Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për 94 vende pune 538 kandidatë me kualifikime superiore!

Shko poshtë

Për 94 vende pune 538 kandidatë me kualifikime superiore! Empty Për 94 vende pune 538 kandidatë me kualifikime superiore!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 29, 2009 9:53 pm

Për 94 vende pune 538 kandidatë me kualifikime superiore!



Se papunësia, edhe në zonën jugore të Republikës i ka goditë ashpër edhe personat me kualifikime të ndryshme superiore, dëshmon edhe një konkurs i shpallur para do kohe nga ana e Drejtorisë komunale të arsimit në Prizren, për 94 vende pune në shkollat e këtushme, për vitin shkollor 2009- 2010. Tanimë kur procedura e konkurrimit ka përfunduar, autoritetet komunale të arsimit, kanë njoftuar se për këto vende pune, ku kriter kryesor për pranim është posedimi i diplomës së fakultetit, janë evidencuar 538 kandidatë, selektimi i të cilëve do të përfundojë këtyre ditëve. Sipas Drejtorisë komunale për Arsim në Prizren, shpallja e këtij konkursi, synon plotësimin e të gjitha vendeve vakante të punës, por edhe plotësimin me kuadro të kualifikuara, edhe në rrjetin e shkollimit fillor. Përndryshe në rajonin jugor të Kosovës, në mesin e afro 60 mijë personave të cilët janë në kërkim të ndonjë vendi të punës, ndodhen edhe afro 600 punëkërkues me kualifikime superiore.

M. Shasivari
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi