Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Myftiu Tërnava uron besimtarët islam me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Shko poshtë

Myftiu Tërnava uron besimtarët islam me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit Empty Myftiu Tërnava uron besimtarët islam me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 20, 2009 8:28 pm

Myftiu Tërnava uron besimtarët islam me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, përgëzoi besimtarët e fesë islame me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit duke iu uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar te Krijuesi. Ai tha se Ramazani është muaj i mëshirës, faljes, bereqetit dhe mirësisë, prandaj iu bëri thirrje myslimanëve që të jenë më solidarë me njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë skamnorët dhe të varfrit. Lexo të plotë urimin e Myftiut Tërnava për besimtarët dhe qytetarët e Kosovës.



Myftiu Tërnava uron besimtarët islam me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit -ternava

Të nderuar besimtarë !
Nesër, më 21.08.2009, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit, muajit të mëshirës, të faljes, të bereqetit e të mirësisë, andaj kam kënaqësinë që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Krijuesi ynë.
Agjërimi është një prej ibadeteve më madhështore të cilin besimtarët me plotë devotshmëri e sinqeritet e kryejnë për hir të Allahut xh.sh., ibadet për të cilin Allahu na ka urdhëruar në Kuranin fisnik që ta agjërojmë muajin e shenjët të ramazanit.
Lidhur me këtë, Allahu i Gjithmëshirshëm në Kur’an, thotë: “Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra, kush nga ju që arrin këtë muaj le ta agjërojë”. (El-Bekare, 185).
Agjërimi i Ramazanit besimtarit i ofron vlerat e dashurisë, respektit, bamirësisë, flijimit e sinqeritetit, ngase ai e bënë njeriun më të dashur, më fisnik, më human, më të afërm e më mirënjohës ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Agjërimi në muajin e madhëruar të Ramazanit besimtarëve iu ofron rastin për pendim, dhe kërkimfalje.
Muaji i Ramazanit, përmes agjërimit, njeriut i mëson parimet e dashurisë dhe sinqeritetit ndaj familjes, ndaj fqinjit, ndaj rrethit dhe shoqërisë.
Sa herë që vjen muaji i madhëruar i Ramazanit, besimtarët kanë rastin që të kujtojnë me dinjitet e respekt të kaluarën e lavdishme, ngase ky muaj i bekuar risjell në kujtesën e besimtarëve zbritjen e Kuranit famëlartë Muhamedit a.s., risjell në kujtesën e besimtarëve fitoren e Bedrit dhe shumë ngjarje tjera të rëndësishme që ndodhen në këtë muaj përgjatë historisë.
Ky muaj besimtarëve po ashtu iu ofron edhe mundësinë që të përfitojnë nga mëshira e Zotit në Natën e madhe të Kadrit, për të cilën Krijuesi na ka premtuar shpërblim të shumëfishtë.
Besimtarët e agjërojnë Ramazanin, sepse duke agjëruar atë, arrijnë shkallën më të lartë të devotshmërisë dhe të përkushtimin ndaj Zotit, që është edhe porosia fondamentale e këtij muaji të madhëruar dhe synimi i këtij detyrimi.
Agjërimi i cili është urdhër nga Allahu për besimtarët, përveçqë që është ibadet që kërkon një sakrificë, përkushtim e përmbajtje, ai për besimtarin është edhe mburojë, sepse e ruan atë nga gjynahet dhe e largon nga punët e liga.
Besimtarë të nderuar!
Agjërimi s’do mend se duhet të shoqërohet edhe me vepra, punë e fjalë të mira, në të kundërtën, ai mbetet i papërmbushur. Allahu vërtet nuk ka nevojë që robërit e Tij të mbesin të uritur a të etur, nëse ata nuk ruhen nga veprat e ndaluara e të pamoralshme.
Është në natyrën e njeriut gabimi, prandaj muaji i Ramazani për ne paraqet një rast të volitshëm për pendim dhe rast për të reflektuar pozitivisht dhe për të bërë punë të mira e të hajrit.
Agjërimi tek besimtari manifeston ndjenjën e kujdesit dhe të solidaritetit ndaj fëmijëve, familjes, rrethit, skamnorëve, jetimëve dhe nevojtarëve, vlera këto për të cilat njerëzimi sot ka nevojë më shumë se kurrë më parë.
Të nderuar qytetarë të Kosovës!
Muaji i Ramazanit këtë vit në rrafshin institucional na gjen më të konsoliduar dhe më të avancuar se më parë, meqë ne si shoqëri kemi krijuar kushte për funksionim normal të shtetit të Kosovës, për të cilin kemi bërë shumë sakrifica, andaj ju ftoj të gjithëve që në këtë muaj të mëshirës e rahmetit të jemi më dorëlirë, dhe më solidarë dhe t’iu dalim në ndihmë dhe t’ua shtrijmë dorën jetimëve, t’i ndihmojmë skamnorët dhe të varfrit, t’i ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihëm dhe përkrahjen tonë.
Nga ne lypset që në shtetin tonë të ri të krijojmë kushte sa më të mira për një jetë të dinjitetshme për të gjithë ata që jetojnë dhe e duan këtë vend. Vetëm duke respektuar njëri-tjetrin, duke njohur dhe respektuar vlerat pozitive të njëri – tjetrit do të krijojmë kushte e premisa për zhvillimin e një shoqërie të lirë, demokratike, tolerante që kultivon edhe vlerat e besimit në Allahun xh.sh.
Të nderuar besimtarë!
Të dashur vëllezër e motra!
Me lejoni që edhe njëherë, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet e mia më të mira, duke e lutur të madhin Allah që të na pranojë agjërimin, namazin, sadakanë dhe ibadetin tonë.
Amin !
Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi