Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga Republika e Shqipërisë

2 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 Empty Rama mban peng planin për të përfituar në mënyrë korruptive

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 20, 2009 11:34 pm

Rama mban peng planin për të përfituar në mënyrë korruptive


Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 Deputeti%20(Small)

Deputeti Edi Paloka përcjell shqetësimet e banorëve të Tiranës dhe akuzon kryebashkiakiun
Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 Sh_b
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar kryetarin e bashkisë, Edi Rama se po mban peng planin urbanistik të Tiranës, duke abuzuar dhe përfituar në mënyrë korruptive. Duke iu referuar ankesave të qytetarëve të zonës së tij, deputeti Paloka u shpreh se “qytetarëve të zonës sime, u kanë shkuar bojaxhinjtë e natës të Edi Ramës për t`ju prishur shtëpitë, dhe kjo nuk bëhet për të ndërtuar Tiranën, kjo bëhet për të vjedhur Rama sa më shumë”.
Në vijim të problematikës së banorëve të kësaj zone, deputeti Paloka u shpreh se “gjatë natës, të gjitha muret e shtëpive të tyre ishin mbushur me bojë, dhe të nesërmen u ka vajtur policia tatimore dhe u ka thënë se do t’u prishën shtëpitë se këtu do të hapet rruga. I binte që një rrugë lagjeje të bëhej sa bulevardi, dhe pas kësaj u kishin vajtur ‘deliorgjët’ e Ramës, pasi kishin marrë informacionin çuditërisht shumë shpejt gjatë natës, dhe u thoshin se meqenëse do t’ju prishet shtëpia na e jepni ne ta bëjmë pallat se e rregullojmë ne këtë punë”. Sipas Palokës “ky është fenomeni, çon policinë për të prishur shtëpitë e qytetarëve, që të çojë më pas “deliorgjët” që ta blenë atë tokë sa më lirë për të ndërtuar pallatet e tyre”. Duke iu referuar deklaratave të kryebashkiakut, Edi Rama, rreth planit urbanistik të Tiranës, deputeti Paloka u shpreh se “kjo është vetëm një nga arsyet sepse ky zotëria prej 9 vjetësh deklaron se do ta bëjë planin urbanistik sot, do ta bëj nesër dhe nuk e bën asnjëherë, sepse po të bëjë planin urbanistik nuk i bën dot këto pisllëqe, nuk jep dot më leje pallatesh, siç i jep ai edhe në mes të rrugës, siç i ka dhënë Dash Pezës”. Sipas deputetit Paloka këto leje pallatesh bëjnë korrupsion pasiv dhe korrupsion aktiv, “të cilat pastaj përdoren për të korruptuar të tjerë, pra pasi korruptohet në mënyrë pasive ky zotëria duke u marrë njerëzve, shkon e korrupto me këto leje pallatesh në mënyrë aktive, duke blerë mediat me leje pallatesh, duke i përdorur apartamentet si shpërblim, për x-et apo y-et që pastaj i përdor në mënyrën e vet, dhe këtë e di më mirë dhe ish-bashkëpunëtori i tij Blendi Gonxhe që e deklaron sot në vende të ndryshme, se këtë e dinë dhe erionët”, deklaroi Paloka. Duke iu referuar modeli që përcjell kryebashkiaku Rama, Paloka u shpreh se modeli i tij është “ai i një sundimtari të Tiranës, që do të udhëheqë këtë vend, dhe që në fakt mendon vetëm për vete, sepse 200 mijë euro merr për një leje ndërtimi, dhe mendon vetëm se si të rrjepë qytetarët e Tiranës, ndërkohë që qan për qytetarët e Tiranës, por ndërkaq këtyre qytetarëve përveç të ndenjurave lakuriq nuk u ka treguar asgjë tjetër”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 Empty Kryeparlamentarja Topalli, u takua me gratë e Peqinit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:52 pm

Kryeparlamentarja Topalli, u takua me gratë e Peqinit

Me “Shqipërinë në NATO”, janë krijuar të tjera mundësi, të tjera shanse, të tjera vizione ka Peqini, Elbasani, Tirana dhe gjithë Shqipëria.
Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 Sh_b
Tiranë, 10 prill
Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 TOPALLI


Femra shqiptare është shtyllë e civilizimit modern të çdo shoqërie. Kështu theksoi kryeparlamentraja shqiptare, Jozefina Topalli, gjatë një vizite në Peqin.
Entuziasmi dhe festa për Shqipërinë në NATO, mblodhi edhe të premtën, në një tubim të jashtëzakonshëm, qindra gra, nëna, të reja e studente të Peqinit.
Në një atmosferë të ngrohtë, gratë peqinase i uruan mirëseardhjen në këtë festë Kryetares së Kuvendit, e cila po i ndan emocionet e ngjarjes historike, me çdo grua e nënë shqiptare. Të angazhuara në profesione të ndryshme, të afta në drejtim biznesesh, të suskesshme në familje dhe studente të shkëlqyera, gratë peqinase i thanë Kryetares së Kuvendit se ndihen më dinjitoze, më të forta e të guximshme me hyrjen e Shqipërisë në NATO. "Për ne dhe të gjitha gratë, Shqipëria në NATO do të thotë besim te shqiptarët, besim te reformat, besim te gratë e një vendi që po transformohet nga dita në ditë.“- iu shprehën gratë, Kryetares së Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit, duke falenderuar gratë, për mbështetjen dhe besimin që i japin reformave të ndryshimit, rrugës së ngjitjes së Shqipërisë, u shpreh: "Kjo është shenjë emancipimi, është shenjë guximi. Gratë janë arkitekte të familjes, të shoqërisë.Në çdo grua, në çdo të re, në çdo nënë, në çdo gjyshe, unë gjej më shumë se kudo tjetër, forcën e kujaros, së dashurisë, të karakterit, gjej vizionin e madh për të ardhmen, dhe për këtë unë falënderoj çdo grua, çdo nënë, kudo ajo është. Unë jam e sigurt se Shqipëria nuk do të ishte sot kjo që është, pa angazhimin e secilës prej jush. Me “Shqipërinë në NATO”, janë krijuar të tjera mundësi, të tjera shanse, të tjera posibilitete ka Peqini, ka Elbasani, ka Tirana dhe gjithë Shqipëria.
Kryetarja e Kuvendit u shpreh e kënaqur me ndryshimet rrënjësore në infrastrukturën e Peqinit dhe shtimin e projekteve të qeverisë për zhvillimin e kësaj zone.
Para pak ditësh Edi Rama tha se qeveria nuk guxon të rritë më rrogat dhe pensionet.“I them nga Peqini se ne do të vazhdojmë të rrisim edhe rrogat, edhe pensionet", vlerësoi kryeparlamentarja Topalli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 Empty Berisha: Prioritet i Qeverisë, arsimi modern në tërë Shqipërinë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:53 pm

Berisha: Prioritet i Qeverisë, arsimi modern në tërë Shqipërinë

BOTA SOT
Për katër vjet janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 1012 shkolla në tërë territorin e Shqipërisë.
Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 Sh_b
Tiranë, 10 prill



Gjatë vizitës në Korçë, Kryeministri Berisha, theksoi se qeveria aktuale e Shqipërisë është e angazhuar që të modernizojë arsimin e përgjithshëm në Shqipëri, duke i shtuar kësaj edhe ndërtimin e objekteve të reja shkollore.
Kryeministri Berisha inauguroi përfundimin e punimeve të shkollës së “Re”, një investim i buxhetit të shtetit me vlerë rreth 1 milion dollarë; inaugurimin e rikonstruksionit dhe të zgjerimit me ambiente të reja të shkollës “Sevasti Qiriazi”, me vlerë 65 milion lekë dhe rikonstruksionit të konviktit të shkollës profesionale “Demir Progri”, investim me vlerë 30 milion lekë. “Në 4 vite, në Shqipëri janë rindërtuar ose ndërtuar të reja 1012 shkolla. Unë dua t’ju jap fjalën se në 4 vitet që vijnë nuk do të ketë shkollë në Shqipëri që të mos jetë e re ose e rindërtuar,” theksoi Kryeministri. Duke theksuar se reforma në sistemin arsimor ka qenë në epiqendër të përpjekjeve të qeverisë, Kryeministri tha se në 4 vjet, për sistemin arsimor janë investuar 4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Këto komente të kryeministrit Berisha, janë bare gjatë fjalimit të tij, në ceremoninë e inaugurimit të shkollës së “Re” në Korçë. “Këto 3 vjet e 8 muaj kanë qenë vitet e përqendrimit të madh të qeverisë sime në reformën e sistemit arsimor. Asgjë nuk mund të jetë më serioze për një komb e shoqëri, sesa arsimi dhe ne jemi përpjekur ta vendosim atë në epiqendër”, vlerësoi Berisha. Ai tha se është për tu krenuar me faktin se janë vetëm pak ditë, kur fëmijët dhe nxënësit e mbarë Shqipërisë tani e tutje janë qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s, çka do të thotë liri e garantuar për ju dhe për brezat që vijnë, që do të thotë besim shumë i madh tek Shqipëria dhe shqiptarët. “Asgjë nuk do të ndikojë në të ardhmen tonë më shumë, sesa procesi i edukimit të fëmijëve të Shqipërisë. Ndaj, edhe një herë ju garantoj se për qeverinë time shkollimi do të jetë gjithmonë përparësi kryesore’, vlerësoi kryeministri Berisha. Duke filluar nga muaji maj, në të gjitha shkollat e Shqipërisë do të ketë internet. Unë ju garantoj se në 4 vitet që vijnë, do të ketë zhvillime shumë më të mëdha për moshën dixhitale. Në 4 vitet që vijnë, qeveria do të bëjë çdo përpjekje që nxënësit të kenë kompjuter dhe internet edhe në shtëpitë e tyre. Qeveria ka investuar 6.5 milion dollarë për infrastrukturën arsimore në Korçë, ndërkaq, për Tiranën, kanë qenë në dispozicion 24 milion dollarë investime nga Këshilli i Evropës, krahas grandeve të tjera apo fondeve të buxhetit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 Empty Presidenti Topi, uron Papa Benediktin XVII me rastin e përvjetorit të misionit papnor

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009 10:31 pm

Presidenti Topi, uron Papa Benediktin XVII me rastin e përvjetorit të misionit papnor


Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 Sh_b

[img:37ee]http://botasot.info/te_vogla/topi-bamir[1].jpg[/img:37ee]
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi


Tiranë-Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Shenjtërisë së Tij, Papa Bendiktit XVI, në të cilin shkruhet: “Me rastin e përvjetorit të misionit Tuaj Papnor, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë e veçantë t’ju drejtoj urimet më të përzemërta për përmbushjen e rolit Tuaj të pazëvendësueshëm në dobi të thellimit të paqes dhe mirëkuptimit, jo vetëm në gjirin e bashkësisë katolike, por edhe të gjithë popujve të botës!
Vendi im ruan nderimin më të madh për Misionin dhe përpjekjet Tuaja në drejtim të përballimit të sfidave për një të ardhme më të sigurt të njerëzimit, në paqe dhe harmoni.
Me këtë rast, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen për kontributin e vyer të Shenjtërisë Suaj, në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut dhe të familjes, si burim mbështetjeje dhe harmonie për shoqërinë njerëzore, në përgjithësi, dhe çdo individ, në veçanti.
Me bindjen e thellë se shpreh ndjenjat e të gjithë shqiptarëve, dëshiroj t’ju siguroj për zotimin tim personal në drejtim të forcimit të marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, për t’i shërbyer bashkërisht nxitjes së paqes, dialogut mes kulturave e qytetërimeve dhe inkurajimit të mëtejshëm të dinjitetit njerëzor.
Më lejoni, Shenjtëria Juaj, t’ju uroj shëndet të plotë dhe jetë të gjatë për ta çuar përpara misionin Tuaj të Shenjtë”!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 Empty Topalli, fushatë parazgjedhore në qytetin e Skënderbeut në Krujë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009 10:32 pm

Topalli, fushatë parazgjedhore në qytetin e Skënderbeut në Krujë





Krujë- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në turin e saj “Gratë për fitoren”, mbajti një takim me femrat krujane. Me këtë rast kryeparlamentarja theksoi se vizita në qytetin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, është e veçantë, dhe ftoi të gjitha gratë së bashku, të vazhdojnë projektin e Shqipërisë që ndryshon! “Buzëqeshja tek gratë është një dritare në fytyrën e saj që tregon se zemra është në shtëpi.Ajo që ndryshon jetën është gruaja. Ajo që ndryshon familjen është gruaja. Ajo që ndryshon çdo gjë është gruaja. Jo më kot thonë se baballarët mund të jenë të majtë apo të djathtë, kurse nënat janë gjithmonë demokrate“, vlerëson Topalli, duke shtuar se gjithmonë do të ketë sfida, pengesa dhe aq më pak kushte perfekte. Asnjeri nuk duhet të negociojë (të bëjë pazare) me ëndrrat tona. Endrrat duhet të jenë të lira të largohen dhe të fluturojnë lart. Asnjë nuk ka të drejtë të kufizojë ëndrrat tuaja. Asnjëherë nuk duhet të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. “Unë ju ftoj ju zonja që jeni këtu, ftoj të gjitha zonjat e Krujës, ftoj gratë, vajzat, bijat në të gjithë Shqipërinë që, së bashku, të vazhdojmë projektin tonë të Shqipërisë që ndryshon!“, vlerëson snj. Topalli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 Empty Berisha: Qeveria lehtëson procesin e pajisjes me letërnjoftime

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009 10:33 pm

Berisha: Qeveria lehtëson procesin e pajisjes me letërnjoftime


Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 Sh_b

Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 BERISHAo

Tiranë-Qeveria miratoi të hënën, vendimin për subvencionin e transportit të shtetasve shqiptarë, të cilët ndodhen në komuna me distancë të largët nga qendra e aplikimit, për pajisjen e tyre me letërnjoftimin elektronik. Kryeministri Berisha, duke prezantuar këtë vendim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, tha se qeveria do të paguajë transportin e shtetasve në komunat dhe fshatrat e tyre që janë larg qendrave të aplikimit për pajisjen me letërnjoftimin elektronik. “Me riorganizimin e Gjendjes Civile, në disa komuna pati një heqje të tyre, për shkaqe objektive administrative dhe është në rishqyrtim e riorganizim krijimi me kohë të pjesshme i zyrave të gjendjes civile në këto komuna, por, derisa të krijohen, zgjedhësit e këtyre komunave do të kenë të paguar transportin për në komunat, ku ndodhen qendrat e aplikimit. Natyrisht, kjo do të aplikohet jo vetëm për këto komuna, por edhe për fshatrat e një komune që ndodhen larg. Ka komuna shumë të hapura që, realisht, në këmbë janë mbi tre orë dhe këtyre zgjedhësve qeveria do të marrë përsipër t’u paguajë transportin për në qendrën e aplikimit,” u shpreh Kryeministri. Ai informoi se procesi i aplikimit ecën me ritme të shpejta dhe se gjatë 2-3 ditëve të fundit janë ndërmarrë dy hapa shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Regjistri elektronik është një avantazh i jashtëzakonshëm. Ministria e Brendshme për një kohë të shkurtër, prej rreth një viti, duke krahasuar regjistrin elektronik të gjendjes civile me listën elektronike të pensionistëve ka arritur të identifikojë të gjithë ata që përfshihen në këtë kategori dhe nuk kanë letërnjoftim. Kjo bëri të mundur që të përllogariten shumë mirë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore po blen kuponët për këtë kategori dhe qeveria, në datën 1 maj, do të shtojë në fondin e Institutit të gjithë shpenzimet që ai po bën paradhënie. E njëjta gjë po bëhet me studentët. Është në përfundim verifikimi i listës së studentëve që nuk kanë pasaportë. Pesë ditë më parë, ka filluar edhe procesi për kuponët për personat që janë në asistencë sociale. Kryeministri Berisha konsideroi se masat e qeverisë kanë qenë jashtëzakonisht të efektshme dhe numri i personave që kanë aplikuar kanë arritur në 17 mijë në ditë dhe tendenca është të shkohet drejt 20 mijë aplikime në ditë. Firma e prodhimit të kartave ka hapur 58 qendra të reja aplikimi më shumë, sesa ishte parashikuar në kontratë. “Procesi po ecën me shpejtësi të admirueshme. Në orët e para të mëngjesit, numri i aplikimeve ka arritur në 600 mijë dhe me ritmet prej 17-20 mijë aplikime në ditë, kapacitet janë të plota për ta përfunduara brenda muajit maj dhe për këtë kemi një raport shumë të hollësishëm nga Fondi Shqiptaro-Amerikan që është pjesëmarrës i konsorciumit ALEAT që prodhon kartat”, vlerëson Berisha
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Shqipërisë - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Shqipërisë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi