Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - KANGË PËR BESNIK RESTELICEN

Shko poshtë

AGIM GASHI -  KANGË PËR BESNIK RESTELICEN Empty AGIM GASHI - KANGË PËR BESNIK RESTELICEN

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 29, 2016 9:37 pm

AGIM GASHI -  KANGË PËR BESNIK RESTELICEN Besnik-restelica-
AGIM GASHI
 
KANGË PËR BESNIK RESTELICEN
 
Në Besianë n’atë, qytet zjarri
Lind e rritet trim bujari,
Kurrë nuk dinte çka është frika
Ingjenier Besnik Restelica.
 
O Besnik o krenari Llapi
Që dhe jetën për liri,
Lum ai lumi që ta knon kangen
Lum babë e nanë, që t´patën Ty.
 
II
Me dy motra e katër vllazen
Hije u kish gjithë Juve konaku,
Tanë miqësia e të gjithë shqiptaret
Ta kishin vu nofkën Daluku.
 
Të mësoj baba të mësoj dhe nana
Se si duhet me shpirt atdheu,
Andaj studiove token e arbrit
Mineralet që i ka i joni dheu.
 
III
Erdhi koha të luftohet
Kundër armikut shekullor,
Me nji dorë rroke lapsin
Ndërsa pushkën në tjetrën dorë.
 
More pjesë n´shumë aksione
Nëpër malet e Drenicës,
Sy patremburi në ndihmë atdheut
Si në kohen e Azem Galicës.
 
IV
U pjek koha, kërkonte vendi
Zona e Llapit fjalën qiti,
E thërriste liri e atdheut
E thërriste Zahir Pajaziti.
 
Porse UDB-ja gjakatare
Ditë e natë t´uj e përgju,
Tridhet janar nantëdheteshtates
Në shtëpi te vete e kanë rrethu.
 
V
E rrethojnë me shumë policë
Tanë familje i torturojnë,
Inzhinjerin e marrin me vete
N´burg t`Prishtinës po e çojnë.


Ah! Rrahje e shamje, natë e ditë
Në çdo mënyrë e torturojnë,
Por jo trimin e Besianës
Nuk po munden ta nënshtrojnë.
 
VI
Njëzetetre shkurti o nantdheteshtatë
Ditë kobi e ditë e vranët,
N´Besianë nuk po zbardh drita
Koka vra Besnik Restelica.
 
E vranë se s`nënshtrohej djali
Ma i fortë për te ishte ideali,
Edhe besa e dhanë atdheut
Ky stërnip i t’madhit, Skënderbeut.
 
VII
O Besnik o biri i Llapit
Hije t´bardhë edhe Gollakut,
Hije t´bardhë mbarë Drenicës
Azem Bejtes e Shotë Galicës.
 
Shkojnë pranverat, lulet lulëzojnë,
Varrin tënd ta zbukurojnë,
Sa t´jetë gjallë e jonë Dardania
Ty o vëlla nuk do t’harrojmë.
 
Agim Gashi, Düren
27.02.2016
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi