Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Gashi:Ramaj ishte zjarr që ushqente shpirtin kombëtar

Shko poshtë

Ismail Gashi:Ramaj ishte zjarr që ushqente shpirtin kombëtar Empty Ismail Gashi:Ramaj ishte zjarr që ushqente shpirtin kombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 2:08 am

Ramaj ishte zjarr që ushqente shpirtin kombëtar

Ismail Gashi
Në dhjetëvjetorin e vdekjes së mikut tim Abdyl Ramaj

Abdyl Ramaj, ishte miku im i jetës, ashtu siç ishte mik i madh edhe i shumë e shumë të tjerëve. Ai ishte mik i afërt, bashkëveprues korrekt e serioz me të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh nivelet, gjinitë dhe moshat. I tillë ishte në të gjitha kohët e mjediset, kudo e kurdo që gjendej, Abdyli i tillë ishte, që nga lindja më 12 maj 1943 në Reçan të Therandës, e deri në vdekje. Miqësia e afërsia shpirtërore e Abdylit me bashkëkombësit kishte emërues të përbashkët çështjen kombëtare, afërsinë shpirtërore, nxitjen për punë dhe zgjerimin e rrethit të njerëzve, bashkëmendimtarë të veprimtarisë kombëtare. Që nga ditët e djalërisë e deri në këtë kohë të vlimeve të rënda, e të lavdishme të aspiratës sonë historike. Gjithnjë ishte shok i respektuar i të gjithë bashkënxënësve, që nga mësimet fillore që i mori në Therandë deri në mësimet universitare, Shkollën Normale e filloi në Prizren të cilën e përfundoi më 1965 në Ferizaj, kurse Fakultetin Filozofik-Degën e Pedagogjisë e vazhdoi dhe e kreu me sukses të shkëlqyer më 1969 në Prishtinë për të magjistruar më 1981 në Universitetin e Zagrebit. Abdyli sa ishte i afërt, korrekt e i dashur për miqtë, po aq ishte i ashpër e jotolerantë kundër atyre, të cilët çështjen kombëtare nuk e merrnin me seriozitet, apo ishin mospërfillës ndaj saj. Përkundër vlerave të larta njerëzore, ai kishte vlera të larta pozitive të moralit, ai kurrë nuk tregonte ftohje miqësie me miqtë, ishte vazhdimisht stabil e optimist i pakontestueshëm, por real, modest dhe i qëndrueshëm, gjithnjë ishte korrekt, i fortë dhe rrespektiv. Abdyli ishte shumë i pranueshëm për bashkëveprimtarët, ai sakrifikonte çdo gjë prej vetës. Ai ishte zjarr që ushqente shpirtin për çështje kombëtare, Ishte udhëheqës i sinqertë e korrekt, gëzohej shumë për sukseset e shokëve bashkëpunëtorë, gëzim që e manifestonte me kënaqësi, dhe e ndjente sikur të ishin suksese të Tij. Por edhe prekej e shqetësohej thellë e rëndë, kur dikush nga shokët gjendej në rrethana e pozita të rrezikimit. Shkurt e shqip, Abdyli ishte me tipare të njeriut me shpirt revolucionar, të vuajtur e sentimental dhe në qenie mbante një vullkan ambiciesh për jetën praktike e punën arsimore, veprimin politik e punën shkencore. Për miq të sinqertë çmonte të gjithë shqiptarët e mirëfilltë dhe për të tillët nuk kursente sakrificën personale që me gjithë qenien ofronte ndihmë shpirtërore, profesionale e materiale. Gjithmonë e në çfarëdo rrethanë, dëshmonte qenjën e Tij me qëndrime e veprime të moralit të lartë dhe ndërgjegje të arsyeshme. I tillë ishte në jetën praktike, në punën shkencore e në veprimtarinë atdhetare e politike siç është rasti i Letrës së njohur të Abdylin dërguar Hans Van Den Bruk më 1991. Ishte fort i ashpër, këmbëngulës e i pakontestueshëm në argumente faktike, kur ndodhej në përballje me kundërshtarët, veçmas me ata që ishin të shtresuar në anën e kundërt të substancës kombëtare shqiptare.
Nuk është vetëm rastisje, që Abdyli Ramaj vdiq, vetëm pak kohë pas ekzekutimit, likuidimit barbar të autoritetit të pakontestueshëm për çështjen shqiptare Akademik Fehmi Aganit. Pranë të cilit Abdyli, qëndroi që nga koha e studimeve në Prishtinë, e deri në ditët e fundit të jetës. Vazhdimisht qëndronte në krah të Profesorit të respektuar, që kur ishte student i profesorit nga i cili merreshin, jo vetëm leksionet shkencore të sociologjisë, por nga profesor Agani gjithë studentët, e Abdyli ndër më të afërmit me te, merrte edhe mësime për veprimet politike e kombëtare, aktuale me kohën dhe ngjarjet. Abdyli vazhdimisht gjendej në pozita të rëndësishme, të rrezikshme e të rënda, siç ishte rasti i ngjarjeve e nëntorit të 1968 Demonstratave të Studentëve, më 1970 në veprimet lidhur me konstituivin e Universitetit, që ishte njëra nga kërkesat e studentëve në demonstratat e 1968. Punoi e veproi me kulturë e disiplinë politike e kombëtare, gjithnjë sipas mësimeve e kritereve të rrepta të veprimit njerëzor, shkencor, kombëtare e politike të Fehmi Aganit. Promotorit të Lëvizjes Studentore të 1968 e çështjes shqiptare. Abdyli popullin e vet e dëshironte sa më të ditur e sa më të ngritur. Por, mbi të gjitha, Abdyli popullin shqiptar e dëshironte të lirë e të pavarur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi