Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HAKI BUNJAKU:Çfarë antene mbrojtëse kanë Lushtakët?

Shko poshtë

HAKI BUNJAKU:Çfarë antene mbrojtëse kanë Lushtakët? Empty HAKI BUNJAKU:Çfarë antene mbrojtëse kanë Lushtakët?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 30, 2016 5:59 pm

HAKI BUNJAKU:Çfarë antene mbrojtëse kanë Lushtakët?

HAKI BUNJAKU:Çfarë antene mbrojtëse kanë Lushtakët? Auto_nuredin_sami1477819063

Nuredin e Sami Lushtaku

Kam ndëgjue për antenë rrufepritëse, por jo edhe për antenë që të mbronë nga të gjitha të ligat e mundshme, si nga polici, nga prokurori, nga gjyqi, nga korrupcioni, hajnia e nga kërrcënimi e nga rrahja. Kësaj i thonë forcë mbi forcë.
Në shtetin e Hashim ilegallcit pushtetin po e mbajnë Lushtakët.
Nuredin Lushtaku, në stilin gangster, rrahu bashkëpunëtorin në zyrë dhe „asgjë“ askujt.
Në kuvend, nuk rrespekton rregull,por në gangsteriadë i del deputetit te foltorja, ia ngrit gishtin tregues te hunda dhe me kërrcënim ia ndërpren fjalën. Nuk ka mbrojtje (rausmeister).
Sami Lushtaku, në gjyq, ia tharb hundët boks gjykatësit dhe vazhdon të jetë organ institucional.Tash e sa kohë,edhe nga burgu kryetar komunal!
Nuk guxojnë ta dorëheqin, por edhe nuk kanë njeri me dy (koçe) që guxo të konkuron për atë vend, se në mbrëmje i shkon qefini në derë.
Lushtakët e Skenderajt janë pasqyra e thyer e këtij shteti. Këta me celular ua kanë rrudhë Isës e Hashimit;prandaj kanë harruar që kanë njësinë speciale, vërtet nuk kanë bythë që guxojnë ta vejnë në veprim.
Këtu njëra palë duhet të dorëzohet; qoftë qeveri e presidencë, qoftë Lushtakët!
Jo që veç nuk është funksional kryetari i komunës nga burgu, por edhe hije nuk i ka shtetit.
Këta,nga frika, si lepurin po e presin që të dorëzohet vetë. Marri për drrzhavën e Hashimit.
Më mirë është të dorëhiçet Hashimi se edhe ashtu është ilegal dhe nuk ka nefuz që ta udhëheq vendin.
Tash, mbasi sallamadi sistem, ku me dijtë edhe sa Lushtakë tjerë i dalin e bëhet kahre.
O shumëkush janë të gatuar për Prokurorinë Speciale.
Hashimo! Hajni hanin smund e bën tërbije!
A të kujtohet, oj poshtërci, kur në mbledhje,para se të shkoni për bisedime në Austri, sa fëlliq e shave Dr. Ibrahim Rugovën. Pastaj të njëjtën sharje ia përcolle akademik Nexhat Dacit, në pushim të seancës së Kuvendit?!
Ku të treti ajo trimëri?! Pa përcillja një shamje të tillë Sami Lushtakut, në ta mbajt zuza?! Por, këtu; xhixha-buba!
Le të bëhet Sami Lushtaku president, se edhe kështu është duke e luajtur atë rrol!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi