jemi angazhuar në hartimin e projekteve konkrete që duhet realizuar si dhe në përcaktimin e afateve dhe dinamikën e realizimit të tyre, të cilat do të përfshihen në strategjinë e Ministrisë së Diasporës dhe do të jenë kahje përcaktuese të planit tonë të veprimit. Ndërsa, më konkretisht në një afat të shkurtër kohor vetë ministri Makolli do t’i bëjë publike projektet konkrete (qendrat kulturore, konferencat me mërgimtarë, bashkëpunimi me institucionet e shteteve ku është e koncentruar mërgata e jonë ) etj.

Ministria e Diasporës së shpejti do të jetë një tërësi që do të jetë në shërbim të diasporës sonë, e me këtë edhe në shërbim të Kosovës. Njëkohësisht, gjatë këtyre muajve kur vendlindjen e vizitojnë numër i madh i mërgimtarëve, Ministria e Diasporës, në bashkëveprim me institucionet e tjera relevante, është angazhuar që brenda kapaciteteve ekzituese tua lehtësojë qëndrimin në vendlindje. Shfrytëzojmë rastin të falemnderojmë: Ambasadat në Kosovë, të cilat kanë shprehur gadishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë për integrimin e komunitetit shqiptar në diasporë, Policinë e Kosovës për shtimin e pikave të kontrollit dhe ndihmesën e dhënë mërgimtarëve tanë gjatë pjesëmarrjes së tyre në trafik, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punëve të jashtme, të cilat kanë ofruar shërbime efikase për paisjen e mërigmtarëve me dokumentacionit përkatëse, Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, e cila bashkarisht me Ministrinë e Diasporës është e përkushtuar nqë përmes projekteve konkrete të stimulojë krijimin e kushteve për arsimimin e mërgimtarëve tanë në gjuhën shqipe, në shtetet ku ata jetojnë që do të ndikojë drejpërdrejtë në ruajtjen e identitetit kombëtar”, u tha në këtë konferencë për media të Ministrisë së Diasporës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi