Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

235 raste të konfirmuara me grip

Shko poshtë

235 raste të konfirmuara me grip Empty 235 raste të konfirmuara me grip

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 12, 2009 2:17 am

235 raste të konfirmuara me grip Visar_kryeziu_gripi02-490x320
235 raste të konfirmuara me grip


Nga Express

Grupi punues për menaxhimin e pandemisë së gripit A H1N1 në nivel të Kosovës, ka mbajtur sot takimin e rregullt, në të cilin është shqyrtuar situata epidemiologjike në vend rreth Gripit të ri pandemik A H1N1.

Në këtë takim është vlerësuar se situata është nën kontroll, por ende mbetet serioze për shkak të rasteve të regjistruara në vazhdimësi të gripit si pasojë e pranisë së Virusit A H1N1 dhe virusëve sezonalë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri të ditur se që nga 15 korriku e deri më tani, në Kosovë janë konfirmuar 235 raste pozitive në A H1N1, derisa në Klinikën Infektive janë të shtrirë 35 pacientë nën observim klinik dhe 4 të tjerë në mjekimin intensiv.

Grupi punues i inkurajon punonjësit shëndetësorë në Kosovë dhe kategoritë e tjera të cilave u është dedikuar kjo vaksinë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të mirë për vaksinim, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), do të sigurojnë doza të tjera të vaksinës me qëllim të mbrojtjes së popullatës nga virusi.

Ministria inkurajon edhe kategoritë e tjera, sipas indikacioneve dhe sipas konsultimeve me mjekët , që të paraqiten në Qendrat e Mjekësisë Familjare, me qëllim të vaksinimit.

Grupi kërkon ngritjen e nivelit të kapaciteteve fizike dhe profesionale për menaxhimin sa më të mirë të situatës, furnizimin e rregullt me barna dhe materialet e nevojshme për trajtimin e rasteve.

Gjithashtu, Grupi i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që lejojë shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Fondi Emergjent për sigurimin e një furnizimi sa më të qëndrueshëm, blerjen e aparaturës si respiratorë, etj.

Në takim është kërkuar nga menaxherët e spitaleve rajonale që të kërkojnë nga personeli i tyre që në Prishtinës të mos dërgohen rastet, të cilat mund të trajtohen në spitalet e tyre dhe të zbatohet trajtimi korrekt i të prekurve nga Gripi sipas protokolleve dhe udhëzuesve të shpërndarë.

Nga OBSH u bë e ditur se të hënën, 95 mostra të konfirmuara si pozitive në Kosovë, do të dërgohen në Londër, me qëllim që të bëhet një evaluim i punës së Qendrës Kombëtare të Kosovës për Grip dhe të shihet nëse eventualisht në ndonjë nga rastet e konfirmuara si pozitive virusi ka pësuar mutacion.

Grupi u bën thirrje sërish qytetarëve që të zbatojnë masat preventive kundër Gripit dhe të paraqiten me kohë te mjeku kur kanë shenja të dyshimta gripi, derisa në Qendrën Kombëtare të Gripit do të analizohen vetëm mostrat e të sëmurëve me pasqyrë të rëndë klinike dhe mostrat e të vdekurve.

Ndërsa të hënën, ekspertë të OBSH-së nga Irlanda do nisin në Kosovë një mision për të inspektuar menaxhimin klinik të rasteve të pandemisë së Gripit A H1N1.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi