Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TË DUA E PANJOHUR

Shko poshtë

TË DUA E PANJOHUR Empty TË DUA E PANJOHUR

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 23, 2008 1:27 am

TË DUA E PANJOHUR
TË DUA E PANJOHUR PANJOHURAÇdo natë të ëndërroj edhe pse ende s’të kam parë,apo ndoshta të kam parë sa e sa herë dhe nuk e kam ditur që je ti, ajo që kërkojë. Po nuk ka gjë, këtë do ta mësoj me kohë. Ne mund të kalojmë pranë njëri - tjetrit e të mos përshëndetemi apo mund të jemi me mira kilometra larg ,por kjo nuk ka rëndësi,aspak nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësi është se unë jam vetëm i yti dhe ti je vetëm e imja sepse kjo është vendosur e vulosur ende pa ardhur këtu.
Nuk ka rëndësi , aspak nuk ka rëndësi nëse më duhet të lodhem duke të të kërkuar ty apo se ti duhet të lodhësh duke më kërkuar mua,ky është çmimi që duhet të paguajmë për fitoren. E rëndësishme është se ti më pret dhe unë të pres,se ti më kërkon dhe se unë të kërkojë, e rëndësishme është se ne do ta gjejmë njëri tjetrin. Dashuria jonë dhe festa që do të bëjmë do të bëjnë që të harrohen përgjithmonë ankthi i pritjes dhe ditët e vetmisë.
Nuk e di në të kam parë ndonjëherë, por e ndjej se dy zemrat tona janë takuar mes vete, janë takuar atje, tek burimi i dashurisë,tek ai burim i pashtershëm ku çdo zemër furnizohet me dashuri,tek burimi,atje lart.
E di edhe një gjë,e di se të kam parë në ëndërr, shkëlqimi i fytyrës dhe flokëve të tua nuk më lejoi të të dalloja qartë fytyrën, por unë e ndjeja se ishe ti, jo s’mund të ishte ndonjë tjetër. Goja jote nuk më foli asnjë fjalë por buzëqeshja jote më tha shumë, sa shumë !.
E di edhe se çdo natë shikimet tona ndeshën, atje lartë në qiell,në yllin më të bukur,a e ke vërejtur ndonjëherë vezullimin e rrugës që përshkojnë shikimet tona, atje shikimet tona puthen, atje shikimet tona flasin
E panjohur më kërko,por mos më kërko shumë se kështu mund të përplasesh në dike tjetër para se të më gjesh. Më prit por jo edhe gjatë,nëse mendon se po vonohem, nisu, do të më hasësh rrugës duke ardhur tek ti
Kujtohu,ndoshta jemi parë! Po ku se ? Ndoshta tek porta kur po hynim këtu,në këtë skenë që e quajmë JETË.
Çdo e njohur që takojë më bënë të mendojë për ty e panjohur
E panjohur s’ka rendësi që nuk të njoh,unë të dua. Ti ke diçka timen dhe unë kam diçka tënden. Dhe atë ditë kur të njihemi do na duket se jemi njohur gjithmonë.
Dërguar nga: Agron Jashari – Adoniss
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi