Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“The Mirror": Në Maqedoni ka prani të njësive të fshehta të ISISIT

Shko poshtë

“The Mirror": Në Maqedoni ka prani të njësive të fshehta të ISISIT Empty “The Mirror": Në Maqedoni ka prani të njësive të fshehta të ISISIT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 30, 2016 3:22 pm

“The Mirror": Në Maqedoni ka prani të njësive të fshehta të ISISIT KEQISISI
“The Mirror": Në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni ka prani të njësive të fshehta të ISISIT


Shkup, 30 qershor - Vetëm pak orë pas sulmit në Stamboll terroristët e Shtetit Islamik kanë publikuar një hartë ku tregohet shpërndarja e grupeve të tyre sekrete në të gjithë botën, e në varësi të luftëtarëve të tyre ata parashikojnë edhe vendet e botës me rrezik më të lartë për tu sulmuar.
Sipas hartës të publikuar nga “The Mirror”, vendet që janë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe tregojnë zonat me kontroll të madh nga terroristët, pra më të mundshmet për sulme.
Zonat e kontrollit të mesëm janë ngjyrosur me portokalli, ndërsa me të verdhë ngjyrosen zonat ku ka prani të njësive të fshehta. Ka edhe një zonë të katërt që ngjyroset me gri, aty ku ISIS pretendon të mos ketë shtrirje.
Kështu në zonën e parë, me të kuqe, hyjnë shtete si Turqia që u sulmua mbrëmë, Spanja, Maroku, Tunizia, Algjeria, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia.
Në zonën e dytë, e ngjyrosur me portokalli, aty ku ISIS pretendon se ka kontroll të mesëm hyjnë shtete si Italia, Greqia, Danimarka, Serbia, Suedia dhe Islanda. Ndërsa në zonën e tretë, më pak të rrezikshme, ISIS pretendon se ka grupe të fshehta, hynë edhe vendi ynë Shqipëria si dhe shtete të tjera si, Bosnja, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Moldavia, Ukraina Bjellorusia, Sllovenia, Austria, Sllovakia, Hungaria, Finlanda, Norvegjia, Irlanda dhe Portugalia.
Ka edhe pak shtete, ku ISIS pretendon se nuk i ka shtrirë ende celulat e saj, si: Cekia, Zvicra, Polonia, Lituania, Lativia dhe Estonia.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi