Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sokol Demaku: ''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit

Shko poshtë

Sokol Demaku: ''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit Empty Sokol Demaku: ''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 03, 2009 3:18 pm

Sokol Demaku: ''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit
''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit
Nga Sokol Demaku
Festatë e fundvitit këtu ne Suedi festohen në menyrë madhështore, kësaj tradite kohëve të fundit kanë filluar ti përshtaten edhe shqiptarët. Këtë vit u pa më së miri se sa aktiv janë mergimatrët shqiptar dhe se sa ata kujdesen që edhe me të vegjlit të ndihen të lumtur dhe se me të vertetë diksuh mendon dhe angazhohet për ta.
Në ditë e fundit të dhjetorit reespektivisht me 28 dhjetor në Shtëpinë e Kulturës së qytetit të Boråsit në organizim të radios lokale Radio dituria programi për fëmijë u organizua pritje e Vitit të Ri për voglushët shqiptar, të cilët jetojnë në qyetin e Boråsit me rrethinë si dhe nga qytetet tjera për rreth Boråsit.
Në këtë manifestim moren pjesë mbi 50 voglush shqiptar së bashku me prindërit e tyre.
Pra fëmijët në qytetin e Boråsit kishin një rast të veçantë, për gëzime nga moshataret e tyre ne qytet tjera të Suedisë ku ata jetojnë. ”Babadimri nga Kosova” i cili kishte udhëtuar për në këtë qytet në veri të Europës u ndau dhurata në një veprimtari të organizuar këtu në Borås fëmijeve shqiptar, por jo vetëm me kaq Babadimri solli edhe shumë të fala nga moshataret e këtyre fëmijë nga fëmijët e Kosovës, nga fëmijet e vendlindjes, nga fëmijët e shtetit më të ri në botë.
Kjo ishte një kënaqësi për fëmijët tanë, kjo ishte një respekt per ta, pra në të ardhmën jam i mendimit se ne duhet të angazhohemi edhe më dhe të jemi se bashku me redaksin e radios lokale që keto manifestime të jenë sa më mirë të organizuara dhe të përfshihen të gjithë fëmijët që jetojnë në këto anë thot Ferki Avdiu prindër nga Häsllehom i Boråsit.
Eshtë pune e madhe që të organizojmë manifestime të tilla, ku fëmijët tanë do takohen dhe njihen me njeri tjetrin thotë nje nënë e cila së bashku me djaline sajë është shume e lumtur për dhuratën që i ka sjellë ”Babadimri kosovar”.
Sipas fjalëve të organizatorit të ketij manifestimi ketu kanë qenë të ftuar të gjithë fëmijët shqipatr që jetonjnë ne këto anë, jo vetëm ata nga Boråsi e rrethina e tij por edhe nga qytet për rreth Boråsit.
Këtu takuam ne fëmijë nga Gisllaved, Kinna, Mark, Ulricehamn, Alingsås, Svenljunga e qytete tjera ku në të ardhmen mendohet se keto qytete se bashku me radion lokale në gjuhen shqipe ne Borås Radio dituria do jene organizatoret kryesor të ketij manifstimi dhe do ftojne të gjithë fëmijet që gravitojne nga keto ane të jenë prezent me rastin e pritjes së Vitit të Ri dhe ardhjes së Babadimrit ketu në të ardhmen.
Bajram Berisha kryetar i shoqates ”Nëna Terezë” nga Gisllaved thotë se së bashku me shqiptaret nga Borås do bejnë perpjeke që në te ardhmen jeta kulturore ne keto treva te jetë me e gjallë dhe se ata se bashku do jene me aktiv ne kete drejtim.
Sokol Demaku: ''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit U1_1
Sokol Demaku: ''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit U1_2
Sokol Demaku: ''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit U1_3
Sokol Demaku: ''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit U1_4
Sokol Demaku: ''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit U1_5

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi