Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kombi i djathtë

Shko poshtë

Kombi i djathtë Empty Kombi i djathtë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 8:51 pm

Kombi i djathtë

Editoriali

Historia e re shqiptare që fillon me periudhën kastriotiane, bëhet nga kronikat e luftërave të pareshtura 600 vjeçare për shtetëformim. Për shkak të rrethanave pikërisht historike, një shekull më vonë se popujt evropianë, shqiptarët dalin në konceptin modern të shtetformimit, kombi shtet - si produkte i këtij nocioni politik, si rezultat që rrjedhë natyrshëm nga proceset kontinuele të rezistencën shqiptare nëpër gjashtë shekujt e fundit. Pra lufta dhe rezistenca shqiptare për pavarësi, ka qenë një luftë dhe një rezistencë pikërisht nga Lindja (asnjëherë nga Perëndimi). Është e vërtetë se Evropa Perëndimore ka ruajtur dhe ka kultivuar nëpër perioda të ndryshme historike aleanca me Lindjen (për Lindjen evropiane, Rusinë) dhe shpesh ka mbajtur anën e tyre kundër zgjidhjes së çështjes nacionale shqiptare, kundër shtetformimit shqiptar. Mirëpo luftë konkrete Evropa nuk ka bërë kundër shqiptarëve, përveç në fushatat ushtarake që nuk janë orientuar vetëm kundër shqiptarëve por edhe popujve tjerë evropianë (si p.sh. fushata nazi-fashiste). Me shekuj në luftë kundër Lindjes okupatore sllavo(dhe)aziate shqiptarët i ka përkatësuar në Perëndim, madje edhepse akulturimi lindor ka arritur hibridizimin “kulturor”Por në akademizmin e saj, (në kulturën e shkruar) asnjëherë nuk e ka humbur identitetin nacional që i është përshtatur vetëm politikisht “kulturave” të imponuara me forcën e pushteteve okupatore. Deri në kohën e Rilindjes Kombëtare, historia shqiptare është shkruar (dhe është kënduar në këngë folklorike) nga autorë dhe veprimtarë që e spikatur dimensionin perëndimor të përkatësisë nacionale kulturore shqiptare në luftë me Lindjen. Është kënduar dhe është shkruar për luftërat kundër okupatorëve lindor, dhe kjo për arsye të ditur, për shkak se realisht dhe faktikisht shqiptarët kanë luftuar kundër tyre në mbrojtje të identitetit të tyre perëndimor. Revidimi dhe “përmirësimi” i historisë nga ana e komunistëve shqiptarë prosllavë, 60 vjet me radhë më kot ka bërë një përpjekje të fshijë dhe të asgjasojë kronika të cilat janë data dhe ngjarje kontinuele të rezistencës shqiptare përballë fushatave lindore. Por edhe gjashtëdhjetë vjet akulturim (përpjekje për krijimin e Njeriut të Ri Socialist, anacional) nuk kanë arritur ta ta ndryshojnë ndërgjegjen djathtiste të popullit shqiptar, sidomos popullit. Pra mbamendja historike shqiptare nuk u fshi as nga “përmirësimi komunist” i historisë. Për gati 20 vjet tranzicioni dhe pluralizimi politik, për çdo vjet më shumë në Shqipëri po ngrihet e shëndetshme ndërgjegja dhe vetëdija shqiptare, nacionale. Dalëngadalë konvertizmi po e çliron gjuhën dhe pikëpamjen nga faktura e trashëguar totalitare, dhe ai ka mbetur vetëm edhe në orientimet e majta të një adoleshence intelektuale, të njerëzve që e kanë zbuluar literaturën moderne politike të Evropës, pa e njohur bazën e saj klasike. Pa marrë parasysh ideologjinë e tyre, mjafton përcaktimi perëndimor dhe prirja për integrime në djepin gjeografik të shqiptarëve, por jo në Evropën Politike, por atë Kulturore. Kthimi i historisë në Shkollën Shqipe, ngadalë do ta herrë hipotekën konvertite dhe kualiteti i diturisë shkencore (e jo politike) do të bëjë të vetën në brezat që po vijnë. Shqiptarët tashmë kanë kaluar çdo rrezik të zhbërjes së tyre, që ka qenë program dhe orientim shekullor i lindorëve sllav-aziatë. Së paku deri 30 vjet më parë, në çdo odë shqiptare, që ka qenë një improvizim parlamenti, (për shkak të mungesës së pushtetit shqiptar) ligjëratat e pleqve që përcillnin përvojën historike brez pas brezi, duke e shpjeguar dhe kënduar epopenë shqiptare, në atë mënyrë e kanë mbajtur gjallë djathtizmin dhe përkatësinë perëndimore të shqiptarëve. Karakteristikë e historisë shqiptare është djathtizmi, pikërisht për shkak se shqiptarët janë sfiduar nga okupatorët e majtë, lindorë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi