Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të arriturat e shqiptarëve në botë:Gëzur Tribuna, Gëzuar Ajet Nuro dhe suksese të mëtutjeshme!

Shko poshtë

Të arriturat e shqiptarëve në botë:Gëzur Tribuna, Gëzuar Ajet Nuro dhe suksese të mëtutjeshme! Empty Të arriturat e shqiptarëve në botë:Gëzur Tribuna, Gëzuar Ajet Nuro dhe suksese të mëtutjeshme!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 25, 2008 7:23 pm

Tribuna Shqiptare është në faqe e cila po e kryen misionin e vetë për të cilën edhe i është dedikuar. Ajet Nuro, njeriu i cili me përkushtim udhëhoqi këtë dritare njohurish e mësimi, lajme komente, analiza e histor,...sot duhet ta ndjej veten krenar pë suksesin e tij. Urimit i bashkangjitemi edhe ne si faqe e re e cila synon të arrij deri diku afër Tribunës, Zemrës Shqiptare e Web faqeve tjera simotra të cilat nuk e ndalin turrin për të mirën e atdheut e kombit.

Suksese Ajet Nuro, suksese Tribunë!

Ju dëshirojnë
Agim Gashi
www.agim.poeticforum.com



Tribuna Shqiptare ka marr urimet e para :

Të arriturat e shqiptarëve në botë:Gëzur Tribuna, Gëzuar Ajet Nuro dhe suksese të mëtutjeshme! Kanuni_i_neglizhences
Kadri Sherifi : Tribuna Shqiptare është lidere dhe referencë mbarëshqiptare për zhdukjen e gjakmarrjes. Lufta kundër këtij fenomeni i cili na varfëron dhe na turpëron në botë duke na përveshur imazhin se jemi i vetmi popull në Evropë i cili nuk rrespekton ligjet dhe vlerat bashkohore është meritë e kësaj faqeje. Mendoj se kjo meritë do të duhej të nënvizohej nga të gjitha mediat tjera. Në këtë faqe shprehen personalitete të shquara dhe emra të njohur të kulturës sonë. Shfrytëzoj rastin t’ju përshëndes të gjithëve dhe t’ju ftoj ta nënshkruani dhe ta komentoni peticionin kundër gjakmarrjes drejtuar presidentit Topi dhe presidentit Sejdiu. Klikoni në logon KANUNI i NEGLIZHENCËS. Suksese dhe jetë të gjatë faqes Tribuna Shqiptare në adresën e re: TribunaShqiptare.com !
Kadri
Sherifi



Të arriturat e shqiptarëve në botë:Gëzur Tribuna, Gëzuar Ajet Nuro dhe suksese të mëtutjeshme! Xh_rexhajXhevat Rexhaj: Zotëri i nderuar Nuro
Me vëmendje e lexova shkrimin-informim. Me kujdes të posaçëm vërejta se ju jeni njeri që vërtet ecni me kohën, pra thjeshtë ju ofroni në tregun e sotëm informativ inovacione, të cilat vërtet janë të4 domosdoshme. Unë personalisht kam respekt dhe njëheri jap përkrahje të madhe për qëllimin dhe angazhimin tuaj.

Zotëri Nuro, në faqen tuaj, AlbemigranT, edhe unë kam gjetur veten, më ke ofruar mundësi dhe hapësirë gjithherë, për këtë të jam mirënjohës, dhe shpresoi se do jem në TribunaShqiptare.com prezent me shkrimet e mia modeste. Do të jetë kënaqësi që të ketë penda dhe figura të ndryshme nga lëmit e ndryshme në faqen e re, pra besoi se edhe do jenë prezentë sepse administrimi i juaj i gjertanishëm i faqes AlbemigranT ka treguar profesionalitet dhe aftësi.



Sinqerisht të përgëzoi nga zemra dhe të uroi suksese, të tillët si ju ndihmojnë shumë shpirtra të „trembur“ që edhe ata të gjejnë prehje në shkrimet e tyre, një nder ta isha edhe unë.

Zotëri Nuro, Gëzuar Krishtlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri 2009, paç shëndet dhe mbarësi



Xhevat Rexhaj

SchaffhausenTë arriturat e shqiptarëve në botë:Gëzur Tribuna, Gëzuar Ajet Nuro dhe suksese të mëtutjeshme! CumaniIlir Çumani : "Tribuna Shqiptare" është kthyer në një tribunë vlerash, në simbol i mendimit dhe lirisë së fjalës për çdo shqiptar që mendon dhe flet shqip në çdo cep të rruzullit tokësor.
E konsideroj si një tempull të shejntë dhe vazhdimësi të veprës së shquar të patriotëve dhe iluministëve me të shquar shqiptarë. Në të gjitha kohërat dhe momentet historike që ka kaluar kombi ynë, kanë dalë mjaft burra të zot për ti treguar botës mbarë se Shqipëria ka Zot. Dhe Zot janë vetë shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë dhe ku punojnë. E rëndësishme është, se kudo që ata janë, mendjen dhe shpirtin e kanë tek Mëmëdheu, tek Lokja Nënë Shqipëri.
I përshëndes dhe i uroj suksese të mëtejshme administratorëve që e kanë krijuar dhe rritur "Tribunën Shqiptare" si një foshnjë të bukur. Do të rritet edhe më shumë, e do të bëhet nuse dhe Zonjë mbi Zonjat kjo Tribunë të Mendimit të Lirë Shqiptar... Sepse gjithnjë ajo do të flas shqip, do lexohet shqip në të gjitha hapësirat shqiptare, pa njohur kufij shtetesh e kontinentesh.... Dhje kjo nuk është vetëm një detyrë patriotike e njerëzve të mençur... Kjo është një vepër që shkruan historinë e kombit tonë... Dhe e tillë do të mbetet "Tribuna Shqiptare" në historinë e Shqipërsë....



Suksese!

Sinqerisht,

Ilir ÇUMANI

Drejtor i Përgjithshëm

i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

Xheladin MJEKU : Me bindjen se vitin që po e lëmë pas ishte vit i punës, angazhimeve dhe sukseseve të gjithë popullit shqiptar, kudo që jetojnë dhe veprojnë, e veçanërisht ishte Viti më i lumtur për Kosovën, që u kurorëzua me Pavarësinë, si rezultat i përpjekjeve shekullore jo vetëm të kosovarëve, por i gjithë botës shqiptare, kontributi i të cilëve u shpagua me lindjen e shtetit të Ri, kemi edhe një arsye më shumë të Urojmë, të gëzohemi dhe të përqafohemi vllazërisht gjithandej nëpër botë! Me dëshirën që viti që po fillojmë të jetë edhe një vit i punës, i sukseseve dhe realizimit të synimeve tona, çoftë personale, shoqërore dhe atyre mbarëkombëtare Uroj nga zemra

G Ë Z U A R VITI I RI 2009

gjithë Stafit të "ALBEMIGRANTIT", adhuruesve dhe bashkëpunëtorëve të kësaj Web-faqeje, që kontribojnë me shkrimet, komentet, informacionet dhe sugjerimet e tyre, të gjithë miqëve, shokëve, atyre që na ndihmojnë, na përkrahin, atyre që na duan dhe i duam në gjithë planetin - GËZUAR PËR SHUMË MOTE!

Përzemërsisht nga

Xheladin MJEKU
Prishtinë - Republika e Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi