Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përuruam rrugën e bashkimit të kombit

Shko poshtë

Përuruam rrugën e bashkimit të kombit Empty Përuruam rrugën e bashkimit të kombit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 25, 2009 9:47 pm

Përuruam rrugën e bashkimit të kombit

Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë


Shfrytëzoj edhe një herë rastin për t’i shprehur falënderimet më të përzemërta dhe mirënjohjen më të thellë Kryeministrit të Republikës së Turqisë, mikut të shquar të kombit shqiptar dhe mikun tim Erdogan, për vizitën e tij në ditën e një ngjarjeje vërtet historike për Shqipërinë, kombin shqiptar dhe rajonin në tërësi, inaugurimin e korridorit Durrës-Morinë.

Me Kryeministrin patëm rastin të shprehim të gjithë konsideratat tona për rëndësinë jetike të kësaj rruge për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin, të falënderoj me përzemërsi kompani Bechtel & Enka që e ndërtoi atë në një kohë rekord.

Unë shfrytëzova rastin e kësaj vizite miqësore t’i shpreh edhe një herë Kryeministrit Erdogan mirënjohjen e thellë të qeverisë sime dhe të shqiptarëve për mbështetjen shumë të madhe që personalisht Kryeministri Erdogan dhe qeveria e tij i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë si për anëtarësimin e saj në NATO, ashtu edhe në të gjitha zhvillimet dhe reformat në vend, por edhe mbështetjen e fuqishme të Kryeministrit dhe qeverisë turke për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e kësaj pavarësie nga vende të tjera në Europë dhe në botë.

Zonja dhe zotërinj,

Marrëdhëniet midis dy kombeve dhe vendeve tona janë marrëdhënie të shkëlqyera miqësore, të lidhura me mijëra fije. Por e vërteta e pamohueshme është se është kjo periudhe që ato njohën kulme dhe zhvillimet më të mëdha. Dëshmi e kësaj janë pothuajse dhjetëfishimi, gjatë pranisë si Kryeministër i zotit Erdogan, i shkëmbimeve tregtare, shtatë apo tetëfishimi i investimeve turke në Shqipëri.

Edhe një herë dua t’i shpreh falënderimin më të përzemërt Kryeministrit Erdogan për këtë vizitë, kënaqësinë për zhvillimin e shkëlqyer të marrëdhënieve miqësore të gjithanshme midis dy kombeve dhe vendeve tona.

Tani i jap fjalën mikut tonë, Kryeministrit Erdogan.

Kryeministri Erdogan: Faleminderit, zoti Kryeministër.

Të nderuar përfaqësues të shtypit, kjo ishte një ftesë që mu bë mua në prag të zgjedhjeve. Për mua dhe për kolegët e mi ishte lumturi që u ndodha mes njerëzve të mirë të Shqipërisë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Rrëshen-Kalimash. Ne jemi të kënaqur që firma jonë turke Enka e ndërtoi këtë rrugë bashkë me firmën amerikane Bechtel. Ne jemi të lumtur që u realizua një praktikë e tillë e suksesshme, e cila do të lidhë vendet ballkanike me njëri-tjetrin. Unë me këtë rast përgëzoj mikun dhe kolegun tim, zotin Berisha dhe ekipin e tij. Dihet që rruga është qytetërim dhe një rrugë që kalon përmes malesh është akoma edhe më shumë. Është tepër kuptimplotë fakti që ky investim bëhet për një autostradë, e cila kalon nëpër male, ku ka edhe tunele.

Këto 6 vitet e fundit, marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë po zhvillohen në të gjitha fushat, në fushën politike, ekonomike, kulturore. Ne ndajmë të njëjtat vlera dhe po të shohim shumë kushërinj të shqiptarëve banojnë në Turqi, ose shumë turq kanë kushërinjtë e tyre në Shqipëria dhe anasjelltas dhe këto fuqizojnë akoma më shumë lidhjet tona. Aktualisht ne jemi bashkë me Shqipërinë në NATO. Anëtarësimi në NATO është rezultat i punës dhe luftës që ka bërë vetë Shqipëria për këtë. Ne ndjekim dhe vlerësojmë përpjekjet që po bën Shqipëria për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Edhe zhvillimi ekonomik në Shqipëri ecën në mënyrë pozitive dhe është për t’u vlerësuar. Siç e tha zoti Kryeministër, vëllimi tregtar midis dy vendeve para 6 viteve ishte 35 milion dollarë, sot ka kaluar 350 milion, por duam që kjo shifër të jetë akoma më e lartë, sepse shikojmë që mes nesh ka mundësi për këtë. Turqia do të vazhdojë të punojë me këmbëngulje me Shqipërinë, mike dhe motër. Mes nesh nuk ka asnjë problem politik dhe ne jemi të vendosur të punojmë në solidaritet me njëri-tjetrin.
Unë uroj që zgjedhjet që do të zhvillohen në Shqipëri ditën e diel do të kontribuojnë dhe do t’i japin një hov të ri paqes, bashkëpunimit e mirëkuptimit midis gjithë shqiptarëve. Unë kam bindjen se këto zgjedhje do ta fuqizojnë akoma më shumë demokracinë në Shqipëri.

Në emrin tim dhe në emrin e të gjithë popullit tim, përshëndes të gjithë njerëzit e mirë të Shqipërisë. (Fjala e kryeministrit Berisha në përurimin e autostradës, Durrës-Kukës)
Ky projekt i realizuar përbën një segment të rëndësishëm të transportit rrugor kombëtar në Shqipëri, i cili realizon një lidhje jetike me Kosovën dhe rajonin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi