Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama uroi Presidenten Atifete Jahjaga

Shko poshtë

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama uroi Presidenten Atifete Jahjaga Empty Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama uroi Presidenten Atifete Jahjaga

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 23, 2011 1:18 am


Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama uroi Presidenten Atifete Jahjaga

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama uroi Presidenten Atifete Jahjaga 23obama23


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka dërguar një urim Presidentes së re të Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në letrën e urimit të Presidentit Barack Obama thuhet: “Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës. Zgjedhja juaj, me mbështetjen e partive më të mëdha në koalicionin qeverisës si dhe në opozitë, paraqet pjekurinë politike në rritje të Kosovës dhe statusit të saj në rritje si demokraci të bazuar në barazi për të gjithë.

Shtetet e Bashkuara mbesin mik i patundur i popullit të Kosovës. Ne do të mbështesim të gjitha përpjekjet që ju ndihmojnë juve në rrugën përpara drejt qëllimeve të përbashkëta të integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike dhe ato ndërkombëtare. Në veçanti, ne do të vazhdojmë të punojmë me institucionet tuaja për të avancuar reformat e nevojshme për ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse dhe shumetnike, për forcimin e ekonomisë së Kosovës dhe sundimin e ligjit.

Tash kur po i merrni përgjegjësitë si President, unë ju dëshiroj sukses të plotë”, thuhet në fund të letrës së presidentit Obama.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi