Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letër e hapur nga organizatat dhe qytetarët e brengosur për lirinë e fjalës në Kosovë

Shko poshtë

Letër e hapur nga organizatat dhe qytetarët  e brengosur për lirinë e fjalës në Kosovë Empty Letër e hapur nga organizatat dhe qytetarët e brengosur për lirinë e fjalës në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 12:59 pm

Prishtinë, 17 qershor 2009 /TN

Praktika çdo herë e më e pranishme e Infopress që vlerëson se individë të caktuar janë ‘spiunë serbë’ po shndërrohet në një çështje bezdisëse për qytetarët e Kosovës.

Ne, si qytetarë, jemi lodhur nga akuzat e pabaza që lëshohen për persona të caktuar duke i quajtur ata ‘tradhtarë’. Kjo praktikë e përdorur nga personat që mbajnë pozita, të cilat mund t’i shfrytëzojnë për të etiketuar ata që nuk pajtohen me ta si ‘tradhtarë’ apo ‘spiunë serbë’, ka ekzistuar që nga vitet e 90-ta.

Ne e dimë se ky lloj etiketimi shfrytëzohet për shkak se personat në fjalë nuk janë në gjendje t’i mbrojnë qëndrimet e tyre me argumente të qëndrueshme.

Nuk është sekret i madh se kush e kontrollon Infopress-in. Është kjo një gazetë e përkrahur nga qeveria, gjë që ilustrohet edhe nga një numër i madh i reklamave të saj në të.

Infopress ka bërë komente të tilla sensacionale në disa raste, shpifëse dhe të pambështetura në fakte. Dy herë gjatë këtij viti, Infopress bëri objekt sulmi “Jetën në Kosovë” dhe BIRN-in, ngase këta të fundit ishin kritik ndaj qeverisë. Editoriali i parë, dobët i argumentuar, u paraqit pas një raporti nga BIRN dhe BBC që jepte informata të detajuara mbi keqtrajtimin e pretenduar të civilëve në Shqipëri nga trupat e UÇK-së.
Komenti i fundit, i datës 31 maj, ishte reagim ndaj imazheve të qarta në artikullin e Infopress “Një emision që terrorizoi Drenicën”, me ç’rast gazetarët e BIRN ishin sulmuar fizikisht nga persona të panjohur duke xhiruar në Skenderaj.

Mediat kanë të drejtë të raportojnë mbi storie të caktuara, duke u bazuar në fakte, ndërsa Jeta në Kosovë dhe BIRN kanë tentuar të zbardhin fakte lidhur me gjëra të rëndësishme për jetën tonë dhe në pajtueshmëri me standardet profesionale gazetareske. Ata kanë guximin që të flasin për çështje të cilat shumë qytetarë kanë frikë të flasin haptas për shkak të kërcënimeve. Në anën tjetër, emisioni i njëjtë ka xhiruar në pjesët tjera të Drenicës pa kurrfarë problemi. Pra kjo nuk është fushatë kundër një rajoni të tërë, ashtu siç e paraqet Infopress.
Liria e fjalës është e drejtë fundamentale, demokratike e mbrojtur nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës (shih nenin 42). Mediat dhe qytetarët kanë të drejtë të flasin lirshëm, duke parashtruar fakte, edhe për personat në pozita. Të gjithë ata që nuk pajtohen me këto raportime gazetareske, siç është Z. Qani Mehmedi nga Inforpress-i, do duhej të parashtronin fakte të cilat dëshmojnë të kundërtën nga ajo që është raportuar dhe jo të bazojnë shkrimet në akuza shpifëse, të pabaza dhe të mërzitshme.

Duke nënvlerësuar lirinë e fjalës përmes kërcënimeve dhe etiketimeve, janë pikërisht këta persona që ndaj shtetit tonë kryejnë tradhti politike. Ne e kemi te qartë se kjo është një fushatë jo kundër Jeta Xharrës por është një tendencë që Qeveria të vendos kontrollin e plotë mbi RTK-në sidomos tash para zgjedhjeve në vjeshtën e këtij viti. Ne, si qytetarë të Kosovës, kërkojmë që të ndalen këta artikuj plot shpifje dhe kërkojmë nga ata që qëndrojnë prapa Inforpress-it që të dalin haptas dhe ta mbrojnë argumentet e tyre me fakte konkrete.

Personat Kontaktues:

Igballe Rogova: igorogova@yahoo.com, tel: 044 111 965
Petrit Zogaj: petrit@fol-08.org, tel: 044 195 361

Organizatat:

- Instituti i Kosovës për Drejtësi
- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut
- Organizata COHU
- Fol 08
- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës – (87 organizata anëtare)
- Instituti Demokratik i Kosovës
- ArtPolice
- Instituti i Prishtines per Studime Politike
- MDA


Individët:

Ariana Qosaj- Mustafa,
Ardian Latifaj,
Nazlije Bala,
Nita Luci,
Burim Ejupi,
Driton Selmanaj,
Haki Abazi,
Kushtrim Palushi,
Engjellushe Morina,
Elmaze Gashi,
Elife Krasniqi,
Veprore Shehu,
Vjosa Dobruna,
Adem Gashi,
Afije Gashi,
Vesa Sahatciu,
Shqipe Kurti,
Arben Kelmendi,
Nicole Farnsworth,
Arta Avdiu,
Faton Mikullovci,
Aida Derguti,
Shpend Ahmeti,
Kreshnik Berisha,
Ardiana Gjinolli Ahmeti,
Visar Berisha,
Agron Demi,
Ilir Hoxha,
Karmit Zysman,
Linda Abazi-Morina,
Zana Hoxha-Krasniqi,
Blerim Krasniqi,
Iliriana Bajraktari,
Jehona Lushaku,
Eli Krasniqi,
Shadija Ahmetaj,
Leonora Kryeziu,
Valbona Tahiri,
Shirine Morina,
Besnik Leka,
Geziom Visoka,
Kushtrim Shaipi,
Rand Angel,
Lara Cork,
Blerim Bytyqi,
Agron Syla,
Albin Matoshi,
Albina Berisha,
Ylber Beqiraj,
Dorina Elshani,
Baton Neziri,
Dardan Cadraku,
Fjolla Cavolli,
Merita Heta,
Arta Rama,
Shukrije Gashi,
Luan Dalipi,
Driton Dalipi,
Ardian Jashari.
Prishtinë, 4 qershor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi