Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Brukseli do ta respektojë shtetin e Kosovës

Shko poshtë

Brukseli do ta respektojë shtetin e Kosovës Empty Brukseli do ta respektojë shtetin e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 9:50 pm

Brukseli do ta respektojë shtetin e Kosovës

Pozicioni i Kosovës ndaj protokollit të EULEX-it me Serbinë nuk do t’i dëmtojë raportet me Brukselin dhe bashkësinë ndërkombëtare.


Brukseli do ta respektojë shtetin e Kosovës ----Qeveria_
Qeveria e Kosovës nuk pret nga Brukseli që të marrë vendim të njëanshëm për nënshkrimin e protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, pas kundërshtimit të Prishtinës zyrtare.

Me kundërshtimin e protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, Prishtina nuk e ka kundërshtuar Bashkimin Evropian, por anashkalimin e institucioneve në nënshkrimin e marrëveshjeve me shtetet tjera, thonë zyrtarët qeveritarë në Prishtinë.Ndërkohë, udhëheqësit e opozitës i kërkojnë qeverisë më shumë angazhim në veri të Kosovës, në mënyrë që të mos vijë deri te gjendjet si nënshkrimi i paralajmëruar i protokollit, apo situata e krijuar në veriun e Mitrovicës me ndërtimin e disa shtëpive të shqiptarëve dhe serbëve të atjeshëm.
Sidoqoftë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi beson se pozicioni i Kosovës ndaj protokollit të EULEX-it me Serbinë nuk do t’i dëmtojë raportet me Brukselin dhe bashkësinë ndërkombëtare, pasi që, sipas tij, ka të bëjë me një qëndrim që Prishtina konfirmon vetëm të drejtën e vet kushtetuese, që marrëveshjet me vendet tjera i nënshkruajnë vetëm institucionet e Republikës së Kosovës. “Kosova ka qenë shumë korrekte në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe një gjë të tillë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Ky debat ka të bëjë me raportet Kosovë – Serbi dhe kurrsesi me raportet Kosovë – BE apo me pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare”. “Dhe, raportet tona për t’u sqaruar me Serbinë përmes bashkësisë ndërkombëtare, nuk duhet kuptuar si shtensionim apo tensionim në raporte me BE-në, por si qëndrim i qartë i yni që të mbrohet kushtetutshmëria, ligjshmëria dhe sovraniteti, qoftë ai politik apo territorial i Republikës sonë”, thotë Kuçi. Pas kundërshtimit që Prishtina zyrtare i bëri protokollit të bashkëpunimit policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, misioni i BE-së i është drejtuar Brukselit për vendimet e mëtutjeshme.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk pret që Brukseli të marrë ndonjë vendim që do të ishte anashkalim i institucioneve, duke besuar se askush në Kosovë nuk do të mund të zbatojë asnjë marrëveshje pa institucionet shtetërore të Kosovës.“Ne do të besojmë që do të kemi bashkëpunim të mirë dhe nuk do të kemi ndonjë vendim, i cili do të ishte i njëanshëm në asnjë rast, e sidomos kur kemi të bëjmë me vendime që duhet të implementohen në territorin e Republikës së Kosovës. As EULEX-i e as dikush tjetër nuk ka të drejtë që të bëjë nënshkrimin në emër të Kosovës pa pëlqimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thekson Kuçi. Në anën tjetër, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qasjen dhe hapat e qeverisë në veriun e Kosovës.
Sipas tij, gjendja në veri vjen si pasojë e mosfunksionimit të qeverisë atje, çka edhe sjell si pasojë protokolle të njëanshme apo gjendje si ajo e krijuar në lagjen Kroi i Vitakut me ndërtimin e disa shtëpive. Andaj, Haradinaj thotë se në vend se qeveria të merret me probleme parciale, ajo duhet të shtrijë pushtetin në gjithë territorin dhe të mbikëqyrë kufirin me Serbinë si dhe funksionalizojë pikat doganore me këtë shtet në pjesën veriore.
“Unë nuk jam për të lodhur gjithë Kosovën për ato pesë shtëpi. Unë jam për t’i lënë ato një kohë edhe për t’i ndërtuar dy shtëpi të Kosovës, do të thotë pikat doganore 1 dhe 31. Njëkohësisht, të ndërtohet shtëpia e gjyqësorit të Kosovës, shtëpia e policisë, e administratës, qoftë asaj nacionale apo atyre komunale nën juridiksionin e Kosovës, sepse mendoj se kështu nuk zgjidhet asgjë”, thotë Haradinaj. Me zhvillimet rreth protokollit dhe gjendjes në pjesën veriore të Mitrovicës, pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur edhe subjektet tjera politike. Ndërsa i bëhet thirrje EULEX-it që të mos nënshkruajë njëanshëm marrëveshje me Serbinë, subjektet politike, kryesisht ato opozitare, kërkojnë edhe nga Qeveria e Kosovës hapa më energjikë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.(rel)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi