Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Truri, arma moderne e së ardhmes

Shko poshtë

Truri, arma moderne e së ardhmes Empty Truri, arma moderne e së ardhmes

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2009 6:47 pm

Truri, arma moderne e së ardhmes



Truri, arma moderne e së ardhmes +--Truri


Një nga drejtimet në të cilat bëhen prej vitesh kërkime është fuqia misterioze e trurit të njeriut. Ky është një drejtim, që gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e shteteve të zhvilluara dhe të qeverive që ata drejtojnë.
Para disa dekadash e më tutje, shumë njerëz që kishin aftësi të rralla psikike, filluan të shiheshin më seriozisht nga shkenca. Ata nuk ishin më njerëz që thonin broçkulla, por ishin njerëz që mund të dinin gjëra që askush nuk imagjinonte.
Bëhej fjalë për njerëz, të cilët arrinin që të bënin parashikime apo arrinin të shikonin vende të ndryshme, me anë të vënies në funksion të trurit të tyre, duke kryer një lloj udhëtimi intuitiv, në të cilin arrinin që të shikonin realisht vende e persona.
Ky duket si një skenar filmash fantastiko-shkencor, por realisht është një e vërtetë e thellë, e cila tregon se njeriu ka aftësi të pashfrytëzuara, të cilat të çojnë deri në nivele të tilla, që të kujtojnë fuqitë e mbinatyrshme të faraonëve të lashtë.
Por ç'është kjo teknikë, çfarë kryen, kush mund ta arrijë, a janë të tërë njerëzit të aftë që të kenë fuqi, të cilat momentalisht konsiderohen paranormale, utopike apo të paarritshme?
Amerikanët e quajnë "Remote Viewing" (Shikim në distancë) RV. Në fokusin e instituteve të ndryshme, ka kohë që është vendosur në qendër të optikës aftësia e këtyre njerëzve, që arrijnë që të shohin në distancë mijëra kilometrash atë që ndodh, duke përdorur fuqinë e trurit të tyre.
Kjo është një aftësi psikike që të lejon të perceptosh vende, persona dhe veprime, gjë të cilën e bën pa ndihmën e asnjërës prej shqisave (të paktën këtyre që njihen).
RV shpeshherë quhet edhe doktrina psikike. Është në kufijtë e të pabesueshmes ajo që mund të arrijnë ata që praktikojnë diçka të tillë. Nuk ka kufi për këta njerëz. Ata arrijnë që të monitorojnë me anë të trurit të tyre çdo gjë në galaksinë tonë.
Mund të shohin nën shtresa toke, një mal në Jupiter, një fëmijë të humbur, një trup të varrosur diku, një njeri që mbahet peng me mijëra milje larg, mund të shohin brenda Pentagonit, Kremlinit, Vatikanit etj. Për ta nuk ka kufij.
Ingo Swann dhe Harold Sherman kanë pohuar që të kenë kryer RV të sipërfaqes së Mërkurit dhe të Jupiterit. Ky eksperiment u zhvillua më 27 prill 1973. Dr.Russell Targ dhe Dr. Harold Puthoff, studiuan Ingo Swann dhe Harold Sherman, me qëllim vërtetimin e saktësisë së informacionit që ata pohonin se shikonin me anë të trurit, si dhe studimin e fenomenit.
Ata arritën që të shohin sipërfaqet e planeteve në fjalë dhe bënë edhe vizatime që të tregonin atë që ata kishin parë. Mënyra që do të vërtetohej apo do të hidhej poshtë një gjë e tillë ishte verifikimi i të dhënave, duke i krahasuar me ato që vinin nga burimi më i besueshëm në kontrollin e hapsirës qiellore, NASA. Sondat "Mariner 10" dhe "Pioneer 10", kishin kryer kërkime dhe kishin fiksuar pamje të planeteve, të cilat u krahasuan më të dhënat që sollën dy personat, që pohuan se kryen një udhëtim mendor deri në ato planete.
U hapën diskutime të ndryshme dhe, duke krahasuar ato që këta njerëz treguan se kishin parë, u kundërshtua vërtetësia e tyre, sepse 46% ishin informacion i pasaktë. Gjithsesi nuk u arrit të shpjegohej se si ishte e mundur që arritën të tregonin 50% informacion të saktë (gjithnjë nëse ka qenë kaq e jo më shumë). Nga studime që u bënë në këtë drejtim është arritur në një shifër të tillë ku ndoshta një në 65 persona që ushtrojnë RV, mund të arrijë që të kryejë udhëtime yjore psikike, pra, duke përdorur fuqinë mendore. Në këto udhëtime thyhen barrierat kohë hapësirë dhe mund të kryesh ëndrrën e të gjithë njerëzve, udhëtimin në kohë, pavarësisht se jo fizikisht, por vetëm mendërisht.
Këto përfundime janë shokuese, por shumë studies edhe pse nuk kanë arritur që të japin shpjegime përfundimtare në lidhje me to, nuk i mohojnë si fenomene.
Gjithsesi në këtë eksperiment të vitit 1973, udhëtimi yjor që kryen ata dy individë ishte shumë i shpejtë dhe mendohet se, ndoshta mund të kenë lëvizur edhe nga një galaksi në tjetrën, pasi që të kontrollosh aftësi të tilla duhet shumë praktikë dhe një kohë e gjatë që të ushtrohesh duke zbatuar një disiplinë të hekurt.
Gjithsesi, duke krahasuar të dhënat që ata dhanë para 30 e ca vjetësh, me ato të sotmet, është arritur në përfundimin se ata njerëz e kanë kryer një udhëtim të tillë.
Gjithsesi një rast i ngjashëm, pra i një njeriu që kishte aftësi të tilla të rralla gjendet edhe në vitin 1958, ku më vonë u bë edhe një libër për të. Ai quhej Kuda Box dhe ishte një indiano-amerikan.
Arrinte që të lidhte disa metra fasho apo çdo lloj cope tjetër, rreth syve dhe të gjente ngjyra objektesh pas shpinës së tij, të lexonte libra pa i parë fare, të shikonte foto revistash edhe pse ishin në cepin tjetër të dhomës e pas shpinës së tij.
U quajt njeriu me sytë me rreze X, por sigurisht që nuk u mor seriozisht. Ai nuk kërkoi kurrë që të bënte reklamë për atë që ai kryente dhe për fuqinë që kishte. Personi që shkroi për të ishte studiues dhe gjithnjë besoi te fuqia e Kudës. Mendohet se të tërë njerëzit mund të arrijnë diçka të tillë, por duhet ditur mënyra e çlirimit të një fuqie të tillë. Në kërkime të ndryshme që janë bërë për të mësuar zanafillën e këtij fenomeni, është vërejtur se në disa tempuj priftërinjsh në Tibet, apo edhe në Indi ekzistojnë njerëz që kanë një aftësi të tillë në shkallë superiore.
Gjithsesi, edhe pse është pjesë e kulturave të lashta, ky fenomen, të paktën për aq sa dihet, ka filluar që të studiohet seriozisht në 40 vitet e fundit. CIA dhe US Army, kanë investuar në projekte të veçanta që merren me kërkime në drejtimin e RV. Programi, i cili merret me kërkime në këtë fushë quhet "Stargate". Sigurisht që ky është një prej atyre programeve kërkimorë që mban mbi vete vulën "TOP SECRET".
Njerëzit që janë përfshirë në këtë program u vunë në lëvizje gjatë identifikimit të vendndodhjes se Gedhafit të Libisë, mbi të cilën Forcat Ajrore amerikane bombarduan me precizion. Një tjetër lëvizje e tyre është edhe evidentimi i një vendndodhje të një avioni në Afrikë.
Edhe pse kjo eksperiencë është deri diku e pabesueshme, media nuk është treguar kurrë skeptike në lidhje me këtë realitet. Tipik është raporti i zonës Sacramento.
Në 28 nëntor të vitit 1995, stacioni televiziv Chanel 10, do të prezantonte Alan Frio dhe Beth Ruyak si "evidenca të reja emocionuese", të cilat provojnë ekzistencën dhe realitetin e fenomenit RV. E njëjta histori do të rrëfehej edhe nga 'Sacramento Bee' dhe 'Associated Press' në një artikull mbi "Stargate", shkruajtur nga Richard Cole.
"Një praktikues i talentuar i RV, pikturoi mulli me erë, ndërkohë që personi që iu kërkua që të shikonte, gjendej pikërisht në një fermë me mullinj me erë në Altamont Pass, në një distancë të konsiderueshme nga vendndodhja e të parit", shkruan Cole.
Shikuesi i talentuar ishte Joe McMoneagle, një ish-pjestar në projekte ushtarake të kësaj natyre. Cole nuk ishte një vëzhgues i thjeshtë, pasi shkrimin e tij ai e bazon në referencat e Dr. Jessica Utts dhe të një profesori të Universitetit të Kalifornisë, Davis, i cili gjithashtu kishte punuar për qeverinë në një projekt të kërkimeve të natyrës psikike.
Në emisionin televiziv të Channel 10, Dr. Utts, konfirmoi se kishte arsye të shëndosha që të besohej se Joe McMoneagle kishte fuqi të mëdha psikike. Ai kishte shërbyer në ushtrinë amerikane për më shumë se 16 vjet.
Ai ka deklaruar, se ka ndihmuar që të lokalizohet vendndodhja e pengjeve të marra nga Irani, në periudhën kur ishte President Xhimi Karter. Tashmë ai është një këshilltar psikik.
Në sajë të pikturave që ai i dha Dr. Utts, kjo e fundit pohoi se ai kishte kryer një udhëtim të tillë, pra kishte praktikuar RV. Ishte një lloj eksperimenti ku një person u dërgua në distancë miljesh për t'u gjetur dhe për t'u përshkruar vendi në të cilin ai ndodhej.
McMoneagle është vetëm një nga njerëzit që kanë aftësi të tilla, të cilët u studiuan nga Targ dhe Puthoff në Stanford Research Institute (SRI) nga 1973 deri në vitin 1989 e më pas, nga Science Applications International Corp., e cila bëri kërkime në këtë drejtim nga 1992 deri në 1994.
Mark Mansfield, zëdhënës i CIA-s, do të deklaronte se CIA, është duke marrë në konsideratë edhe një herë projektet që kanë të bëjnë me fenomenet parapsikologjike, dhe mbi të gjitha me RV, për të përcaktuar rolin e tyre përfundimtar në shërbim të shërbimeve inteligjente.
Ai vinte në dukje se programi "Stargate" nuk ishte më ai i dikurshmi dhe ishte ndërprerë prej kohësh. Gjithsesi janë rreth 60 studiues të psikikës që kanë dhënë kontribut njëherësh për projektet qeveritare. Një prej tyre, David Morehouse, u rekrutua kur mori nje plumb në kokë në Jordani dhe pas kësaj, filloi që të kishte vizione dhe makthe, njëlloj sikur ti përjetonte së gjalli. Ai shkroi edhe librin "Luftëtari Psikik". Shembuj të tillë ka plot dhe mendohet se ka akoma më shumë, nga ata që nuk deklarojnë gjë fare, pasi është një eksperiencë e pabesueshme dhe shpesh herë edhe bezdisëse për atë që e ushtron.
Përveç njerëzve që arrijnë të aktivizojnë RV pas aksidentesh ose vuajtjesh fizike të rastësishme, ka edhe nga ata që në sajë të një disipline të fortë dhe rregullash arrijnë të bëhen "shikues".
Këto janë disa nga projektet më ambiciozë e më sekretë, jo vetëm në Amerikë, por edhe në shumë shtete të tjera. Një gjë është e sigurt, e vërteta është më e pabesueshme se fantazia. / K.B.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi