Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga Kuvendi i Shqipërisë

Shko poshtë

Lajme nga Kuvendi i Shqipërisë Empty Lajme nga Kuvendi i Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 9:03 pm

Topalli në Vjenë


Lajme nga Kuvendi i Shqipërisë Topalli
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperisë, Jozefina Topalli, në takimin e 5-të ndërkombëtar të kryeparlamentareve gra, në Vjenë.
Topalli:Rritja ekonomike në Shqipëri, më e madhja në Evropë, ka ndikuar në mirëqënien e familjes dhe, në mënyrë të veçantë, të gruas.


Tiranë
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, mori pjesë në takimin e 5-të ndërkombëtar të kryeparlamentareve gra, që u organizua në Vjenë nën kujdesin e kryetares së Parlamentit të Austrisë, znj.Barbara Prammer.

Vjenë-Dhuna kundër grave dhe kriza financiare ndërkombëtare u identifikuan si çështje që ndikojnë në përkeqësimin e pozicionit të gruas në çdo vend, pavarësisht zhvillimit social dhe ekonomik të tij. Në fokus të debatit ishte domosdoshmëria e një vizioni të ri për të shmangur pasojat e krizës me masa, që, vërtet kanë qëllime të mira, por, prej të cilave gratë nuk përfitojnë. Kryetarja e Kuvendit të Shqiperisë, Jozefina Topalli, në takimin e 5-të ndërkombëtar të kryeparlamentareve gra, që u organizua në Vjenë nën kujdesin e kryetares së Parlamentit të Austrisë, znj.Barbara Prammer, theksoi se mirëqenia e femrës shqiptare është mjaft e mirë, ër të cilën ka ndikuar rritja ekonomike. Po ashtu, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Topalli argumentoi se kriza ekonomike ndërkombëtare dëmton, së pari gratë për shkak të pozicionit të tyre të pabarabartë, veçanërisht në tregun e punës. Zonja Jozefina Topalli ofroi modelin e Shqipërisë si një vend, që nëpërmjet zbatimit të një paketë të guxishme fiskale dhe dyfishimit të të ardhurave, edhe nga lufta kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal, ka realizuar rritjen më të madhe ekonomike në Europë, duke ndikuar në mirëqënien e familjes shqiptare dhe, në mënyrë të veçantë, të gruas.

Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë theksoi se ndryshimi nuk duhet të vijë vetëm nëpërmjet politikave protektive për grate, por, para së gjithash, ndryshimi vjen nga ajo çka gratë bëjnë për vetveten.Si e para grua në krye të Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e nisi detyrën e saj edhe me angazhimin për t’u përfshirë totalisht dhe për të shfrytëzuar çdo mundësi, me veprim konkret për forcimin e rolit të gruas në familje dhe shoqërinë shqiptare. Në takimin me homologet e saj, Jozefina Topalli e vleresoi si një arritje thelbësore të demokracisë shqiptare dyfishimin e numrit të deputeteve gra, duke u shprehur optimiste edhe për rritjen e numrit të grave në qeverinë e ardhshme.Gjatë takimit në Vjenë, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë ndau me koleget e saj përvojën e një turi dy vjeçar në mbështetje të grave dhe ndërgjegjësimit për rolin që ato duhet të luajnë në shoqëri. “Unë kam ndjerë dhe kuptuar- nënvizoi znj. Jozefina Topalli se energjia, përkushtimi, pasioni i gruas janë vlera të jashtëzakonshme të cilat sjellin progres dhe unë jam e sigurtë se ne të gjtha ndajmë të njëjtën ndjesi dhe përvojë se gratë janë një thesar, por jo tërësisht i zbuluar nga shoqëria”. Takimi i 5-të i kryeparlamentareve në Vjenë vlerësoi si prioritare partneritetin me median në përballimin e kësaj sfide në Objektivat e Mijëvjeçarit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi