Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festimet për Vitin e Ri 2017 anembanë botës

Shko poshtë

Festimet për Vitin e Ri 2017 anembanë botës Empty Festimet për Vitin e Ri 2017 anembanë botës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 31, 2016 10:54 pm

Festimet për Vitin e Ri 2017 anembanë botës


Festimet për Vitin e Ri 2017 anembanë botës Auto_3BBB4C9100000578-4078036-image-m-102_14831841037621483207024

Marina Bay, Singapore

Ishullin e Tongës dhe ishujt Chatham, zor se i njeh kushdo, por ato janë të parët që presin ndërrimin e viteve, ashtu siç përshëndesin çdo ditë të re. Këta ishuj të vegjël të Paqësorit, pa bujë përcjellin të parët vitin e vjetër për t’i lënë fishekzjarret dhe zhurmën Zelandës së Re, shteti i parë i madh që feston mbërritjen e Vitit të Ri.

Neozelandezët përshëndetën me zhurmën dhe ndriçimin e fishekzjarreve ardhjen e vitit 2017, një shfaqje spektakolare në lartësinë 328 metra nga maja e kullës “Sky Tower” në Auckland.


Festimet për Vitin e Ri 2017 anembanë botës Auto_3BBB8C8A00000578-4078036-image-m-194_14831931759201483207036

Mijëra banorë dhe turistë mbushën rrugët e qytetit për të parë festivalin e dritave, që i dhanë ngjyrë minutave të para të Vitit të Ri mbi portin e qytetit. 500 kilogramë fishekzjarre dhe 5 muaj planifikim u deshën për spektaklin tradicional, që organizatorët thonë se nuk lodhen kurrë për ta realizuar.

* E nëse Zelanda e Re është dollia e parë e Vitit të Ri, nuk ka dyshim se Australia përbën pjatën e tij të parë, me spektaklin shumëngjyrësh të fishekzjarreve që vijnë nga ura legjendare e portit të Sidnejit dhe Teatri i Operas së qytetit. Një shfaqje që shihet nga e gjithë bota dhe australianët nuk zhgënjejnë kurrë pritshmëritë.


Festimet për Vitin e Ri 2017 anembanë botës Auto_3BBC0ABE00000578-4078036-image-a-233_14831995340161483207075


Më shumë se 1.5 milionë njerëz ndoqën nga terreni shfaqjen e dritave, që kushtoi 7 milionë dollarë dhe ku u përdorën mijëra fishekzjarre dhe mbi 100 mijë efekte individuale.

Masat e mëdha të sigurisë, në kuadër të operacioneve të fundit antiterror në vend, nuk e kanë zbehur aspak festën, megjithëse prania e më shumë se 2.000 oficerëve në zonat e portit të Sidnejit nuk kaloi pa u vënë re.


Festimet për Vitin e Ri 2017 anembanë botës Auto_3BBB50EF00000578-4078036-image-m-125_14831847451031483207054


Nga ishujt e Oqeanisë, festa kaloi në Azi, ku ishulli i samurajve dhe Koreja e Jugut i hapën rrugën festimeve në kontinent. Tokio dhe Seuli ndezën netët respektive me fishekzjarre, të pasuara në mënyrë mjaft speciale, gjysmë ore më vonë, nga Koreja e Veriut, e cila e ka orën e saj ndryshe nga fqinjët.


Festimet për Vitin e Ri 2017 anembanë botës Auto_3BBB684F00000578-4078036-image-a-199_14831934058331483207058


Hong Kongu bashkë me Kinën dhanë gjithashtu përshëndetjen e tyre për mbërritjen e Vitit të Ri, që orë pas ore i afrohet Europës dhe vendit tonë. Ishujt e Hauait do të jenë nga të fundit, që do të mirëpresin 2017-n, atëherë kur ne në Shqipëri do të jemi zgjuar prej orësh në ditën e parë të Vitit të Ri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festimet për Vitin e Ri 2017 anembanë botës Empty Re: Festimet për Vitin e Ri 2017 anembanë botës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 31, 2016 11:22 pm

Festimet për Vitin e Ri 2017 anembanë botës Auto_3BBB853000000578-4078036-image-m-158_14831903441201483207067
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi