Miranda Haxhia: Behu i mire, Edi Rama!
Faqja 1 e 1
Miranda Haxhia: Behu i mire, Edi Rama!
Behu i mire, Edi Rama!
Nga Miranda Haxhia, Shkrimtare
Pranojeni humbjen dhe krijoni imazhin e njeriut serioz dhe te mire. Per hir te shume njerezve qe besuan se ju vertet u bene socialist dhe se ju vertet deshet shume te merrni pushtetin per te miren e tyre. Keni bere shume levizje, kalkulime, hater mbetje, keni pozuar dhe keni heshtur, keni kenduar dhe jeni dehur gjate fushates. Keni ngritur ne podiume femije dhe keni luajtur me dramen e te moshuarve. Ju bete nje fushate telenovelash me shije te peshtjellimit social. Ky vend nuk e meriton nje forme te tille talljeje. Sepse sapo ka njohur dinjitetin e njeriut me karten e identitetit, sepse sapo ka njohur dinjitetin e njeriut te denje per te qene pjese e NATO-s. Ky popull shpreson ende, sepse ka dinjitet. Dhe shpreson tek njerezit qe peshojne po aq sa dinjiteti i tyre i thjeshte.
Nuk besoj se ju nuk e njihni institucionin e doreheqjes. Sepse nuk besoj qe ju nuk keni mesuar nga demokracia, pjese e se ciles, ju ishit ne fillimet tuaja, i shkelqyer dhe i ethshem. Nje here ne jete njeriut i ndodh te jete i mire. Nese ka nje cast qe e ben te ndjehet i rendesishem njeriun eshte vendimi i drejte dhe i ftohte qe merr ne castin me i keq i jetes dhe arsyeja qe zgjon te ai deshiren per te qene i mbare, i besueshem, i forte dhe serioz.
Gjate ketyre koheve kam ndjere se brenda jush jane vertitur arsye dhe mosarsye, por gjithmone kam dashur te besoj se keni ende brenda vetes suaj ate sharm qe e shfaqet ne vitet '90, kur une dhe miqte e mi ju lexonim me kuriozitet dhe deshire, kur kerkonim te shikonim te ju liderin e arsyes dhe te progresit tone demokratik.
Asnjehere nuk kam kembengulur te njoh zhvillimin e metejshem te karrieres suaj, e kam evituar kujtesen per t'ju mbajtur mend gjate, sepse gjithmone ka dashur te mbaj mend ato shkrime te para, ate shperthim te denje per atdheun tone te brishte.
Ju ishit pjese e nje kohe qe na nxori nga baltovina e diktatures. Dhe krijuat nje imazh te mire ne njerezit e thjeshte. Ju kembengulet per te krijuar nje stature pushtetari te arsyeshem, te kulturuar, te nje menaxheri punesh publike qe do te kishin fjongon e tyre te suksesit pastrimin e Lanes, por do te vuanin ngercin e madh te bunkierizimit te pamend te Tiranes. Ju nxoret per vite me radhe ne progresion gjeometrik rrites nje veti, e cila, nese lind pa vetedije rritet me vetedije te plote - ajo quhet lakmi per pushtet. Lakmi per te krijuar nje model te ri modern diktatori ne nje vend te vogel si ky i yni, i cili ende vuan nga pasojat e asaj diktature tjeter. Ju deshet te lulezonin hibride te asaj morse, te cilen e peshtyte vitet e para te demokracise. Te atyre viteve kur une lexoja dhe rilexoja me endje refleksionet tuaja dhe te z.Klosi. Dhe mendoja. Natyrisht, me mendjen time, pa asnje lloj indoktrinimi prej jush apo prej askujt tjeter.
Kjo eshte koha e bukur kur njeriu nuk mbushet me demagogji. Kur njeriu mendon se mund te kete nje atdhe. E ndjeja se edhe ju kerkonit atdheun po aq sa une. Ndersa lexonim Rilindjen Demokratike me qumeshtin e gjirit qe binte mbi faqet e ashpra, ne, mijera gra te reja atehere, shikonim te ju, te shoket tuaj, shpresen e madhe. Ne rritem femijet duke mesuar edhe vet se sa e veshtire ishte demokracia. Ne u perpoqem te mos lendoheshim kur na shtynin politikanet e anes suaj neper rruge, kur na hidhnin jashte dere, pushtetaret e devizes suaj, kur na linin pa pune bashkepadronet tuaj te pushtetit te majte.
Ndersa rrotullimi juaj ishte i tmerrshem dhe monstruoz. Ju u bete nje banke e madhe perfitimesh. Ju krijuat nje shtet te madh ne Tirane, ku askush nuk fliste vec jush. Askush nuk kishte fuqi vec jush. Ju e late Tiranen te asfiksuar. Pa fryme. Pa ajer. Pa demokraci. Ndoshta e bete nga dashuria per te. Dua shume ta besoj. Por eshte e pamundur. Ju e percmuat Tiranen. Tani, ende dua te shpresoj se nuk do percmoni gjithe vendin duke luajtur me peshoren e votes. Ajo ju nxjerr jashte. Dhe dua shume te shikoj nje ikje prej burri, zoti Edi Rama.
Ju arritet ne krye te shume pushteteve. Por harruat se pushteti ka fytyren e Meduzes. Ai te magjeps. Ai te shperben thelbin, ate te mirin, ate te thjeshtin te cilin besoj se dikur e kishit brenda vetes por e humbet me deshiren tuaj. Ne kulmin e marrezise suaj elektorale. Ju zhvilluat nje kryqezate elektorale ku percmuat gjithe te djathtet dhe te majtet. Ju u mbeshtetet jo ne pasionin dhe idealin e qindra socialisteve te thjeshte, por ne blindat e ndertesave shumekateshe dhe pronareve te tyre, te trusteve te fuqishme qe vet i mbarset dhe i bete te perbindshem si trustet e famshme te Lulelakres ne kohen e lindjes se nazizmit en Gjermani! Para se ju te kuptoni batakun ku ju ka futur kjo lloj marreveshje, ata do t'ju kene braktisur per hir te lartesise e cila per ta, kurre nuk eshte marramendese.
Une dua te besoj se ju jeni i mire. Une dua te degjoj ate Edi Rama qe kam degjuar ne vitet e para te demokracise, por kur shoh si shfaqet emri juaj ne formen e fantazmes ne fjalite vrastare dhe kobndjellese te Rucit, me vjen ne mendje historia e '97-es, ku nese nuk e kemi patur te qarte si u mbars, tashme kuptojme se jane te njejtat histeri qe bulerojne me zellin e nje kulture shterpe, ato qe per pak cuan ne rrenimin e vendit ate kohe.
Ju, me mire se kushdo tjeter e dini filozofine e ikjes se bukur nga pushteti. Ikja me respektin per fitoren e kundershtarit ju ben me te respektuar dhe e fut ikjen tuaj ne historine e suksesit te demokracise shqiptare.
Njerezit pas shume vitesh do te kujtojne nje Edi Rama qe diti te ikte me dinjitetin e te humburit, por ama, me dinjitetin e njeriut. Dhe nuk do harrojne asnjehere se majat e stuhishme jane per njerezit e forte qe mbahen jo ne dege te thyeshme, (ate qe ju e kthyet ne devize te pushtetit tuaj!) por ne rrenje te fuqishme, kete ta jep vetem dashuria e madhe per vendin dhe ai qe e meriton lavdine e kesaj kohe, ai qe shikon pothuaj driten e Zotit brenda zemrave te cdo shqiptari duke e bere te bardhe pamjen dhe Shqiperine sot eshte vetem Sali Berisha, vizionari prej shikimit te te cilit ja vlen te shikosh te kuptosh dhe te edukosh vullnetin per t'i sherbyer demokracise. Dhe keto jane me te forta se cdo rrenje.

Koha Jone
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Miranda Haxhia:Zotit Rama nuk ka kush t'i shkruajë
» Miranda Haxhia:A është 'ushtari' rebel Edvin Rama?
» Miranda Haxhia:Qetësia e Bashës sfidon karrigen bosh të humbësit Rama
» Miranda Haxhia:Pseudonim
» Miranda HAXHIA:Ato të Sharlatanit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi