Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti i Austrisë uroi Presidenten Jahjaga

Shko poshtë

Presidenti i Austrisë uroi Presidenten Jahjaga Empty Presidenti i Austrisë uroi Presidenten Jahjaga

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 8:46 pm


Presidenti i Austrisë uroi Presidenten Jahjaga

Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer i ka dërguar një urim Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.
Presidenti i Austrisë uroi Presidenten Jahjaga Jahjaga%20austria


Në urimin e Presidentit Heinz Fischer thuhet:

Shkëlqesi,

Me kënaqësi të madhe ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj si Presidente e Republikës së Kosovës.Zgjedhja e një femre në postin më të lartë shtetëror dërgon një sinjal, i cili pa dyshim do të inspirojë shumë femra në rajon.Siç e dini, Austria ka qenë një mbështetës i fuqishëm i shtetësisë së Kosovës dhe jam i sigurt që marrëdhëniet dypalëshe do të përforcohen edhe më shumë në vitet e ardhshme. Më lejoni t’ju siguroj që Austria do të vazhdojë ta asistojë progresin e Kosovës drejt integrimit në Evropë.Përfitoj nga ky rast që t’ju dërgoj urimet më të mira për realizimin e detyrës suaj të rëndësishme, për një zhvillim paqësor të shtetit tuaj, për një zhvillim paqësor në rajon si dhe për mirëqenien dhe lumturinë tuaj personale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi