Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hekuran Pashollari:GLOBALIZMI ESHTE NJE E MIRE APO E KEQE PER VENDET E VARFERA?!

Shko poshtë

Hekuran Pashollari:GLOBALIZMI ESHTE NJE E MIRE APO E KEQE PER VENDET E VARFERA?! Empty Hekuran Pashollari:GLOBALIZMI ESHTE NJE E MIRE APO E KEQE PER VENDET E VARFERA?!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 4:19 pm

GLOBALIZMI ESHTE NJE E MIRE APO E KEQE PER VENDET E VARFERA?!




HEKURAN PASHOLLARI

Profesori i ekonomise ,amerikani Pranab Bardhan ka thene:" Nje pergjigje te qarte nuk ka. E vetmja gje qe mund te thuhet eshte se si mund te gjendet nje ruge me e mire per te ndihmuar dhe minimizuar efektet e pa deshiruar."

Ne vend te hyrjes.

Tema e globalizmit dhe ato te lidhura me pabarezine dhe varferine jane bere sot çeshtje te mprehta dhe qe prekin dhe problemin e terrorizmit internacional dhe ate te nxehjes globale te planetit tone.
Hekuran Pashollari:GLOBALIZMI ESHTE NJE E MIRE APO E KEQE PER VENDET E VARFERA?! GrafikLidhur me konceptin e "globalizmit" ka opinione dhe mendime te ndryshme., por qe kane nje pike te perbashket ku ato konvergojne, qe ajo ka te beje me interesin dhe kushtet ekonomoke politike dhe sociale te vendeve ne zhvillim.
Disa i permbahen mendimit se tregetia e lire globale mund te zgjeroje me tej hapesiren e varferise, kurse te tjeret qe jane partizan te "globalizmit", pohojne te kunderten
Por vete dinamika e zhvillimeve ekonomike, politike dhe sociale, jo gjithmon shkon ne proporcion te drejte me bindjet e njerzeve, qofshin ata dhe politikane apo ekonomiste mjaft te zote.
Ajo qe bie sot ne sy lidhur me debatin mbi "globalizmin", eshte se ky term shpesh here perdoret per te treguar gjera te ndryshme.Disa mendojne qe "globalizmi" ka ne permbajten e vete zhvillimin e teknollogjise se komunikimit dhe levizjen e kapitaleve. Te tjere shprehen per "ekspasion" te fuqise puntore nga ana e industrise se vendeve te pasura
Ka dhe te tjere qe me termin "globalizem", kuptojne shoqerine kapitaliste ose hegjemonizmin ekonomik dhe kulturor te Shteteve te Bashkuara te Amerikes
Kurse P.Bardhon ,profesor ne universitetin e Kalifornise shprehet:"…do te doja te qartesoja qe une preokupohem per globalizmin ekomomik, ose lirine e tregetise internacionale dhe te investimeve te te kapitaleve jashte."
Sot para shkences ekonomike e sociale vihet pyetja fondamentale: Ne ç'menyre ky proçes(globalizmi) do te ifluencoje ne pagat, te ardhurat apo pasurite e popujve me te varfer?
Pas luftes se dyte boterore shume vende me pak te zhvilluara si Afrika, Azia dhe Amerika Latine kane qene te izoluara ekonomikisht nga vendet e tjera te botes. Ne kete periudhe pothuaj te gjitha keto vende kane qene te detyruara te hapen ne tregetine e tyre. Psh ne vitet 1980 - 2000 ,tregetia e mallrave dhe e sherbimeve ne Kine ka patur nje ngritje nga 23% ne 46%, ne Indi nga 19% ne 30%, Kurse vendet e tjera nuk e kane patur kete fat edhe pse jane bere shume sakrifica nga ane e popujve te ketyre vendeve,duke u dhene mundesine e shfytezimit dhe perfitimit vetem disa vendeve te tjera. Por edhe per kete periudhe ka mendime dhe pohime pro dhe kundra globalizmit
Sipas P. Bardhon " per te patur nje efektivitet ne veprimet qe duhen ndermare, para se gjithash duhet kuptuar kompleksiteti i fenomenit te globalizmit"
Globalizmi eshte plage apo ilaç sherues
Argumentet ne favor te tregetise se lire bazohen ne parimin e njohur te kerkese ofertes,sipas se ciles çdo vend nxjer perfitime duke eksportuar mallrat qe jane prodhuar me kualitet dhe kosto te ulet dhe duke importuar te tjera po me cilesi dhe çmim te pranueshem
Te gjithe ekonomistet ne kete pike jane pothuaj ne nje konvergjence te plote , por ndahen ne ate te bilancit midis perfitimit maksimal dhe kostos reale qe ate e shoqeron si dhe aspekti i mbrojtjes sociale per te varferit.
Ata qe i permbahen idese se shkembimit te lire te mallrave, mendojne qe ritja e specializimit dhe e fluksit te investimeve globale jane ne te njejten "gjatesi vale" dhe se bashku çojne ne progres.
Studjues te tjere, nenvizojne qe jo te gjitha kombet kane kapacitete per te bere ristrukturime ne fushen e shkembimeve reciproke. Sipas tyre epersite e specializimit çfaqen ne nje periudhe te gjate kohe, nderkohe qe personat dhe kapitalet duhen mbajtur plotesisht ne levisje, te cilat per nje kohe relativisht te shkurter mund te provokojne regres ne vend te progresit.
Me kritikuesit e "globalizmit" pohojne qe tregetia e lire i ben te pasurit me te pasur dhe te varferit me te varfer.Kurse mbrojtesit e "globalizmit" thone te kunderten dhe flasin per efektivitein e padiskutueshem te saj.
Por te dhenat faktike tregojne nje situate komplekse, ne kuptimin qe gjerat nuk duhen pare vetem ne bardhe e zi ,por me avantazhet dhe dizavantazhe e tyre.
Nga sondazhet e ndryshme qe banka Boterore ka bere me nje numer banoresh te vendeve ne zhvillim, te cilet jetojne nen nivelin e varferise, dmth me me pak se nje dollar ne dite, japin vleresimin se varferia apsolute eshte duke u zvogluar nga viti ne vit. Kjo tendence eshte me evidente ne Kine, Indi dhe Indonezi, vende keto qe jane karakterizuar nga nje varferi masive ne zonat rurale (fshatare),dhe qe te mara se bashku perbejne reth gjysmen e popullsise te vendeve ne zhvillim.
Nga viti 1981 deri 2001, perqidja e popullsise rurale qe jetojne me me pak se nje dollar ne dite (pra poshte nivelit te varferise apsolute) , eshte zvogeluar nga 79% ne 27% ne Kine, nga 63% ne 42% ne Indi dhe nga 55% ne 11% ne Indonezi. Shih grafikun e meposhtem

Por kundershtaret e teorise se "globalizmit", kembengulin :"..ne qofte se ne pergjithesi te varferit nuk jane duke u bere me te varfer, asnje nuk ka mundur ende te demostroje qe permiresimet relative te kushteve ekomomike te tyre te jete pasoje e globalizmit" Si shembull ne kete drejtim ata i referohen Kines, qe ulja e varferise dhe tregusit e mire ne ritje te ekonomise se saj, jane percaktuar kryesisht nga faktoret e brendshem: ku mund te permendim zgjerimin e infrastruktures, reformen e fuqishme agrare te vitit 1978, ulja e çmimeve te furnizimit me grure dhe oriz, ritjen e mekanizimit dhe urbanizimit etj. Sipas statistikave te koheve te fundit, nga 400 milion kineze qe kane mundur te dalin nga varferia apsolute, reth tre te katertat e tyre e kane aritur kete ne vitet 80, pra para se Kina te thithte investimet e jashtme te cilat paten nje zgjerim ne vitin 2001.
Edhe ne Indi ulja e varferise rurale i atribuohet me shume liberalizimit te tregetise ne vitet 90, "revolucionit te gjelber" ne fushen e agrikultutres, sidhe programit te qeverise kunder varferise, e kushtezuar kjo dhe nga veprimet e levizjeve sociale.
E njejta gje mund te thuhet dhe per Indonezine e cila dhe ajo ka krijuar "revolucionin e gjelber", ka aplikuar politika makroskopike per te stabilizuar çmimet e orizit dhe ka bere investime masive ne infrastukturen rurale , te cilat te mara se bashku kane patur nje rendesi kryesore per te ulur varferine rurale
Por nuk duhet haruar dhe fakti tjeter ne favor te teorise se "globalizmit". Ne gjysmen e viteve 80, globalizmi duke ritur punesimin ne fushen e industrise per nje perdorim sa me intesiv te fuqise puntore (krahut te lire te punes) ka kontribuar ne nxjeren nga varferia nje numer te madh personazh si ne Kine ashtu dhe ne Indonezi. Por ky eshte vetem nje nga faktet prej shume faktoreve qe kane nxitur progresin ekomomik te ketyre viteve te fundit.
Ata qe dyshojne ne perfitimin real nga globalizmi perdorin dhe nje argument tjeter qe ka te beje me situaten ekonomike te vendeve te Afrikes, ku varferia jo vetem qe nuk eshte ulur, por perkundrazi ka pesuar nje ritje.Duke iu referuar stastikave te viteve te fundit, pjesa e popullsise qe jetojne nen nivelin e varferise apsolute ne vendet e Afrikes, nga periudha 1980 deri me 2001, ka pesuar nje ritje nga 42% ne 47%.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hekuran Pashollari:GLOBALIZMI ESHTE NJE E MIRE APO E KEQE PER VENDET E VARFERA?! Empty Re: Hekuran Pashollari:GLOBALIZMI ESHTE NJE E MIRE APO E KEQE PER VENDET E VARFERA?!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 13, 2009 4:20 pm

Por kete fakt, mrojtesit e "globalizmit" e kundershtojne duke pohuar qe keqesimi i ekonomise ne keto vende eshte e kushtzuar nga pastabiliteti politik apo me falimentimin e regjimeve politike, te cilat kane mbajur larg investitoret dhe tregetaret e huaj,duke kufizuar keshtu futjen e kapitaleve nga jashte. Kjo ka sjelle pasoja negative jo vetem ne izolimin ekonomik dhe gjeografik te ketyre vendeve por dhe ne ritjen e semundeve te ndryshme dhe ngadalesimin e teknollogjive moderne ne sektorin e agrokultures qe kane ulur prodhimin vendas etj.
Globalizmi dhe fuqia puntore
Efektiviteti i tregetise se lire globale, ka te beje dhe me nje çeshtje tjeter, qe manifestohet ne shpirtin e inisiatives, aftesine dhe formimin profesional, informacionin etj.
Te varferit e çdo kombi jane te denuar si nga mungesa e futjes se kapitalit te huaj ashtu dhe nga shkalla e ulet e formimit profesional te krahut te punes. Per shembull ne Meksike puntoret e nje fabrike qe kerkonte nje kualifikim dhe nje shfrytezim intesiv te fuqise puntore, humben vendin e punes se tyre duke u zvendesuar nga puntoret e ardhur nga vendet aziatike qe kishin nje kualifikim me te larte se ata vendas.
Megjithat duhet pranuar se investimet e huaja sjellin ne teresi lindjen e fronteve te reja pune si pasoje e lindjes se sektoreve te ndryshem prodhues ne industri dhe bujqesi, qe se bashku sjellim nje permiresim relativ te kushteve te jeteses se ketyre vendeve.
Lidhur me proçesin kompleks shfrytezim - permiresim te kushteve ekonomike te puntoreve (banoreve te vendeve ne zhvillim),nje studjues tjeter amerikan H.Gordon qe ka vezhguar zonat e Meksikes ne vitet 90 pohon qe ato zona qe kane qene te lidhura me globalizmin kane patur nje ritje te te ardhurave te tyre me 10% me te larte se ato zona qe nuk kane mundur te thithin investime te huaja.
Sot ne ekonomite e vendeve aziatike me te varfera si Vietnami, Kamboxhia, Bangladeshi,shume gra jane punesuar ne fabrikat e veshjeve per qellim eksporti. Ne krahasim me nivelin boteror,te ardhurat qe ato nxjerin jane shume me te ulta ,por njekohesisht shume me te larta se ato te kolegeve te tyre qe punojne ne vende te tjera pune.
Ne nje raport te vitit 2002,nje organizate jo qeveritare me emrin Oxfam, ka dhene opinionin e nje gruaje puntore dhe nene e femijve e cila shprehet:"Puna eshte e veshtire dhe nuk na trajtojne mire,….por jeta e atyre qe punojne jashte (fabrikes) eshte me siguri me e keqe. Ne qofte se do te kthehesha ne vendin tim te lindjes do te isha me keq. Kush punon jashte fabrikes, kush shet mallra ne ruge ose transporton tulla ne kantjeret e ndertimit,fitojne me pak. Nuk ka shume per te zgjedhur te tjera pune. Sigurisht do te me pelqente te kisha kushte me te mira,por per mua kjo pune do te thote te mbaj femijet e mi dhe t'u ofroj atyre nje jete me te mire"
Nga studjues te ndryshem qe kane vezhguar mbi 1300 gra puntore qe punojne ne kryeqytetin e Bangladeshit, kane aritur ne perfundimin qe paga mesatare e tyre mujore eshte 86% me e larte se e te tjerave qe punojne ne te njejten zone por jashte ketyre fabrikave.
Ne vitin 1993, SH.B.A. vendosen te nderpresin importimin e prodhimeve te fabrikave qe shrytezonin punen e te miturve. Kjo solli si pasoje qe industria e veshjeve ne Bangladesh te pushonte reth 50.000 femije.
UNICEF dhe grupe te tjera bamiresie ben nje hetim se ku kishin perfunduar keta femije. Konkluzioni i tyre ishte tragjik:vetem 10.000 pre tyre(pra 20%) ishin kthyer ne shkolla, te tjeret(80%) kishin gjetur nje pune me kushte me te keqia ose prostituonin
Mbase keto fakte jo te kendshme duken se jane favor te kritikuesve te globalizmit, por partizanet e globalizmit justyfikohen duke thene se keto jane efekte te perkohshme dhe se te varferit nuk kane shume mundesi zgjedhjeje
Globalizmi dhe ruget per te ritur efektivitetin e saj
Qofte mbeshtetesit qofte kundershtaret e globalizmit, jane duke gjetur disa pika konvergjente.
Ne shume aspekte te njejta ata pranojne mundesine e nje koordinimi midis shoqerive shume etnike, organizmave multilateriale, qeverive ne vendet ne zhillim etj per hartimin e programeve te luftes kunder varferise.duke eleminuar divergjencat dhe duke u bazuar mbi konsesusin e deshiruar, aleanca te reja nderkombetare mund te zvogelojne mizerien dhe varferine qe vazhdon te preke miliarda njeres ne bote.
P.Bardhen jep keto rekomandime lidhur me masat qe duhen diskutuar per te ardhmen e njerezimit:
1. Kontrolli i kapitaleve
Fluksi i investimeve globale konsiston ne levizjen e kapitaleve si pajisje makineri ashtu dhe te kapitaleve te qujatura "spekulative" si titujt e aksioneve, obligaionet, valutat etj, ku keto te fundit mund te provokojne deme ne ne ekunomite e brishta . Si shembul mund te meret kriza financiare aziatike ne vitin 1987, ose ajo e firmave piramidale ne Shqiperi ne vitin 1997
Ne Tailande ne saje te veprimeve spekullative ne valuten e saj beri qe varferia rurale te ritet me 50%. Ne Indonezi futja masive e kapitaleve spekulative ka provokuar nje renie prej 44% te pagave reale te industrise teksile e te veshjeve.
Keto fenomene negative te krizes financiare aziatike, beri qe shume ekonomiste ,dhe ata me optimistet e globalizmit te pranojne nevojen e disa formave te kontrollit mbi fluksin e kapitaleve
spekulative(titujt e aksioneve, obligaionet, valutat),sidomos kur niveli financiar i bankave nacionale eshte i dobet.
Sot eshte pranuar pothuaj nga te gjithe qe Kina, India dhe Malajzia, kane mundur te shmangin krizen aziatike ne saj te kontrollit te repte mbi ikjen e kapitaleve te tyre.
Ekonomistet ende jane duke diskutuar mbi format e ketyre kontrolleve si dhe efektet qe ato mund te kene mbi koston e kapitaleve
2. Reduktimi i proteksionizmit
Nje nga pengesat serioze ne ritjen ekonomike te vendeve ne zhvillm eshte sipas P.Bradhen qe ka pak globalizem dhe jo e kunderta.Eshte e veshtire dalja nga mizerja kur kombet e pasura dhe ato te varferat, kuizojne importet e prohimeve te tyre agrikulture. Hembjet vjetore komlekse te vendeve ne zhvillim si pasje e masave shterguese doganore ne prodhimet e arikultures si dhe kontributet e prodhimeve te vendeve te pasura eshte reth 45 miliarde dollare. Kurse ato qe vijne nga barirat tregetre e doganore mbi prohimet e veshjeve e tekstileve eshte reth 24 miliarde dollare. Keto humbje nuk kane te njejten shtrirje per kombet evarfera, ku disa prej tyre kane patur avantazhe ne krahasim me te tjerat.
3. Nderhyrjet antitrust
Sot tregetia globale e kaefse eshte e dominuar nga 4 shoqeri te medha monopoliste. Ne fillim te viteve 90 perfitimet e vendeve eksportuese te kafese sillej reth 12 miliarde dollare ne vit, kurse ata qe e shisnin me pakice fitonin mbi 30 miliare $.
Ne vitin 2002, shitja me pakice i dyfishoi fitimet kurse prodhuesit fitonin me pak se gjysmen e asaj te viteve 90. Kjo sipas ekomomistit P.Bradhen nuk eshte pasoje e globalizmit te tregetise, por i perqendrimit te fuqise monopoliste ne duart e pak shoqerive.
Sot ne sektorin e industrise shoqerite po bien dakord per te fiksuar çmimet dhe ekonomiste te ndryshem, kane propozuar krijimin e nje agjensie nderkombetare antitrust per te mbykqyrur regullat e lojes ne tregetine reciproke.
Nje tjeter ndihme per futjen e prodhimeve te vendeve te varfera ne tregetine globale do te ishte
çertifikimi i cilesise se mallrave te tyre
4. Programet sociale
Ekonomiste te ndryshem jane te bindur qe qeverite ,rahas tregetise se lire , mund te hartojne proame qe kane te bejne me rishperndarjen e fitimeve dhe pasurive te atyre qytetareve ,te cilet kane patur avantazhe te medha nga liberalizimi i ekonomise. Keto programe duhet te kosistojne ne amortizimet sociale per rikualifikimin e puntoreve qe kane humbur vendin e tyre te punes, per bursat e studimit te femijve te prinderve qe kane rezultate te mira ne mesime dhe pak mundesi ekonomike etj
5. Reforma ne politikat e emigrimit per fuqi puntore te perkohshme
Krijimi i nje programi qe do te mundesonte futjen e nje numri te madh te puntoreve jo te specializuar ne vendet e pasura me cilesine e "puntoreve te ftuar" do te kontribuonte po aq sa dhe liberalizimi i tregetise se lire per vendet ne zhvillim.
Si perfundim ,globalizmi me gjithe kompleksitetin e vet ,krijon istrumenta efektive dhe aktive per te çuar ne progres, ne qofte se ka nje bashkeveprim reciprok midis politikave nacionale dhe atyre globale.

Shenim : te dhenat ,shifrat dhe referimet jane mare nga revista shkencore amerikane botuar italisht " (Le scienze n. 454 edicione italiano di scientific american)


FL
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi