Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 faktet më interesante që nuk i keni ditur për presidenten Jahjaga

Shko poshtë

10 faktet më interesante që nuk i keni ditur për presidenten Jahjaga Empty 10 faktet më interesante që nuk i keni ditur për presidenten Jahjaga

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 06, 2016 3:37 pm

10 faktet më interesante që nuk i keni ditur për presidenten Jahjaga

10 faktet më interesante që nuk i keni ditur për presidenten Jahjaga Largea_atifetja-650x3581457267122


Presidentja Atifete Jahjaga do të dorëzoj mandatin e saj me 5 prill të këtij viti ku do pasohet nga Hashim Thaçi.
Duke e marrë parasysh këtë, ja 10 fakte interesante që ju nuk i keni ditur për presidenten në largim, Atifete Jahjaga.
Kjo është lista:


1) Asnjë rast korrupsioni për Presidenten nuk është raportuar gjatë mandatit të saj si presidente ev endit.
2) Në kohën e zgjedhjes presidente, Atifetja i ka pasur 35 vjet, gjë që e bën presidenten më të re në histori të Kosovës.
3) Është presidentja e parë femër në Kosovë
4) Ajo njihet si ‘Presidentja e Zarfit’ për shkak se është zgjedhur nga marrëveshja e partive politike PDK-LDK-AKR, dhe emri i saj është nxjerrë nga një zarf të cilin e ka dërguar ambasadori i atëhershëm i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell.

5) Përveç gjuhës shqipe (amtare), Presidentja Atifete Jahjaga zotëron edhe gjuhët angleze dhe serbe.
6) Ajo i ka marrë 3 çmime ndërkombëtare, këto janë: Honoris Causa nga Universiteti Durham, Lidership në shërbim publik nga Iniciativa Globale Clinton, dhe diplomë nderi për drejtësi nga Universiteti Leicester.
7) Thuajse në çdo konferencë, apo prezantim ndërkombëtar, Jahjaga ka përmendur luftën çlirimtare të Kosovës dhe viktimat e dhunuara gjatë luftës.
Cool Është presidentja e parë që nuk është pjesë e ndonjë subjekti politik por është e pavarur.
9) Është presidentja e parë e Kosovës që e ka mbajtur mandatin e plotë 5 vjeçar.
10) Presidentja Jahjaga ka shërbyer në pozita të rëndësishme në zbatim të rendit dhe ligjit në Njësinë e Standardeve Profesionale, pastaj Ndihmëse e Zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Ndihmëse e Shefit të Burimeve Njerëzore, Ndihmëse Ekzekutive Speciale e Zëvendëskomisarit për Administratën e Policisë së Kosovës, Zëvendëskomandante për Polici Kufitare të Policisë së Kosovës, Kryesuese e Departamentit të Trajnimeve, Ndihmëse e Zëvendëskomisarit të Policisë së Kosovës për Polici Kufitare, Ndihmëse e Zëvendëskomisarit të Policisë së Kosovës për Personel dhe Trajnim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi