Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Partia komuniste e mediave

Shko poshtë

Partia komuniste e mediave Empty Partia komuniste e mediave

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 30, 2009 9:52 pm

Partia komuniste e mediave




Partia komuniste e mediave -Media-

Socialistët shqiptarë kamuflohen me gëzofin e “majtizmit” evropian, demek Evropa është antikomuniste, në krye me Marksin dhe Engelsin, Roza Luksemburgun dhe Honekerin.
Derisa socialistët e fshehin komunizmin e tyre nëpërmjet “majtizmit të moderuar evropian”, mediat shqiptare nuk e fshehin fare se ajo, media, ka mbetur e vetmja parti komuniste shqiptare.
Dhe si çdo parti komuniste, edhe kjo shqiptare, shpirtin e ka në “vëllazërinë internacionale”, partia ushqehet mirë me çokolata zvicerane (lexo me fondet miliardëshe të atyre që e investojnë “demokracinë” evropiane në trojet “e prapambetura” shqiptare).
Nëse nuk mund t’ia qëllosh ndonjë individi a është a jo anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare, pyete ku punon dhe nëse të thotë se punon në media, ose është anëtar i akademisë së shkencave dhe arteve, dije se ai është anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare, e cila konkurron për pushtetin në “koalicion” konspirativ me të majtën e Ilir Metës dhe me atë Mixha Ramën “modern” që kujton se arrivizmi mondan i “shikëve” të fashioneve dhe culerizmi biseksual është kualitet kulturor dhe tërheqës për “rininë politike”.
Partia komuniste kudo në botë rrëzoi botën e vjetër dhe ndërtoi botën e re, dhe Partia Komuniste Shqiptare synon ta ndërtojë botën e re. Që 60 vjet Partia Komuniste Shqiptare ndërton “botën e re”, kështu që e rrënoi botën e vjetër derisa e shndërroi Shqipërinë në shkretëtirë jugosllave.
Këta mikroborgjezë (hajna) proletarë janë kipca të atyre multimiliarderëve rusë (tash kapitalistë), por që ishin të gjithë punëtorë të KGB-së kominterniste (Putini, prisi i tyre).
Anëtarët e Partisë Komuniste Shqiptare sot në Shqipëri janë pasanikë të revolucioneve “demokratike”, që ndryshe po u thonë “biznesmenë”.
Këta biznesmenë komunistë (pasanikë) kanë mbetur idealistë, pra ende janë ide-ologë, ende kujtojnë se ideologjia është instrument politik. Ç’ështe e vërteta ata kujtojnë se politika është fabrikë profitabile, politika është biznes dhe pasuri, mund të fitosh vetëm me politikë, duke marrë në dorë pushtetin për ta korruptuar që të pasurohesh.
Ata shtetin e ligjit nuk e durojnë, por e duan shtetin ideologjik, shteti ideologjik qeveris shtetin me politikë, e jo me judikaturë, jo me ligje, po me ide, me ideologji.
Kështu si në çdo biznes, edhe në biznesin e tyre politik, ata investojnë mjete të mëdha. Dhe këto mjete i investojnë në propagandë (lexoni Zhdanovin të dini si fitoi komunizmi: me propagandë të instrumentalizuar).
Instrumenti i propagandës është media. Prandaj Partia Komuniste e Shqipërisë investon mjete të mëdha miliardëshe në mediat elektronike dhe të shkruara, ka angazhuar qindra e qindra punëtorë (gazetarë) që punojnë për biznesin e tyre politik.
Ata propagandojnë se Shqipëria aktuale, për shkak të Berishës nuk plotëson kurrfarë standardesh evropiane dhe kështu bëjnë propagandë kundër Shqipërisë, thonë se ajo është e pazhvilluar dhe në varfëri të thellë. Po në qoftë kështu, atëherë si mund të mos jetë e tillë, kur gjithë kapitalin e kanë në dorë magët komunistë me bizneset e tyre.
Gjysma e Tiranës është pronë e Edi Ramës. Por Partia Komuniste e mediave, megjithatë nuk ia del ta indoktrinojë popullin shqiptar.
Si u pa kjo? Edhe pse dihet se Berisha dhe e djathta shqiptare nuk mbajnë në dorë as 10% të medias në Shqipëri, megjithatë e vërteta triumfoi mbi propagandën tradicionale majtiste komuniste të bijve dhe nipërve të Enver Hoxhë me shokë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi