Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vëllai i Mustafës kërkoi azil në Francë e Gjermani në vitet 2014-15 (FOTO)

Shko poshtë

Vëllai i Mustafës kërkoi azil në Francë e Gjermani në vitet 2014-15 (FOTO) Empty Vëllai i Mustafës kërkoi azil në Francë e Gjermani në vitet 2014-15 (FOTO)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 20, 2016 2:11 pm

Vëllai i Mustafës kërkoi azil në Francë e Gjermani në vitet 2014-15 (FOTO)


Vëllai i Mustafës kërkoi azil në Francë e Gjermani në vitet 2014-15 (FOTO) 234347


Njëri prej dy vëllezërve të kryeministrit Isa Mustafa, RagipMustafa, kishte migruar me valën e refugjatëve për shkaqe shëndetësore. Ai kërkonte të operohej në zemër. Ai kishte kërkuar azil në kohën kur kryeministri Isa Mustafa kishte vizituar Gjermaninë. 

Aso kohe kryeministri kishte thënë se, ata që po largohen kanë iPhone, para e rroga të mira.

Ragip Mustafa ishte në pritje të përgjigjes nga shteti gjerman nëse do t’i pranohej azili, në kohën kur Garda Federale në Berlin ishte rreshtuar për ta nderuar vëllanë e tij, që është kryeministër i Kosovës.

Udhëtimi i vëllezërve Mustafa në qershor të vitit të kaluar ishte i njëkohshëm, por i realizuar në rrugë tjera.

Ragipi kishte hyrë ilegalisht në Gjermani me valën e refugjatëve, derisa Isa po vizitonte Berlinin, për herë të parë në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ia kishte bërë të qartë Isa Mustafës se azilkërkuesit kosovarë nuk kanë shanse për azil në Gjermani.

Kjo e prekte direkt vëllanë e Mustafës, Ragipin që po kërkonte azil për shkaqe shëndetësore. I duhej operacion në zemër.

Azilkekuesi është detyruar që pas disa ditësh të largohet nga Gjermania, pasi autoritetet ia kishin refuzuar kërkesën. Duhej të kthehej në Francë, në vendin që kishte kërkuar fillimisht azil, shkruan Insajderi. /albeu.com/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi