Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestime që nënçmojnë shtetin e Kosovës

Shko poshtë

Arrestime që nënçmojnë shtetin e Kosovës Empty Arrestime që nënçmojnë shtetin e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 10:52 pm

Arrestime që nënçmojnë shtetin e Kosovës




Arrestime që nënçmojnë shtetin e Kosovës Sahatqija_ora-490x320

Nga Express

Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë veprime për anulimin e fletarresteve të pabaza që i ka dërguar Serbia në Interpol për qytetarët e Kosovës, dhe jo të reagojë vetëm për lirim, konsiderojnë drejtues të Partisë Reformiste ORA.

Rasti i fundit, por jo i vetëm i ndalimit të ish-kryeministrit Agim Çeku duhet të trajtohet jo vetëm si një rast i vetmuar, por si fenomen i cili duhet të ketë vëmendjen e shtuar si të vetë Çekut, ashtu edhe të Qeverisë së vendit, tha kryetarja e ORA-s, Teuta Sahatqija, në një konferencë me gazetarë.

“Këto ndalime dhe arrestime janë nënçmuese, jo vetëm për z. Çeku por edhe për shtetin e Kosovës”, u shpreh Sahatqija.

ORA ka përshëndetur ndihmën të cilën Qeveria, Ministria Brendshme dhe e Jashtme ka dhënë me rastin e lirimit. “Por Qeveria duhet të reagon jo vetëm për lirim nga ndalimi por edhe të ndërmarrë veprime për anulimin e fletarresteve të pabaza”, theksoi Sahatqija.

Në konferencën e rregullt me gazetarë, zyrtarët e ORA-s kanë përshëndetur lëshimin në funksion të autostradës Durrës-Kukës. “Ky projekt është padyshim projekti më madhor që realizoi shteti i Shqipërisë, projekt ky i cili bashkon më tepër Kombin Shqiptar se çfarëdo dokumenti apo deklarate tjetër”, tha Besnik Krajku, nënkryetar i këtij subjekti politik.

“Kjo rrugë përveçse e shkurton rrugëtimin nga gati 10 orë në 2,5 orë ka rëndësi jetike edhe për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve ngase përmes porteve shqiptare të Adriatikut mundëson lidhjen e Kosovës e jo veç të Kosovës me rrugët detare, përparësi këto për të cilat është e tepërt të flitet. Kjo rrugë është peshqeshi më i madh që Shqipëria i ka dhuruar Kosovës, andaj Faleminderit Shqipëri”, tha Krajku.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi