Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KMDLNJ konstaton politizimin e të drejtës për kthim

Shko poshtë

KMDLNJ konstaton politizimin e të drejtës për kthim Empty KMDLNJ konstaton politizimin e të drejtës për kthim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 19, 2009 8:54 pm

KMDLNJ konstaton politizimin e të drejtës për kthim




KMDLNJ konstaton politizimin e të drejtës për kthim KMDL
Në komunikatën e KMDLNJ-së thuhet se pas përfundimit të luftës në Kosovë (10 qershor 1999) më shumë se 100 mijë qytetarë të Kosovës, të të gjitha nacionaliteteve, llogariten si persona të zhvendosur brenda dhe jashtë vendit. Pjesa më e madhe e tyre janë serbë të Kosovës që aktualisht janë të vendosur në Serbi, apo në enklavat serbe në Kosovë.

Përmes një komunikate për opinion KMDLNJ, duke konstatuar se procesi i kthimit të personave të zhvendosur që nga fillimi ka qenë i politizuar dhe diskriminues, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë hapa konkret për eliminimin e pengesave të shkaktuara nga strukturat paralele të shtetit të Serbisë në Kosovë dhe UNMIK-u për kthimin e personave të zhvendosur pa dallim etnie, feje apo tjetërfare.
Në komunikatën e KMDLNJ-së thuhet se pas përfundimit të luftës në Kosovë (10 qershor 1999) më shumë se 100 mijë qytetarë të Kosovës, të të gjitha nacionaliteteve, llogariten si persona të zhvendosur brenda dhe jashtë vendit. Pjesa më e madhe e tyre janë serbë të Kosovës që aktualisht janë të vendosur në Serbi, apo në enklavat serbe në Kosovë. Më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, në veriun e Mitrovicës janë vrarë 11 shqiptarë (6 meshkuj e 5 femra) dhe po në muajin shkurt janë dëbuar 1 mijë e 564 familje shqiptare me 11 mijë e 364 anëtarë. Gjithë kjo është kryer në prani të forcave të KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut. Tani në veri kanë mbetur gjithsej rreth 3 mijë banorë shqiptarë, thekson komunikata.
Procesi i kthimit të personave të zhvendosur ka qenë kompetencë e UNMIK-ut. Janë hartuar shumë strategji dhe janë publikuar shumë doracakë për kthim të qëndrueshëm të personave të zhvendosur, e edhe janë keqpërdorur miliona euro e dollarë, por asnjëherë nuk është dhënë përgjegjësi për mosrealizimin e kthimit.
KMDLNJ thekson se procesi i kthimit të personave të zhvendosur që nga fillimi ka qenë i politizuar dhe diskriminues: janë favorizuar të zhvendosurit e një nacionaliteti dhe, në anën tjetër, janë diskriminuar të zhvendosurit e nacionaliteteve tjera. Rasti më eklatant është pengimi në forma të ndryshme (moslejimi i ndërtimit të rrugës, ujësjellësit...) i kthimit i shqiptarëve në Lagjen Kroi i Vitakut të Mitrovicës, nga ana e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe UNMIK-ut. Aktualisht kemi një situatë paradoksale: qytetarët e nacionalitetit serbë ndërtojnë pa leje objekte banimi në pjesën veriore të Mitrovicës, kurse shqiptarët pengohen nga strukturat paralele të Serbisë në veri të Mitrovicës dhe nga UNMIK-u që ta bëjnë një gjë të tillë me arsyetimin se duhet të marrin leje nga UNMIK-u.
KMDLNJ kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë hapa konkret për eliminimin e pengesave të shkaktuara nga strukturat paralele të shtetit të Serbisë në Kosovë dhe UNMIK-u për kthimin e personave të zhvendosur pa dallim etnie, feje apo tjetërfare. Për më shumë, KMDLNJ, kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndajë mjete financiare për kthimin e të gjithë personave të zhvendosur pa kurrfarë dallimi, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi