Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DILA GECAJ:N'LËKURË T'QËNGJAVE, UJËQ TË TËRBUAR

Shko poshtë

 DILA GECAJ:N'LËKURË T'QËNGJAVE, UJËQ TË TËRBUAR Empty DILA GECAJ:N'LËKURË T'QËNGJAVE, UJËQ TË TËRBUAR

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 31, 2016 10:28 am

 DILA GECAJ:N'LËKURË T'QËNGJAVE, UJËQ TË TËRBUAR 13055396_493523474167831_2333347093226316676_n

DILA GECAJ:N'LËKURË T'QËNGJAVE, UJËQ TË TËRBUAR


N'këtë botë,në shkatrrim e sipër,është misteri,
Nga cudirat më të mëdhaja,ushqimi i shpirtit të zi.
Shpirtërat e zes,i kan njerëzit më të degjëneruar,
Të cilët, si lugetnit,tërë natën rrijnë zgjuar,
Bëjnë plane,njerëzit e pa fajshëm për ti lënduar.
Shpirtëzezët janë njerëzit më të pa fytyrë,
Ata bëjnë cmosin ,dhe në cdo mënyrë,
Për ti poshtërsuar,njerëzit më të mirë !


Njerëzit shpirtëzes,gjakun e kan të helmosur,
N'fytyrë janë t'shëmtuar,nga truri janë t'sakatosur,
Shumë njerëz të mirë ,t'shkretit e kan parë ferrin,
Kur shpirtëzezët mbi ta,e kan derdhur helmin .
Sa më vjen keq,për njerëzit shpirtëzes,
Se nuk mund të gjejnë paqë,në këtë jetë,
Rrojnë duke sharë,gënjyer dhe mashtruar,
Nuk kan asnjë mundësi tjetër,për tu lumturuar !


N'trojet tona,kemi shumë shqipfolësa ,shpirtëzes,
Neve na shajnë,por turq dhe arab i quajnë vëllezër,
Kombin tonë,flamurin dhe historinë na e kan mohuar,
Në lëkuren e qëngjave,ujëq t'egjër të tërbuar,
Po ju iken jeta duke bërë cdo përpjekëje,
Për të mbjedhur n'mes nesh,përqarëje dhe urrejtëje !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi