Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OSBE arrin marrëveshje për zgjedhjet serbe

Shko poshtë

OSBE arrin marrëveshje për zgjedhjet serbe Empty OSBE arrin marrëveshje për zgjedhjet serbe

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 30, 2012 11:44 pm

OSBE arrin marrëveshje për zgjedhjet serbe


OSBE arrin marrëveshje për zgjedhjet serbe Zgjedhjet-osbe
OSBE përmes një komunikate për media ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për rolin lehtësues që do ta ketë ky mision në organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë.

Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh zëvendëskryeministër i Irlandës, Imon Gilmor ka mirëpritur këtë marrëvshje, derisa ka sqaruar se vetë ai ka qenë në kontakt me palët e përfshria, por pa I specifikuar ato.

“Mirëpres marrëveshjen që është arritur sot sa i përket rolit lehtësues të misionit të OSBE-së në Kosovë për (organizimin) e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë. Në ditët e fundit, unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me palët e përfshira, së bashku sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier, për t’i inkurajuar ata që të ndërmarrin një qasje pozitive”, ka thënë përmes njoftimit për media të OSBE-së, Gilmor.

“Është thelbësore që zgjedhjet të mbahen sipas marrëveshjes së arritur dhe duke respektuar plotësisht rolin e OSBE-së”, ka thënë ai.

“Nëse nuk ndodh kështu, OSBE rezervon të drejtën për t’u tërhequr nga roli lehtësues,“ ka theksuar Gilmor.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-s,ë Lamberto Zanier tha se tashmë “OSBE ka nisur përgatitjet për organizimin e qendrave të votimit për t’iu mundësuar votuesve në Kosovë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në këto zgjedhje.”

“I bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga provokimet dhe të lejojnë që votimi të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore”, ka thënë Zanier.

Zgjedhjet lokale, presidenciale dhe parlamentare të Serbisë mbahen më 6 maj.

Autoritetet kosovare kanë lënë të kuptohet se duke marrë për bazë parimin e dyshtetësisë, serbët e Kosovës mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, por jo edhe për ato lokale, të cilat politikanët serbë të veriut këmbëngulin që t’i mbajnë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi